Këshilli i Sigurimit të OKB-së, shqyrtoi “Raportin për Kosovën”

Speciale

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, shqyrtoi “Raportin për Kosovën”

Nga: Beqir SINA - Raport sepecial Këshilli i Sigurimit të OKB-së - Më: 25 gusht 2016 Në ora: 18:38
Vlora Çitaku

Edhe, kësaj rradhe në konferencën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Serbia, po merrë pjesë në nivelin më të lartë, të qeverisë së saj, duke u paraqitur në nivel nën-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i saj Ivica Daqiq, ndërsa Kosova ka “injoruar” për të dytën herë nivelin e prezantimit në takimet e rradhës, në Këshillin e Sigurimit ngase Kosova, po prezantohet në nivel Ambasadori, nga ambasadorja e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

NJU JORK - OKB :  Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është takuar të premten(sot në orën 10-të, të mëngjesit me kohën e Nju Jorkut, 4 pasdite me atë të Prishtinës,) të shqyrtojë raportin e fundit tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kin -moon  për punën e misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, në takimin që nisi të mbajë konferencën e rradhës, e cila i bie të jetë tremujore për Kosovën, prej nga pavarësia e saj e shpallur me 17 shkurt 2008.

Konferecën simbas preformancës së zakonshme, së saj, e hapi me një raport të detajuar që i përket periudhës, prill - korrik 2016, Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, afganistanezi Zahir Tannin, njëherëshit, ai është edhe kreu i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovën (UNMIK), i cili tha se do të informojë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe të gjeturat e fundit të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Edhe, kësaj rradhe në konferencën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Serbia, po merrë pjesë në nivelin më të lartë, të qeverisë së saj, duke u paraqitur në nivel nën-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i saj Ivica Daqiq, ndërsa Kosova ka “injoruar” për të dytën herë nivelin e prezantimit në takimet e rradhës, në Këshillin e Sigurimit ngase Kosova, po prezantohet në nivel Ambasadori, nga ambasadorja e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Në këtë raport para Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, njëherësh kreu i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovën (UNMIK), tha se gjatë kësaj periudhe, rëndësi e veçantë u është kushtuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbinë, ku janë kritikuar moszbatimet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në raport e tij, ai tha se tensionet politike mes pozitës dhe opozitës, në Kosovë, po vazhdojnë edhe më tej, gjë që po pengon funksionimin normal të institucioneve kosovare.
Po ashtu, në raport ai përmendi edhe seancën e fundit të tensionuara të Kuvendit  të Kosovës, hedhjen e gazit lotësues, dhe bojkotet, që po i bëjnë këtij të fundit partitë opozitare.  Ai dënoi në raport edhe sulmet me shpërthyes ndaj një ndërtese private, të një anëtari të Kuvendit të Kosovës, dhe atë Televizionit të Kosovës - RTK-së.
Një ndër çështjet më të theksuara të raportit, tha ai se raporti vijues ka të bëjë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën malazezët e kanë ratifikuar, ndërsa Kuvendi i Kosovës akoma nuk ka dhënë miratimin.
Në raport Tanin, ka përmendur edhe debatin e bër gjatë këtyre tre muajve për demarkacionin, sidomos debati i datës i 3 gusht, në të cilën rëndësi e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së opozitës.

Ai ka përmendur dhe paralajmërimin nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila i bëri thirrje vendit të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.
Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, njëherësh kreu i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovën (UNMIK), nuk ka lënë pa përmendur as asociacionin e komunave serbe.

Përveç këtyre në raport është përmendur edhe formimi i Gjykatës Speciale dhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it, edhe për dy vite të tjera.
Nën-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daqiq, e filloi fjalën e tij, para Këshillit të Sigurimit, duke kujtuar marrëdhëniet e “shkëlqyera”, sipas tij të e Serbisë në kuadër të ish Jugosllavisë së athershme, duke përmendur edhe legjenden e futbollit kosovar Fadil Vokrrin, i cili luajti për disa vjet me Partizanin e Beogradit, tha ai. 
Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daqiq ka thënë se ai donte të hidhte poshte “gënjeshtrat e disinformimet” se spastrim etnik ndodhi në Kosovë, nga shqiptarët për serbët, e jo nga serbet për shqiptarët.

Ministri serb punëve të jashtme Daqiq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se nuk ka pasur kurrë gjenocid apo spastrim etnik ndaj kosovarëve.
Ai ka deklaruar se është e habitshme se si ata që pretendojnë se ndaj tyre u krye gjenocid tani janë në numër katër herë më të madh se para vitit 1999, duke theksuar se janë serbët ata që janë pakësuar në numër.

Daqiq, e quajti jo real dhe të nxituar sipas tij, dekleratën e Walker, në Kosovë, në Reçak,(më 15 janar 1999) deklerata më e madhe në opinionin ndërkombëtar, i masakrave serbe në Kosovë, bërë nga ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili tani për këto dekleratave, shqiptarët e kan shpallur atë “Hero i Kosovës”.

Ndërsa permendi për lidhjet me Kosovën edhe vendlindjen e tij Prizerenin qytetin e Lidhjes së Pirzerenit
Daqiq ka kërkuar që të procedohet me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, pasi është instrument për mbrojtjen e të drejtave në, sic e ka quajtur ai, Kosovë dhe Metohi disa herë në fjalën e tij .
 
Më pasë ai vuri në dukje se Serbia, insiston në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS), si dhe paqen dhe stabilitetin rajonal në - "., Por nuk mund të pranojmë aktet e njëanshme ,: si shpallja e pavarësisë së Kosovës”.
“Bashkësia e Komunave me shumicë serbe nuk është themeluar ende. Ka pasur një aspiratë për të ofruar mbrotje sistematike për komunitetin serb për shkak të mungesës së mekanizmave institucional për të mbrojtur interesat e tyre. Vet Joe Biden e tha që është e domosdoshme që kjo cështje të zgjidhet shpejtë si kusht për stabilizimin e rajonit. Dua të them që jo të gjitha problemet janë në veri të Kosovës”.

"Ne presim një diskutim shumë të ashpër, Kryesisht me përfaqësuesit e Prishtinës. Këtë herë, përfaqësuesia e tyre në SHBA Flora Çitaku do të flasë pas pak (në këtë sesionin) në emër të Prishtinës, që është e njohur për të sulmuar Serbinë në një mënyrë joparimore dhe të fortë nga fillimi në çdo mbledhje të Këshillit të Sigurimit, dhe unë natyrisht, të tregojë me anë kësaj fjale të gjitha mjetet për të kundërshtuar një retorikë e tillë dhe logjikën, e saj dhe të Prishtinës “ tha Daqiq.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas fjalës së Daçiqit, duke kujtuar se paramilitarët serbë kanë dhunuar dhe kanë shkatërruar Kosovën.

Çitaku, duke marrë disa shembuj të incidenteve, që ndodhin gati çdo ditë në Nju Jork, tha se nuk ka nevojë të vëmë në dukje edhe të bëjmë raporte, me disa incidente ku bëhet fjalë, edhe për një parking të taksistve në Prishtinë, dhe gjiatjet me gurë.
Ajo duke argumentuar me shifra krimet serbe në Kosovë, dhe atë se Serbia, sot po kërkon të promovojë atë që i kreu këto krime,  duke i ngritur edhe ndonjë statujë, ish udhëheqësit të saj, Sllobodan Millosheviqit, njeriut që ka udhëhequr krimet në Kroaci, Bosnje e Kosovë, , ka treguar më ngjarjen e Fahrije Hotit, nga Krusha e Vogël, ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

“Burri i Fahrije Hotit me 240 civilë të tjerë u masakruan në Mars 1999, në Krushë, 139 gra u bënë të veja, 500 fëmijë pa baba, Fahrije Hoti, pas luftës u kthyen dhe të gjitha i kishin shtëpitë e djegura. Ata rindërtuan shtëpitë e tyre dhe filluan punën e tyre me biznese të vogla me shumë pak para. Për shkak të Fahrijës dhe shumë të vejave të Krushës, ka jetë në këtë fshat. Asaj kurrë nuk i është ofruar kërkimfalje. Kërkim falja është njerëzore. Fahrija ende pret për të gjetur eshtrat e burrit të saj... Serbia duhet të jetë e gatshme të heq dorë. 

“Presidenti i Kosovës zoti Thaçi, tha përfaqësuesja e Kosovës Çitaku,  iu përkul memorialëve të serbëve të vrarë, edhe pse nuk janë gjetur vrasësit... e 1262 fëmijë të vrarë në Kosovë nga forcat paramilitare serbe. Për shumicën e tyre askush nuk është gjykuar, dhe nuk ka kërkuar pendes ”, ka thënë Çitaku, duke përmendur edhe veprimet e presidentit Thaçit në memorialet e viktimave serbe.

Mirëpo, “Serbia dëshiron tash të ngrejë një memorial të Sllobodan Millosheviqit. A është kjo se si Serbia dëshiron të dërgoj porosi botës? Millosheviq - është përgjegjës edhe për vrasjen e serbëve. Kemi rasti ‘Panda’ në Pejë, duke ua lënë fajin UÇK-së”, ka shtuar Çitaku.
Ne jemi të përshkushtuar me komunitetin ndërkombëtar, ndaj luftës kundër terrorismit , dhe i jemi bashkëgjintur dhe i shohim me brengosje ngjarjet në Francë dhe Turqi,. tha Çitaku. 

Përfaqësuesja e Kosovës, në konferencën e Këshillit të Sigurimit, Volra Çitaku, edhe kësaj rradhe ka këmbëngulur se është Beogradi, ai që e ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, telekomunikacionin dhe hapjen e urës në Mitrovicë. 
“Ndërsa, Kosova ka treguar se është e përkushtuar për marrëdhenie fqinjësore me Serbinë,  Beogradi është duke e bërë të pamundur për të vendosur marrëdhënie të mire, dhe po pengon përpjekjet e Kosovës për t'u bashkuar ndërkombëtare organizatat, e cila ndikon edhe në atmosferën e dialogut, ka mbyllur fjalimin e saj përfaqësuesia e Kosovës, në SHBA, ambasadorja Vlora Çitaku.

Në status in e saj në rrejtin shoqëror Facebook, Ambasadoria e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, publikojë një fotografi me një sqarim të shkurtër ku thuhet :  “Së bashku me ekipin tonë në prag të diskutimit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën - siç është vërehet qartë, në këtë fotografi duket se femrat dominojnë”.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat