Paralajmërimi i Stephen Hawking për alienët

Speciale

Paralajmërimi i Stephen Hawking për alienët

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 20:39
Ilustrim

Në 2010, Stephen Hawking, shkencëtari i famshëm britanik dhe një nga zërat më me peshë në fushën e astrofizikës, paralajmëroi që të mos kontaktohen alienët, pasi njerëzimi rrezikon shfarosjen.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me sinjalet që dërgojmë në hapësirë. Nuk e dimë se çfarë fshihet atje dhe me këto sinjale ekziston mundësia që t’u japim koordinatat tona një qytetërimi alien më të qytetëruar se ne e që mund të mos jetë miqësor”, deklaronte gjashtë vjet më parë Haëking.

Por duket se është tepër vonë për këtë paralajmërim. Të paktën këtë mendim ka astronomi.

“Kemi të paktën 7 dekada që po e bëjmë këtë. Pra kemi 70 vjet që dërgojmë sinjale përmes teleskopëve tanë që janë drejtuar nga hapësira. Ky është fakti. Që prej Luftës së Dytë Botërore, kishim radiot, televizionet dhe mbi të gjitha radarët. Ndoshta për një qytetërim më të avancuar të gjitha këto janë arkaike, por nëse vërtet do të kishte një të tillë atje në hapësirë që do të ishin kaq të përparuar, atëherë do të kishin edhe teknologjinë për t’i kapur këto sinjale dhe ndoshta do të ishin këtu tani…ose janë rrugës”, thotë për Bussines Insider, astronomi Seth Shostak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat