“Ishulli i çuditshëm që rrotullohet rreth vetes” – ‘syri’ i alienëve në Tokë!

Speciale

“Ishulli i çuditshëm që rrotullohet rreth vetes” – ‘syri’ i alienëve në Tokë!

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 00:32
Ishulli i çuditshëm

Zbulimi i një ishulli të çuditshëm në formë sfere që duket sikur rrotullohet rreth vetes, ka ngjallur teoritë konspirative se ai mund të jetë një bazë sekrete e alienëve në Tokë.

Ishulli u zbulua nga producenti argjentinas Sergio Neuspillerm në përpjekje për gjetjen e një vendi për xhirimin e filmit të tij me bazë dukuritë paranormale.

Sipas tij, përcjell GSH, ishulli ka një formë sferike të përkryer, çka e bën të pamundur ta besosh se është krijuar nga natyra.

I lokalizuar në deltën Parana, mes qyteteve Campana dhe Zarate në Buenos Aires, Argjentinë, ishulli mund të shihet në Google Maps duke përdorur koordinatat 34°15’07.8″S 58°49’47.4″W.

“Kemi zbuluar një ishull të çuditshëm pranë lumit Parana, i cili në mënyrë të mistershme lëviz dhe rrotullohet rreth vetes”, tha në një konferencë për shtyp Richard Petroni, një inxhinier që është vënë në krye të kërkimeve për të zbuluar misterin e ishullit të pazakontë.

Përveç kësaj, ishulli përmban edhe një strukturë në formë perfekte rrethore prej uji shumë të pastër e të ftohte rreth tij, krejt i panatyrshëm për pjesën tjetër të mjedisit përreth.

“Është diçka e vërtetë dhe ne mendojmë se ai është në fakt kamuflazh për një bazë anijesh aliene që fshihet nën sipërfaqen e Tokës!”.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat