Pallati ku u lind mbretëresha shqiptare

Speciale

Pallati ku u lind mbretëresha shqiptare

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:46
Pallati

Shqipëria ka pasur një mbretëri 6 mujore në vitin 1914. Princi Vilhelm Vid mbërriti në Shqipëri në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite.

Bashkë me të, në vendin tonë erdhi edhe Princesha Sophie von Schönburg-Waldenburg.

Në fotot e mëposhtme tregohet se ku ka lindur ajo. Pavarësisht kohës së shkurtër, mbretëresha është pjesë e historisë së Shqipërisë. Fotot u shpërndarë nga studiuesi Robert Elsie.

“Ja këtu disa fotografi të pallatit të Waldeburgut në Saksoni (afër Zwickau në Gjermani) ku ka lindur Princesha Sophie von Schönburg-Waldenburg (1885-1936) e cila në vitin 1914 do të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Këtu në Waldeburg u martua me Princ Vidin në vitin 1906, dhe në fillim të vitit 1914 janë nisur për të Shqipëri ku mbretëruan, thjesht gjashtë muaj”, shkruan më tej studiuesi Robert Elsie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat