U shit nga familja para 27 vitesh, djali nga Fieri gjendet në SHBA (Historia)

Sociale

U shit nga familja para 27 vitesh, djali nga Fieri gjendet në SHBA (Historia)

Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:37
Fieri

Ekziston vetëm në letra dhe është zhdukur që prej vitit 1991, por historia e një djali nga fshatin Gorishovë duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Familja e tij figuron në gjendjen civile me 5 anëtarë, por askush nuk e njeh një prej emrave, i cili sipas një përllogaritje duhet të jetë 27 vjeç (mashkull).

Kjo ngjarje misterioze duket se  ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave, të cilat janë munduar të zbulojnë se çfarë i ka ndodhur djalit nga fshati Gorishovë?

Ai njihet vetëm në letra zyrtare të gjendjes civile në ish komunën Çakran njësi administrative e bashkisë Fier.

Nga burimet e deritanishme mësojmë se foshnja mund të jetë dhënë nga vetë prindërit fill pas lindjes.

"Lajm-Shqip" ka arritur të gjejë vendodhjen e djalit të “humbur” prej vitit 1991, duke raportuar se ai ndodhet në Amerikë me nënshtetësi amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat