Fakte interesante për astronomin Galile Galileu

Speciale

Fakte interesante për astronomin Galile Galileu

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:08
Galile Galileu

Njeriu nuk është qendra e universit. Ai është vetëm banor i një planeti, që rrotullohet rreth Diellit. Me këto teza Galile Galileu shokoi dikur kishën në kohën e tij.

Pasioni

Në mes të ullinjve dhe pishave, me verë të mirë, shkencëtari i jashtëzakonshëm italian mund të kishte bërë edhe një jetë më të qetë në Toskanën e bukur. Por Galileu nuk ishte dikush, që jetonte vetëm për të shijuar jetën. Më vonë ai u sëmur edhe nga artriti, që e mbërtheu pas tavolinës së shkrimit.

Galileu vinte nga një familje e thjeshtë. Babai i tij ishte muzikant me pasion për matematikën. Këtë ia përçoi të birit. Kur Galile Galileu vdiq në moshën 78 vjeçare, ai ishte një astronom i famshëm, matematicien, fizikant dhe filozof.

Fëmijë i Rilindjes

Që shumë herët Galile Galileu është i vetëdijshëm për origjinën e tij të thjeshtë. Por ai e konsideron veten gjenial në matematikë, edhe pse i ndërpreu studimet e matematikës. Galileu është një fëmijë i vërtetë i kohës së tij. Europa po emancipohej nga mendësia e Mesjetës dhe po e kthente vështrimin nga arritjet dhe traditat e antikitetit. Humanistët përqendrohen te njeriu dhe jo më te Zoti. Në vend që të spekulojnë rreth së mbinatyrshmes, ata studiojnë natyrën. Bëjnë matje, llogaritje, eksperimente. Edhe Galileu infektohet nga interesi për shkencat e natyrës dhe ndikon ndaj tyre në mënyrë të konsiderueshme.

Ai jep mësim në universitetet e Pizës dhe të Padovës, jep mësim privat, më vonë edhe si matematicien në oborrin e familjes Mediçi në Firence. Kjo e favorizon karrierën e tij, sepse dinastia Mediçi pati influencë. Firence po kthehej në një qendër me një koncept të ri për jetën.

Aristoteli ishte dje

Galileo konsiderohej njeri i vështirë dhe imponues. “Ai rrallë u shmangej grindjeve dhe në prezantimet e tij në oborre nuk i kursente lëvdatat për veten”, thotë Wilhelm Schmidt-Biggemann, profesor i historisë dhe filozofisë në Berlin. Dhe Galileu kishte plane të mëdha: “Ai dëshironte të kundërshtonte filozofinë e Aristotelit dhe zhvilloi një filozofi mekanike mbi natyrën”, thotë Schmidt-Biggemann në intervistë për Deutsche Welle-n. Ndërsa Aristoteli e vështron lëvizjen si diçka organike, si diçka që vjen prej forcave të brendshme, Galileu e interpreton lëvizjen si një fenomen mekanik. Konkluzioni tij: lëvizjet tokësore dhe qiellore drejtohen nga të njëjtat ligje dhe kështu që mund të llogariten. Kur ai arrin të zhvillojë më tej teleskopin e shpikur në Holandë, bën vëzhgime të çuditshme: Hëna ka një sipërfaqe të vrazhdë, Dielli njolla, Saturni një formë të parregullt, Jupiteri katër hëna dhe Kashta e Kumtrit nuk është mjegull, por një grumbull yjesh të shumtë! Më në fund ai shikon se Venusi tregon disa faza dhe kështu ai mendon se mund të vërtetojë se Venusi rrotullohet rreth Diellit dhe jo Tokës.

Lëndim i njerëzimit dhe i Vatikanit

Galileu këmbëngul në vërtetësinë e sistemit heliocentrik, sipas të cilit Dielli është në qendër të universit dhe vendbanimi i njeriut është vetëm një ndër shumë planetet, që rrotullohen rreth tij. Ideja nuk është e re. Galileo bazohet në konceptet e antikitetit, që përfaqësoheshin kryesisht nga pitagorianët. Në fillim të shekullit 16-të është Nikola Koperniku, i cili e përqafon këtë ide. Megjithatë ai nuk mund ta provojë teorinë e tij në mënyrë empirike. Nuk është pjekur ende koha për pikëpamje, që relativizojë rolin e njeriut dhe të Zotit, sepse kontrasti me përfytyrimin kishtar dhe biblik për kozmosin është shumë i madh. Psikoanalisti Sigmund Freud i cilësoi më vonë zbulime si ky, që e kthejnë me kokë poshtë përfytyrimin e njerëzimit për vetveten, “fyerje për njerëzimin”. Sidomos Kisha e pushtetshme katolike nuk është fort e kënaqur me botëkuptimin e Galileut. Dy herë ajo e thërret studiuesin para gjyqit të inkuzicionit. Galileu tërhiqet për shkak të kërcënimit me tortura. Në fund Galileu dënohet me arrest shtëpie, edhe për këtë ndihmojnë kontaktet me familjen Mediçi, sepse ai nuk është më dokushdo. Ai e kryen dënimin në një vilë të bukur pranë Firences, ku vdes më 8 janar 1642. Kisha Katolike e rehabilitoi atë në vitin 1992.

Aktual edhe sot 

Çfarë mbetet nga Galile Galileu? Pa dyshim që shumë prej pikëpamjeve të tij kanë triumfuar. “Më e rëndësishmja është matematizimi i tërë lëvizjes, shoqëruar me vëzhgim, si përmes teleskopit. Kjo ka të bëjë diçka me astronominë e sotme”, shpjegon Schmidt-Biggemann. Kozmosi përmes tij është bërë objekt i shkencës. Por a zgjidhet gjithçka me llogaritje dhe teknikë? Idetë e Galileos janë edhe sot më të diskutueshme, nga sa mendohet.

Prifti pa veladon

Galileu u dërgua në një manastir jezuit për të studiuar mjekësi. Por pas katër vitesh ai njoftoi se kishte gjetur thirrjen: donte të bëhej një murg. Babai i tij e tërhoqi, por jo para se Galileu të bashkohej me urdhrin fetar, duke u bërë kështu një prift pa veladon për gjithë jetën.

Teleskopi i Kopernikut

Nicolaus Copernicus kurrë nuk i shkroi teoritë e tij, nga frika se do të vinte në rrezik pagën e ditës duke punuar për Kishën Katolike. Për shkak se nxiti teorinë e Kopernikut, Galileu u dënua me burg të përjetshëm, por më pas u reduktuar në arrest shtëpie.

Gishti i Galileut

Një qind vite pasi kishte vdekur, kur trupi i tij u lëviz për t’u rivarrosur, një admirues i rrëmbeu gishtin e mesit të dorës së djathtë si kujtim. Gishti i Galileut tani ndodhet në Muzeun e Historisë së Shkencës në Florence, Itali.

Gishti tregon në drejtim të Romës

Kur u pyet në lidhje me inkuizicionin, ai tha: “Shkrimi i Shenjtë kishte qëllim t’i mësonte njerëzit si të shkonin në parajsë, jo si shkon parajsa”.

Galileu mbeti një katolik i devotshëm deri në vdekje, por kurr nuk u martua me mamanë e tre fëmijëve të tij.

Në vitin 1617, Galileu bleu një vilë në perëndim të Florence-s, për të qëndruar pranë manastirit të vajzave. Për shkak se lindja e paligjshme e vajzave do ta autorizonte shtetin t’i kërkonte para, të cilat ai nuk dëshironte t’i paguante, vajzat nuk kishin zgjedhje tjetër por të qëndronin në manastir për gjithë jetën.

Ajnshtajni ishte admiruesi më i madh i Galileut. “Gjithë njohuria e realitetit fillon nga eksperienca dhe përfundon në të”, shkroi Ajnshtajni. “Supozimet që vijnë nga mjetet logjike janë krejtësisht boshe në lidhje me realitetin. Për shkak se Galileu e kuptoj këtë, ai është babai i fizikës moderne dhe i shkencës moderne së bashku.

Sipas legjendës, Galileu filloi të studionte lavjerrësin ndërsa shihte llambën që lëkundej në katedralen e Pizës. Për shkak se i kreu eksperimentet në ajër, ai besoi (gabimisht) se perioda e pendulumit është konstante.

Galileu nuk arriti kurrë të ndërtonte një orë lavjerrësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat