NASA ndërprenë transmetimin live, shfaqen “UFO-të” mbi orbitën e Tokës

Speciale

NASA ndërprenë transmetimin live, shfaqen “UFO-të” mbi orbitën e Tokës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 17:17
Pamje nga video

NASA edhe njëherë është akuzuar se po fsheh prova për ekzistencën e UFO-ve, pasi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, kalon para kamerave një objekt i paidentifikuar.

Por Keen nga Streetcapl i cili ka mbi 40.000 abonues në YouTube, pretendon se një objekt i misterioz ka fluturuar pranë Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinor, derisa po transmetonte pamje live.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, gjatë transmetimit live shfaqet një dritë e kaltër e cila po shkëlqente nga distanca.

Derisa skeptikët pretendojnë se bëhet fjalë për një dritë të zakonshme, “gjuetarët e UFO-ve” janë të bindur se objekti i paidentifikuar ishte më i shndritshëm për shkak të dritës nga Dielli.

Ndërkaq ndërprerjen e transmetimit live nga NASA, shumë njerëz po e shohin si dëshmi se kjo agjenci është duke fshehur ekzistencën e UFO-ve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat