23 korriku në histori

Dokumentare

23 korriku në histori

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 08:57
Klementi XI

90 - Në Aleksandri, provincë romake, Egjipt - lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf; Prejardhja e saktë e tij nuk dihet; disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Pavarësisht kësaj, Ptolemy shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemy sjell për herë të parë të dokumentuar emri “Albanian” me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). 636 - Arabët marrin kontrollin e shumicës së Palestinës nga Perandoria Bizantine

1632 - Treqind kolonistët e parë nisen nga porti Dieppe i Francës. për në Nju-Francë (Franca e re) - zonë e Amerikës së Veriut që shtrihej nga Kanadaja e sotme lindore në veri të Luizianës deri në Gjirin e Meksikës në jug.

1649 - Lindi Papa Klementi XI (vd. 1721), Klementi XI (Albani, Shqiptari) ishte mbrojtës i arteve dhe të shkencës; bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; interesi i tij në arkeologji nxiti studimet e antikitetit të Romës. Në fakt, ai autorizoi gërmimet në katakombet romake. Klement Albani u kujdes edhe për vendin e të parëve, duke urdhëruar shqyrtimin e gjendjes së besimtarëve të tij - kulturë, zakone, kushte jetese - në trojet shqiptare.

1827 - SHBA; hapet shkolla e parë për mësimin e notit (Boston Masaçusets)

1829 - Në Shtetet e Bashkuara, William Austin Burt regjistron patentën e tipografit, pararendës i makinës shkrimit.

1903 – “Ford Motor Company” shet makinën e tij të parë. Makina kushtonte 850 dollarë, me shpejtësi maksimale rreth 50 km në orë.

1904 - Kaushi i akullores i krijuar nga Charles E Menches shitet për herë të parë gjatë ekspozitës botërore në Saint Louis, Mizuri.

1908 - Kushtetuta e dytë miratohet nga osmanët (turqit e rinj).

1914 - Austro-Hungaria paraqet një seri kërkesash në një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë duke kërkuar që të lejojë austriakët për të përcaktuar se kush e vrau arkidukën Franc Ferdinand. Serbia nuk i pranoi të gjitha kërkesat, dhe Austria i shpalli luftë Serbisë më 28 korrik.

1929 - Purifikim - Qeveria fashiste në Itali ndalon përdorimin e fjalëve të huaja.

1936 - Në Katalonjë, Spanjë, themelohet Partia e Unifikuar Socialiste e Katalonjës përmes bashkimit të partive socialiste dhe komuniste.

1940 - Nënsekretari amerikan i Shtetit Sumner Welles lëshon një deklaratë se, “Amerika nuk e njeh aneksimin sovjetik të tri shteteve baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani”.

1942 - Holokausti: kampi nazist i shfarosjes Treblinka fillon të presë viktimat e para.

1952 - Krijohet Komuniteti Evropian i qymyrit dhe çelikut; dita u festua me parakalime e parada në vendet kryesore perëndimore. Komuniteti Evropian shihet si gurthemeli i Bashkimit të sotëm Evropian.

1955 - Vdiq Cordell Hull (lindur më1871) - ishte politikan amerikan nga shteti Tennessee; i njohur si Sekretari i Shtetit që shërbeu më gjatë, për 11 vjet (1933-1944). Hull mori çmimin “Nobel të Paqes” në vitin 1945 për rolin e tij në krijimin e OKB-së; presidenti Franklin Roosevelt e ka quajtur atë "babai i Kombeve të Bashkuara".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat