E sëmurë dhe e pashpresë, Lindita: Do vras veten, s’kam rrugë tjetër

Sociale

E sëmurë dhe e pashpresë, Lindita: Do vras veten, s’kam rrugë tjetër

Më: 30 janar 2018 Në ora: 06:48
Lindita

Lindita ka mbetur e paralizuar pas një operacioni duke e lënë atë në pamundësi për të punuar.Të ardhurat e vetme ekonomike janë ato që merr nga ndihma sociale në bashkinë e Beratit.

Mirëpo, Lindita thotë se ndihet e pafuqishme për të ecur para dhe nuk ka rrugë tjetër veçse të vrasi veten.

Ajo thotë për Klan Plus:

Marr vetëm një asistencë që nuk më del për të ardhur nga Berati në Tiranë. Kam një fëmijë në shtëpi që po më kalon një traumë të madhe, që më thonë o mami do të të shes veshkën për ty”.

Mungesa e ilaçit të kimioterapisë është një shqetësim disa mujor për shumë pacientë që janë të shtruar në pavionin e Onkologjikut.

Video

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat