Familja Kosta jeton me rrezikun mbi kokë

Sociale

Familja Kosta jeton me rrezikun mbi kokë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Prej afro 13 vitesh Lumturie Kosta dhe familja e saj nuk ka kaluar një ditë e qetë në shtëpinë e ndërtuar me mundin e emigrimit. Mbi krye, banesës së tyre i qendron një oxhak 35 metra i lartë, ngrehinë e komunzimit dhe që dita ditës rrezikon të shembet.

Lumturie Kosta: Ruajmë fëmijët mos dalin andej. Kemi ikur  nga shtëpia kur bie shi, sepse kemi frikë. Kur ka rënë njëherë tërmet nga frika jam ngritur natën.

Që prej vitit 2005 nuk ka reshtur së dërguari kërkesa në bashki për shembjen e oxhakut.

Lumturie Kosta: Kur ka shi rri te dhoma e gjumit se kam frikë tek salloni. 

Edhe pse bashkejeton ccdo ditë me rrezikun mbi kokë, Lumturia nuk e mohon pjesën e saj të fajit, kur vendosi të ndërtojë krahë oxhakut shtëpinë që sot e ka ende në proces legalizmi.

Lumturie Kosta: Shteti s'ka faj, por të paktën të na i mbrojë tani. 

Prej ditës së enjte, Inuv dhe Bashkia Tiranë kanë marrë në shqyrtim rastin. Dhe pse ky është lajm i mirë për të, familja e saj qëndron me frikën se shembja mund ti dëmtojë shtëpinë.

Lumturie Kosta: Vetëm mos më rrezikohet shtëpia, se nuk kam kur të shkoj. Duhet edhe 40 mlm lekë të tjerë, të punojmë edhe 20 vjet në Greqi që të blejmë shtëpi tjetër. 

Periudha e gjatë e komunizmit ka lënë pas shumë ngrehinat e saj, të cilat të amortizuara nga koha, shpesh kthehen në kërcënim për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat