Ndodh në Kosovë: Polici me uniformë, në bastore

Sociale

Ndodh në Kosovë: Polici me uniformë, në bastore

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:51
Polici

Të enjten në mbrëmje ka nisur të përhapet me të madhe një fotografi ku shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës brenda një lokali të basteve.

Një person, te grupi tashmë i njohur “Manjak t’kerreve”, e ka publikuar një fotografi ku shihet një polic, i cili po i përcillte rezultatet e basteve në ekranet e televizorëve përballë.

Nuk ka informacione të sakta se në cilën komunë të Kosovës ka ndodhur ngjarja, mirëpo mësohet se personi që e ka publikuar foton është nga Kamenica.

Raste të tilla ku mund të shihni pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lokale të basteve janë të rralla, përderisa shpesh është raportuar se ka pasur raste kur policia nuk e ka respektuar orarin e punës dhe e ka shfrytëzuar për nevoja personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat