Familja tetë antarëshe nga Drenasi jeton në kushte të vështira. Ajo këtë muaj kishte vendosur të dal nëpërmjet mediave për të kërkuar ndihmën e vullnetmirëve.
Familja Ismaili është duke jetuar që nga paslufta në barakat e ish “Ramiz Sadikut” afër Feronikelit, por tash këto baraka janë dëmtuar dhe rrezikojnë shembjen.
Kryefamiljari Jeton Ismaili thotë se nuk është i aftë për punë dhe se kërkon ndihmën e institucioneve apo e njerëzve vullnetmirë.
Fëmijët e tij janë duke e ndjekur shkollimin ndërsa thotë se deri para disa viteve ka jetuar duke mbledhur mbeturina.
Të gjithë ata që i kanë mundësitë, Jetonin mund ta gjejnë të barakat për ta ndihmuar.