Media zvicerane Bonapartën e quan "shqiptari nga Korsika"

Speciale

Media zvicerane Bonapartën e quan "shqiptari nga Korsika"

Nga Më 27 korrik 2016 Në ora: 08:26
Napoleon Bonaparta

Kolumnisti i medias zvicerane derbund.ch, Peter Schibler, ka shkruar së fundi një artikull sipas së cilët do ndihmonte gjithë filloristët për të mësuar më lehtë historinë helvete dhe njëkohësisht me pak fjalë. Pasi tregon përmendjen e parë në histori të emrit Helvet (58 para erës sonë), personalitete si Angrí Gisáng, më vonë ndalet te pushtimet e Napoleon Bonapartës.

“Kombi zviceran (me një fjali): Kombi zviceran është themeluar në 1291 dhe nga 2003 është përfaqësuar nga Këshilli Federal (Bundesrat). Më parë me Këshillin Federal sundonte klasa e vjetër politike (pa SVP). Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan ai, përcjell botasot.info.

Napoleon Bonaparta ishte njëri ndër perandorët më emblematikë të Francës që sundoi thuajse gjithë Evropën, duke arritur deri në Egjipt gjatë fillim shekullit XIX. Ai ka lindur në Korsikë (1769), ndërsa për origjinën e tij shqiptare ka shumë dokumenta./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat