Perla të urtësisë nga Nënë Tereza

Speciale

Perla të urtësisë nga Nënë Tereza

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 11:16
Nënë Tereza

Nënë Tereza është konsideruar të jetë një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Ndikimi i saj nuk kishte të bënte me para dhe prestigj – ishte besimi, mënyra e jetesës së saj dhe arritja që kishte bërë në shërimin e një braziliani që vuante nga një infeksion viral në tru.

Në kohën kur po afrohet shënjtërimi i Nënë Terezës, që do të jetë me 4 shtator në një ceremoni madhështore,  mund të gjeni disa thënie nga nëna e të gjithëve – ato kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën.

“Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen”.

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”.

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë  vijnë si mësim”.

“Nëse ju i gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë t’i doni ata”.

“Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë diçka të bukur së bashku”.

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja”.

“Unë e di se Zoti nuk do të më japë çdo gjë që unë nuk mund ta trajtojë”.

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

“Është e lehtë t’i duash njerëzit që janë larg. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i duash ata që i ke afër. Është më e lehtë të jepni një filxhan oriz për lehtësimin e urisë se sa për të lehtësuar vetminë dhe dhimbjen e dikujt të urryer në shtëpinë tuaj. Filloni të jepni dashuri për njëri-tjetrin, shtëpia është vendi për ta bërë këtë”.

“Një fjalë e mirë mund të jetë e shkurtër dhe e lehtë për ta thënë, por jehona e tyre mundet vërtet të jetë e pafundme”.

“Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijës tuaj – nuk ka rëndësi kujt, kjo ju ndihmon ta rritni dashurinë për njëri-tjetrin”.

“Ju mund të jeni i rraskapitur me punë, ju mund edhe ta vrisni veten, por nëse puna juaj nuk është e thurur me dashuri, ajo është e padobishme. Nëse punoni pa dashuri ajo është skllavëri”.

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të mësojmë se si të falim”.

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi”.

“Më pyetën një herë pse unë nuk marr pjesë në demonstratat anti-luftës. Iu thashë se unë kurrë nuk do ta bëj një veprim të tillë derisa nuk bëhet një tubim por-paqes. Unë do të jem atje”.

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit padashuri”.

P.S. Shkrimi fillimisht ishte publikuar me 28 prill 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat