Profili i Erdogan, karriera politike e një prej figurave kryesore të Turqisë

Speciale

Profili i Erdogan, karriera politike e një prej figurave kryesore të Turqisë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:56
Rexhep Tahip Erdogan

Rexhep Tahip Erdogan është një nga figurat kryesore politike në Turqi. Ai ka qenë presidenti i 12 i këtij vendi dhe më herët ka mbajtur për shumë vite postin e kryeministrit dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Stambollit. Erdogan e konsideron veten si një konservator demokrat dhe në kohën e qeverisjes së tij janë ndermorri politika ekonomike liberale.

Rexhep Tahip Erdogan ka lindur më 26 shkurt të vitit 1954. Ai ka qenë Presidenti i 12 i Turqisë. Erdogan ka mbajtur postin e Kryeministrit të Turqisë nga 2003 deri në 2014 dhe më herët atë të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit nga 1994 deri më 1998. Ai ka themeluar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe e drejtoi atë në fitore në tre zgjedhje të përgjithshme në 2002, 2007 dhe 2011, përpara se të niste zgjedhjet elektorale për President në 2014.

Duke pasur prejardhje nga një background politik me bazë islamike, Erdogan e përshkruan veten si një konservator demokrat. Qeverisja e tij ndërmori politika ekonomike liberale. Erdogan ka qenë një futbollist gjysmë profesionist përpara se te zgjidhej kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Pjesë e vizionit të qeverisjes së Erdoganit është edhe hapja e negociatave të Turqisë me Bashkimin Europian. Në fushën ekonomike, ai ndikoi në rimëkembjen ekonomike pas krizës financiare në vitin 2001, investime të mëdha në infrastrukturë që përfshijne rrugë të reja, aeroportet dhe një rrjet tren me shpejtësi të lartë. Gjithashtu, Erdogan ndërmori dy referendume të suksesshme kushtetuese në vitin 2007 dhe 2010 dhe hyri në një proces zgjidhje me militantët kurdë.

Si President, Erdogan ka qenë një mbështetës i fortë i një presidence ekzekutive, që do të rriste pushtetin e tij dhe ka mbajtur ndikim aktiv mbi çështjet politike, pavarësisht nga natyra simbolike e zyrës së tij. Ne maj te 2013 ka pasur protesta mbarëkombëtare kundër autoritarizmit te perceptuar të qeverisë së Erdoganit, cka çoi edhe ne ngecjen e negociatave për anëtarësim në BE. Pas prishjes së aleancës së gjate me Fethullah Gylenit, Erdogan ndërmori reforma të mëdha gjyqësore, që janë kritikuar për kërcënimin e pavarësisë së gjyqësorit. Një skandal korrupsioni 100 miliardë dollarë i zbuluar nga qeveria amerikane në vitin 2013 çoi në arrestimin e aleatëve të ngushtë te Erdoganit.

Qeveria e Erdoganit është kritikuar për mashtrim elektoral, shkelje te Kushtetutës, shkelje te të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shtypit dhe mediave sociale. Gazetarët e opozitës dhe një pjesë e politikanëve e kanë quajtur atë “diktator”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat