Një histori tragjike! Babai shet gjakun e tij për të mbajtur gjallë dy fëmijët e sëmurë

Sociale

Një histori tragjike! Babai shet gjakun e tij për të mbajtur gjallë dy fëmijët e sëmurë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 21:12
Fjala është për një familje që jeton në varfëri ekstreme në Tiranë

Një histori e dhimbshme që duket sikur ka dalë nga filmat, por është rrëfimi i babait të 2 fëmijëve ai që përplas realitetin menjëherë në zemrën e kujtdo që do të dëgjonte këtë histori.

Fjala është për një familje që jeton në varfëri ekstreme në Tiranë, në zonën e Laprakës. Arbër Krantja dhe bashkëshortja e saj Tana çdo ditë duhet të përballen me fatkeqësinë që i ka gjetur, sëmundjen e dy fëmijëve të tyre.

Noeli 2 vjeçar është i sëmurë me anemi ndërsa Antjoni 4 vjeç është gjithashtu i sëmurë. Fmilja nuk ka kurrfarë mundësie ekonomike. Kryefamiljari shprehet për emisionin “Shqiptarët për shqiptarë” në Neës24, se i është dashur të shesë gjakun e tij që të mundet sadopak për të siguruar ushqime për fëmijët. Një rrëfim me të vërtetë rrënqethës vjen nga goja e Arbër Krantjas.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje. Djali i madh më thoshte dua bukë, ai I vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”- thotë ai.

Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve. Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë. I kam pasur në spital fëmijët. I vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”- thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.

Pasi publiku u njoh me historinë e dhimbshme të familjes Krantja, Sidritibejleri ka marrë përsipër sigurimin e gjërave jetike për familjen. Ai mori përsipër të paguajë edhe qiranë për familjen. Sakaq edhe Elvis Naçi u shpreh se me fondacionin do jemi pranë kësaj familjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat