Hstoria e dhimbshme e jetës së bariut 80 vjeçar që u dogj i gjallë

Sociale

Hstoria e dhimbshme e jetës së bariut 80 vjeçar që u dogj i gjallë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tepelenen gjatë mengjest të sotshem kur një bari u dogj i gjallë në stanin ku jetonte pasi punote si bari në zonë.

Ai ishte një person i braktisur herët nga familja e tij, dhe ai ua kishte kushtuar jetën kafshëve.

Alisha Mullaraj prej 10 vitesh punonte si bari në një stan pranë fshatit Lekël të Tepelenës. Mullaraj prej 25 vitesh kishte gjetur ngrohtësinë e fshatit, të cilët e ushqenin dhe vishnin duke e parë si pjesë të tyre. E ai u ruante tufat e bagëtive.

Alisha Mullaraj jetonte i vetëm, pasi familja e kishte braktisur që pas një aksidenti në moshë fare të re. Ai ishte rrëzuar prej kuajve të fermës dhe nuk ishte kuruar për këtë, duke mbetur sakat në njërin krah..

Dhe tashmë ndodh edhe tragjedia… I moshuari, një natë më parë ka ndezur zjarr për t’u ngrohur, por fatkeqësisht ka marrë flakë sfungjeri që përdorte si dyshek për shkak të erës së fortë. E për pasojë i moshuari ka humbur jetën.

Familja Gjokthomi, e cila e mbante si bari të ndjerin në tufën e tyre ne fshatin Lekël të Tepelenës dhe që ishin të vetmit që kujdeseshin kanë bërë të ditur se gjatë natës, teksa flinte në stanin ku ruante delet është përfshirë nga flakët e zjarrit në të cilin ngrohej, duke gjetur vdekjen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat