A është 2016 viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Speciale

A është 2016 viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 17:29
Ilustrim

Kur lajmet për kamionin që vrau disa njerëz në Nice, Francë shpërthyen në internet, shumica e njerëzve filluan të postonin në Twitter dhe Facebook: A është ky viti më i keq ndonjëherë, apo çfarë?

Sulmet terroriste, Zika, Brexit, vrasjet e policëve, Siria, Donald Trump, temperaturat e larta që kanë thyer rekord – të gjitha këto kanë bërë një kthesë të madhe në kalendar.

A ndodhën ngjarjet më të këqija në histori gjatë këtij viti, si asnjë vit tjetër më parë? Dhe çfarë do të thotë një “vit i keq” për njerëzimin, për planetin?

Në mënyrë që të përcaktojmë “vitin më të keq” në histori, mblodhëm disa mendime të historianëve rreth “viteve më të këqija” që ata i konsiderojnë,

Këto janë disa prej mendimeve të tyre:

Circa 72,000 P.K

Ka shumë “vite të këqija” në historinë e universit, por viti më i keq në historinë njerëzore është viti kur njerëzimi pothuajse u zhduk. Një vit, rreth 72,000 P.K, kishte një super-shpërthim vullkanik në ishullin e Sumatras, që sot njihet si Indonezia.

Shpërthimi ishte shumë i madh. Ku atje ku ndodhej dikur një mal, tani është liqen. Vullkani shpërtheu me forcën e 1.5 milionë bombave të madhësisë së Hiroshimës. Qielli ishte errësuar dhe temperaturat globale kishin rënë. Burimet e ushqimit u zhdukën dhe testet e ADN-së tregojnë se popullsia njerëzore ishte reduktuar në mes të 3,000 dhe 10,000 njerëzve. Nga ky grup i vogël të mbijetuarish, jo më shumë se një fshat i vogël, 7 miliardë njerëz në Tokë sot kanë prejardhjen. Kjo thuhet sipas autorit të “Crash Course Big History” David Baker.

1348

Asnjë ngjarje e këtij viti nuk krahasohet me vitin 1348, kur ndodhi “Vdekja e Zezë”. Sëmundja u përhap shumë shpejtë nëpër Mesdhe dhe rrugët tregtare të botës. Për vetëm 18 muaj, sëmundja kishte vrarë të paktën një të tretën e popullsisë në Evropë. “Shpresat tona për të ardhmen janë varrosur së bashku me shokët tanë”, kishte shkruar Patriarku i Madh. Dukej se fundi i botës kishte ardhur. Trupa të njerëzve të pavarrosur shiheshin kudo nëpër rrugë. Kjo thuhet sipas Peter Frankopan, autor i “The Silk Roads: A New History of the World”.

1492

Sipas vuajteve njerëzore, vdekjeve, shtirjes gjeografike, viti 1492 ishte më i keqi. Në atë vit, monarkët katolikë Ferdinandi dhe Izabela pushtuan Granadën Mavritane. Brenda pak viteve, rreth gjysmë milion banorë mysliman të këtij territori do të vriteshin, konvertoheshin, skllavëroheshin ose dëboheshin. Kjo mbretëri kishte dëbuar edhe popullsinë hebreje, që ishin banorë që nga kohërat romake. Veprimet e spanjollëve ndihmuan në krijimin e idesë së një “Evrope të Krishtere”. Ngjarja më e njohur e atij viti, ishte udhëtimi i amerikanit Christopher Columbus. Columbus nuk ishte evropiani i parë që arriti në kontinentet perëndimore, por udhëtimi i tij ishte i pari që u bë i njohur gjerësisht.

Si rezultat, Spanja dhe fuqitë e saj rivale përshpejtuan garën e tyre për tregti dhe territor. Në fillim të shekullit 16, sëmundjet e Botës së Vjetër e bënë rrugën e tyre drejt Amerikës, duke filluar një seri vdekjesh që shkaktuan rënien demografike të 90% të popullsisë indigjene nga mesi i shekullit 19-të, dhe për shumë grupe, zhdukje të vetë shoqërisë.

Më keq akoma, pasi forcat vendase u shpërbënë, evropianët iu kthyen Afrikës për të gjetur burime të reja për Botën e Re. Pak vite në historinë njerëzore janë aq të frikshme dhe me pasoja kaq katastrofike si ky vit. Kjo thuhet sipas Peter Shulman, autor i “Coal and Empire: The Birth of Energy Security in Industrial America”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat