Zbulohen fshehtësi të reja të familjes Hitler

Speciale

Zbulohen fshehtësi të reja të familjes Hitler

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 10:53
Adolf Hitler

Adolf Hitler ka pasur një vëlla më të ri me nevoja të veçanta, konfirmon një historian gjerman.

Gjatë ishte menduar se Adolf ka lindur si fëmijë i katërt në familje me gjashtë pasardhës, por dokumentet e reja tregojnë se ai në të vërtetë ishtë fëmija i tretë.

Oto Hitler ka lindur tri vjet pas Adolfit, por ka vdekur nga ënjtja në tru, pas vetëm një javë jetë.

Prindërit e liderit nazist Klara dhe Alojz kanë pasur Gustavin, Ida, Adolf, Oto, Edmund dhe Paul por vetëm dy nga ta arritën të rriten.

Gustav dhe Ida kanë vdekur nga difteria si fëmijë dhe këtë para lindjes së Adolfit, derisa Edmund ka vdekur nga fruthi kur i kishte gjashtë vjet.


Të gjithë deri tash kanë menduar se Oto ka lindur dhe vdekur në vitin 1887 dy vjet para lindjes së Adolfit më 20 prill të vitit 1889 dhe këtë në bazë të intervistës me motrën më të re të Hitlerit, Paula në vitin 1945.

Megjtihatë të dhënat nga qyteti austriak Braunau në të cilin Hitleri ka lindur, tregojnë se ai ka qenë fëmija i tretë në familje.


Deri tek ky zbulim ka ardhur historiani gjerman Florian Kotanko i cili ka hulumtuar gjenealogjinë e familjes së Hitlerit.


"Përfundimi i shumë biografëve të zhvillimit mendor të Adolf Hitlerit , i cili dyshohet se kishte një vëmendje të veçantë ndaj nënës së tij Clare , si i vetmi fëmijë i mbijetuar pas vdekjes së tre vëllezërve dhe motrave , nuk pi më ujë. Si mundet që një tre vjeçar të bëhet kështu me lindjen dhe vdekjen një vëllai”, pyet historiani.

Në mesin e shumë pyetjeve është edhe ajo nëse Hitleri ka qenë në dijeni të gjendjes së vëllait dhe nëse kjo ka ndikuar në personalitetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat