Kur Shkupin e dridhi tërmeti në vitin 1963, 1070 persona humbën jetën

Speciale

Kur Shkupin e dridhi tërmeti në vitin 1963, 1070 persona humbën jetën

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 08:13
Shkupin e dridhi tërmeti në vitin 1963

Me 26 korrik të vitit 1963 Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku  jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Tërmeti nodhi  në orën 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5 e 43 minuta.

Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit, shkruan zhurnal. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi Rezolutë për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

Në Rezolutë shprehet keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për dhënien e ndihmës për Shkupin, Asambleja e përgjithshme i dëgjoi parashtresat e mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë mbeti në analet e Kombeve të Bashkuara si “Dita e Shkupit”. Historikisht, qyteti i Shkupit disa herë është rrëzuar dhe prej fillimit ka lindur.

Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Ky qytet, në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 fortesa të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë.

Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm. Edhe qyteti i ri nuk është kursyer nga paraqitjet sizmike.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar.

Shkatërrimi i tretë dhe i fundit i Shkupit ndodhi para 51 viteve, më 26 korrik të vitit 1963, kur Shkupi ishte i goditur nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Dhe sonte Shkupi ka pasur katër tërmete ku më i madhi ka qenë 5.3 shkallë dhe u lënduan mbi 50 persona dhe shumë dëme materiale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat