Kush ishin shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva, që u ndalohej hyrja në R.P.S. të Shqipërisë?

Speciale

Kush ishin shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva, që u ndalohej hyrja në R.P.S. të Shqipërisë?

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 23 nëntor 2016 Në ora: 15:41
Ilustrim

Lista me emrat e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndalohej hyrja në territorin e Shqipërisë….

“Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” është thellbi i këtij materiali thotë Kastriot Dervishi, ish- Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material

Vitin e kaluar me 84 vota pro, është miratuar ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist pas gati pesë orësh debate në seancën parlamentare. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar, por nuk do të ketë lustracion sikundër ishte kërkuar nga deputetja Mesila Doda që në krye të herës.

Në të njëjtën kohë mazhoranca rrëzoi nismën ligjore të propozuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. Lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve, deputetja Mesila Doda, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeminsitrit Rama, e qeverisë së tij. Sipas saj ai është i paplotë e nuk dënon ata që realisht kanë kryer krime në komunizëm.

Por ku konsiston ligji i hapjes së dosjeve konkretisht, dhe -A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ? Kastriot Dervishi, përgjigjet : “Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar”.

Ndërkohë, Ligji i miratuar në seancën e Kuvendit, vitin e kaluar do të konsistojë në aksesin e dokumenteve të ish­-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 31 mars 1990. Këto dosje dhe dokumente disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.

Ligji parashikon që ky Autoritet të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik. 

Kurse, muajin e kaluar është miratuar edhe Komisioni me anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.   

Ku Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët, për anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit.

Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti.  

Komisionit të ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura  për kosniderim dy prej te cilëve u skalifikuan nga komisioni. 

Shoqëria civile e të drejtave të njeriut propozoi ish të përndjekurin, Z. Simon Mirakaj dhe drejtoreshen ekzekutive zj.Ballauri dhe Drejtorin Ekzekutiv të qendrës se reabilitimit për shkak të torturës, z.Adrian Kati, ndërsa Daut Gumeni, ish i burgosuri intelektual u propozua nga ish të perndjekurit politikë.Kryetare e Komisionit është caktuar Gentiana Sula, e propozuar nga qeveria. Katër anëtarët e tjerë janë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Mirakaj.

Duke marrë shkas nga këto dy lajem që kan të bëjnë, me Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ri-sjellim tek lexuesi ynë një bisedë të zhvilluar dy vite më parë - me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht ka mbajtur postin Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material dhe gazetari i i njohur seksionit Dosier të gazetës 55, i cili ka treguar edhe për atë se si janë përpiluar listat e atyre që zoti Dervishi, thotë sipas dosierit, është klasifikuar si “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH.

Ky material që është botuar për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka eksuzivitetin vetëm të këtij autori - pra të zotit Kastriot Dervishi. Pra, askush nuk ka të drejt të përdori këtë material pa u konsultuar drejtpërsëdrejti me zotin Dervshi, për shfrytëzimin e çdo të dhënë që gjendet në material.

-Zoti Dervishi dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në disa libëra, por edhe në Dosierin e mbajtur nga ju në gazetën 55. Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar : Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikonit ju ato?

Kastriot Dervishi : Në mesin e shumë materialve, do të veçoja edhe këtë Materialin më i fundit i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55 , “1990/ 380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” një Dosier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-A ka ndonjë dokumet ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elemnetët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në New York ?

Kastriot Dervishi: Për vitet e regjimit komunist informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju – Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju – Jork kishte ngritur rrjetin e tij sekret. Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë).
Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet. P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.

Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në degët e punëve të brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.

-Ka në listën “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kan hyrë e kan dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme ?

Kastriot Dervishi: Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist.

–Zoti Dervishi ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – por që këtu në SHBA, nijhen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pran OKB në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe – pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve ?

Kastriot Dervishi: Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi.

-Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa -dëshirueshëm si në ish- Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Bile një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit

– A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA ? dhe se si mendoni ju bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendeshme të ish Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB dhe Sigurimit të Shqipërise për, dokumentacionin fotografitë e tyre dhe të dhënat e indetitetit ?

Kastrio Dervishi: Në vitet 1944 – 1948 nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi ishte nën urdhrat e UDB-së sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA, e ngritur nga Nesti Kopali është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue.

-A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ?

Kastriot Dervishi: Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar.

Tre katër vitet e fundit para vitit 1990 kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ?

Kastriot Dervishi: Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit-Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.

Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte degëve të punëve të brendshme në rreth, anës së Sigurimit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listëshënuar të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri pasi ishte “reaksionarë”

Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë-Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.

-Kur u “përpunua” për herë të fundit lista ?

Kastriot Dervishi: Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990-Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.

Në fund dokumenti shkruan: ”Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë – Tiranë 22.6.1990 .Informacion drejtuar Drejtorisë së Parë ku theksohej se :”Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete kundër nesh”:

1-Alo Luarasi nga Korça, banues në Nju – Jork.
2-Azgan Arifi nga Tropoja, banues në Bronks.
3-Abdulla Lamaj nga Tropoja, banues në Bronks.
4-Anton Syku nga Lezha, banues në Bronks.
5-Novruz Sadiku nga Smokthina, banues në Nju – Xherrsi.
6-Nail Xhafa nga Durrësi me banim në Worçester.
7-Namik Xhafa nga Smokthina, banues në Nju – Xhersi
8-Marash Mërnaçaj me të shoqen e fëmijët, nga Shkodra, banues në Bronks.
9-Pjetër Mërnaçaj me të shoqen, nga Shkodra, banues në Bronks.
10-Paulin Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.
11-Nikoll Mërnaçaj nga Shkodra, banues në Bronks.
12-Sefer Luarasi nga Korça me banim në Nju – Jork.
13-Gjon Buçaj nga Puka me banim në Nju – Jork.
14-Gjergj Vata (Ndoja) nga Shkodra me banim në Nju – Jork.
15-Gjek Gjonlekaj nga Malësia e Madhe, me banim në Nju – Jork.
16-Xhaferr Elezi
17-Gjon Arapi
18-Qemal Lepenica
19.Fren Gjergj Vocrri (Shala)
20-Rrok Nilaj nga Shkodra, me banim në Bronkse
21-Njao Kol Ndreka, nga Shkodra me banim në Nju – Jork
22-Fadil Koçi nga Peshkopia me banim në Kuines
23-Prel Ademi me gruan, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork
24-Zef Mirakaj nga Mirdita me banim në Nju Xhersi
25-Zef Balaj nga Shkodra, me banim në Nju – Jork
26-Vesel Osmaj, nga Malësia banues në Nju – Jork
27-Pashko Camaj
28-Luo Gjonlekaj
29-Mark Llesh Markedoda nga Mirdita, me banim në Nju – Jork
30-Muzli Çela Mulosmani, Tropojë, me banim në Nju – Jork
31-Zef P-Deda, nga Shkodra, me banim në Nju – Jork
32-Gjon Kol Lleshi (Rukaj) nga Shkodra me banim në Nju – Jork
33-Rasim, Besim e Hashim Sina, nga Dibra, me banim në Nju – Jork
34-Beg Ali Grimci, nga Shkodra me banim në Nju – Jork
35-Idriz Lamaj, nga Tropoja, me banim në Nju – Jork
36-Idriz Hyseni
37-Mazllum Kodra, nga Korça me banim në Nju – Jork
38-Gjeto Nikaj nga Shkodra me banim në Nju – Jork
39-Vincene Pukri nga Shkodra me banim në Nju – Jork
40-Francesk Dajçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork
41-Luigj Kelmendi (Vukaj)
42-Gjelosh Narkaj
43-Pjetër Shala
44-Gjergj Shala
45-Nikoll Nikaj
46-Lekë Nikaj
47-Pjetër Nik Gjergji
48-Luan Nik Gjergji
49-Petrit Hyseni nga Struga, me banim në Nju – Jork
50-Luan Hyseni
51-Merita Hyseni, nga Struga, me banim në Nju – Jork
52-Afrim Hyseni
53-Curr Gjoni, me banim në Nju – Jork
54-Lush Ndue Cullaj, me banim në Nju – Jork
55-Tom Lekaj, me banim në Nju – Jork
56-Zef Shala, nga Shkodra me banim në Nju – Jork
57-Kol Shala
58-Isuf Çela nga Tropoja me banim në Nju – Jork
59-Besnik Metaliaj
60-Bujar Metaliaj
61-Shkëlzen Metaliaj
62-Ismet Hoxha
63-Musa Hoxha
64-Muzli Hoxha
65-Abedin Nezaj
66-Naim Nezaj
67-Bege Nezaj
68-Afrim Kurti
69-Nderim Kupi, nga Kruja me banim në Nju – Jork
70-Jakup dhe Xhaferri Elezi nga Tropoja me banim në Nju – Jork
71-Pashko Grisha nga Shkodra me banim në Nju – Jork
72-Gjergj Grisha
73-Pjetër Vukli
74-Albert Morina, kosovar me banim në Nju Xhersi
75-Gjovalin Vocaj nga Shkodra me banim në Waterburry
76-Simon Preci nga Shkodra me banim në Stanford
77-Gjon Shtufa
78-Gjok Kelmendi (Selca) nga Ulqini me banim në Detroit
79-Hysni Lita nga Kukësi me banim në Nju – Jork
80-Dali Lita
81-Elez Lita
82-Mysafer Arifi nga Shkodra me banim në Nju – Jork
83-Vehbi Arifi
84-Hazir Zoga nga Tropoja me banim në Nju – Jork
85-Hyre Zogaj
86-Mustafa Sylaj
87-Hysen dhe Abedin Mulosmani
88-Isa Nuredini i arratisur i ri nga Tropoja me banim në Nju – Jork
89-Llesh Nikolla nga Shkodra me banim në Nju – Jork
90-Gjergj Nikolla
91-Gjergj Lleshi
92-Pandeli Andoni nga Tirana i arratisur i ri me banim në Nju – Jork
93-Gani Hasani nga Shkodra me banim në Nju – Jork
94-Fejzi Hasani
95-Bashkim Hasani
96-Fatmir Rama nga Tirana me banim në Nju – Jork
97-Ndriçim Shpuza
98-Ilir Sheqi
99-Bashkim Kulla
100-Sokol Dushaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork
101-Dalip Kërluku nga Tirana me banim në Nju – Jork
102-Ymer Hoxha (Gashi) nga Tropoja me banim në Nju – Jork
103-Luan Isufi nga Shkodra me banim në Nju – Jork
104-Kujtim Kallajxhiu me gruan greke nga Tirana me banim në Nju – Jork
105-Xhemal Laçi nga Puka me banim në Nju – Jork
106-Franc Grisha nga Shkodra me banim në Detroit
107-Rrok Pepaj
108-Gjergj Vata nga Shala me banim në Nju – Jork
109-Lazer Vata nga Shala me banim në Nju – Jork
110-Ymer Kavaja, nga Kavaja me banim në Nju – Jork
111-Gjylistane Camaj me banim në Nju – Jork
112-Fetah Koçi nga Dibra me banim në Nju – Jork
113-Ndrec Gjergji nga Kurbini me banim në Nju – Jork
114-Lek Gjergji
115-Ramiz Dani nga Kruja me banim në Nju Jork
116-Kanto Nikoll Lulaj nga Shkodra me banim në Detroit
117-Myfit Kullolli nga Shkodra, Trenton, Nju Xhersi
118-Lulzim Murati nga Tirana me banim në Nju Xhersi
119-Xhaferr Ymeri me gruan nga Vlora me banim në Nju Xhersi
120-Sahamir Jarani nga Tirana me banim në Nju – Jork
121-Enver Toska
122-Petrit Uruçi nga Tirana me banim në Nju – Jork
123-Vehbi Qorri
124-Sulejman Tabaku
125-Sami Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju – Jork
126-Mark Mërcanaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Nju – Jork
127-Skënder Xhidija nga Tropoja me banim në Nju – Jork
128-Tea Hoxha nga Tropoja me banim në Nju – Jork
129-Tomorr Sina nga Dibra me banim në Nju – Jork
130-Mustafa dhe Sejdi Bytyçi nga Tropoja me banim në Nju – Jork
131-Sabit Bytyçi me banim në Nju Xhersi
132-Shaqir Stërmasi nga Tirana me banim në Nju – Jork
133-Hamit Nelaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork
134-Mark Martini nga Shkodra me banim në Nju – Jork
135-Marash Dushaj nga Malësia me banim në Detroit
136-Xhaferr Bajraktari (Elezi) nga Kukësi me banim në Detroit
137-Gani Elezi (Bajraktari)
138-Nikoll Isufaj nga Shkodra me banim në Detroit
139-Dy vëllezërit Binakaj nga Kukësi me banim në Detroit
140-Gjovalin Gegaj nga Shkodra me banim në Detroit
141-Vesel Deda nga Shkodra me banim në Detroit
142-Petrit Butka nga Korça me banim në Detroit
143-Mentor Rama nga Dibra me banim në Detroit
144-Ndoc Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit
145-Prel Gjonal Selca nga Shkodra me banim në Detroit
146-Reshat Çaushi nga Gjirokastra me banim në Detroit
147-Sokol Ramo nga Vlora me banim në Detroit
148-Nikoll Jaku nga Shkodra me banim në Detroit
149-Kolec Pikolini nga Shkodra me banim në Clearwater, Florida
150-Mark Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit
151-Kol Gjergj Mëhilli nga Shkodra me banim në Arizona
152-Maliq Kapllani nga Korça me banim në Detroit
153-Zef Gjergji Vushaj me dy djemtë nga Shkodra me banim në Detroit
154-Ibrahim Korça nga Korça në Detroit
155-Safet Malushi nga Korça në Detroit
156-Pretesh Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork
157-Gjok Curranaj nga Malësia me banim në Nju Jork
158-Mark Ndue Vuksanaj nga Shkodra me banim në Nju Jork
159-Fran Marku Junçaj me banim në Detroit
160-Martin Camaj
161-Kol Vuçetaj nga Vuthaj me banim në Winedor, Kanada
162-Ded Lumaj nga Shkodra me banim në Detroit
163-Rrok Kelmendi nga Ulqini në Detroit
164-Tonin Gjini nga Shkodra në Detroit
165-Nikoll Hysa
166-Vedat Myftiu nga Peqini me banim në Detroit
167-Manjo Lameni nga Korça me banim në Detroit
168-Gjergj Noshi me banim në Detroit
169-Gjon Kalaj nga Malësia me banim në Detroit
170-Nik Zadrima nga Shkodra, me banim në Detroit
171-Tajar Shaska nga Korça me banim në Detroit
172-Vesel Ujkaj nga Malësia me banim në Detroit
173-Martin Ivezaj nga Malësia me banim në Detroit
174-Nikoll Qafa nga Puka me banim në Detroit
175-Simon Qafa nga Puka me banim në Detroit
176-Njazi Bardha nga Korça me banim në Detroit
177-Loro Stajka nga Shkodra me banim në Detroit
178-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra me banim në Detroit
179-Tajar Hazbia nga Vlora me banim në Detroit
180-Qazim Beci me familje nga Kukësi me banim në Detroit
181-Aziz Sulejmani nga Vlora me banim në Detroit
182-Dedë Martini nga Shkodra me banim në Detroit
183-Prelë Kelmendi nga Ulqini me banim në Detroit
184-Pashko Gjelaj nga Shkodra me banim në Detroit
185-Ymer Jaqi nga Korça me banim në Waterburry
186-Idajet Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
187-Myfit Bushka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
188-Gani Pasha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
189-Pertef Bylykbashi nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
190-Adbyl Zenuni nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
191-Ismiha Zenuni me dy djemtë nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
192-Ali Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
193-Bujar Demirali nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
194-Fari Barolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
195-Skënder Limka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
196-Arjan Limka nga Tirana me banim W-Burry të Connecticut
197-Arif Fazo nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
198-Banush Haxhiu me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
199-Sami Kulla me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
200-Ibrahim Kulla nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
201-Skënder Shehu nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
202-Shukri Muça nga Dibra me banim W-Burry të Connecticut
203-Njazi Mullai nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
204-Halit Mullai me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
205-Xhevdet Çavri nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
206-Xhevat Liçolli nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
207-Rami Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
208-Qazim Çollaku nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
209-Zenel Fazo me gruan nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
210-Skënder Miha nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
211-Xheladin Leka nga Korça me banim W-Burry të Connecticut
212-Ali Jella nga Tirana me banim në Nju-Jork
213-Neim Reselica nga Kukësi me banim në Nju-Jork
214-Artur Llanaj nga Tirana me banim në Nju Xhersi
215-Fatmir Muça nga Tirana me banim në Nju Xhersi
216-Abdulla Kaloshi nga Dibra me banim në Nju Jork
217-Gruaja dhe djali i Nderim Kupit me banim në Nju Jork
218-Serxho Gjeçi shoferi i Minella Andonit me banim në Detroit
219-Sejdi Premtja nga Vlora me banim në Nju-Jork
220-Shyqyri Xhera nga Pogradeci me banim në Nju-Jork
221-Seit Kryeziu nga Kosova me banim në Nju-Jork
222-Ymer Zharka nga Tropoja me banim në Nju-Jork
223-Zeqir Oboku nga Dibra me banim në Nju-Jork
224-Mehdi Mati nga Mati me banim në Nju-Jork
225-Haxhi Mimani (Shpata) nga Dibra me banim në Nju-Jork
226-Guri Durollari nga Pogradeci me grua e fëmijë me banim në Nju-Xhersi
227-Rustem Margjekaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork
228-Hysen Biberaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork
229-Sokol Sulejman Aga nga Tropoja me banim në Nju-Jork
230-Nikoll Markagjoni nga Mirdita me banim në Nju-Jork
231-Fran Palushi (Kola) nga Puka me banim në Nju-Jork
232-Pjetër Balaj nga Puka me banim në Nju-Jork
233-Ndue Ademi nga Tropoja me banim në Nju-Jork
234-Pjetër Smajli nga Tropoja me banim në Nju-Jork
235-Rexhep Krasniqi nga Kosova me banim në Nju-Jork
236-Qazim Emro nga Korça me banim në Nju-Jork
237-Nihat Rakolli nga Shkodra me banim në Nju-Jork
238-Ramazan Turdiu nga Tirana me banim në Nju-Jork
239-Kadri Gashi nga Kukësi me banim në Nju-Jork
240-Namik Xhuda nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi
241-Bexhet Gjetollari nga Pogradeci me banim në Nju-Xhersi
242-Halit Musolmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork
243-Hamit Laniku nga Korça me banim në Çikago
244-Isuf Azemi nga Struga me banim në Çikago
245-Vëllezërit Muça nga Vlora me banim në Çikago
246-Skënder Shuaipi me djalin e dhëndrin nga Struga me banim në Çikago
247-Ejup Xhezo nga Çamëria me banim në Çikago
248-Fejzi Sulejmani nga Tepelena me banim në Çikago
249-Ramo Idrizi nga Korça me banim në Çikago
250-Vëllezërit Betovija nga Kukësi me banim në Çikago
251-Agim Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork
252-Skënder Mulosmani nga Tropoja me banim në Nju-Jork
253-Gruaja e Rasim Sinës nga Dibra me banim në Nju-Jork
254-Fuat Myftia me vajzën nga Shkodra me banim në Nju-Jork
255-Gjon Camaj me banim në Nju-Jork
256-Djali i Fran Kol Palushajt nga Puka me banim në Nju-Jork
257-Djali i madh i Mark Kolës nga Puka me banim në Nju-Jork
258-Djali i madh i Mark Zogut nga Mati me banim në Nju-Jork
259-Rexho Çekiç nga Vuthaj me banim në Nju-Jork
260-Bajram Muzia nga Tropoja me banim në Nju-Jork
261-Zef Kadri Ceca me banim në Nju-Jork
262-Pjetër Ceca nga Tropoja me banim në Nju-Jork
263-Mehali Mati nga Mati me banim në Nju-Jork
264-Abdulla Hoxha nga Tropoja me banim në Nju-Jork
265-Elez Aliaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork
266-Mehmet Azgan Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork
267-Sulejman Arifi nga Tropoja me banim në Nju-Jork
268-Ibrahim Uka nga Tropoja me banim në Nju-Jork
269-Ymer Halili nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi
270-Zenun Nezaj me gruan nga Tropoja me banim në Nju-Jork
271-Halit Nezaj me gruan me banim në Nju-Jork
272-Selman Elez Nezaj me banim në Nju-Jork
273-Fadil Nezaj me banim në Nju-Jork
274-Rexhep Isuf Nezaj me banim në Nju-Jork
275-Tahir Rexhep Nezaj me banim në Nju-Jork
276-Hyre Nezaj, e shoqja e Adebin Nezës nga Tropoja me banim në Nju-Jork
277-Sheriff Nezaj nga Tropoja me banim në Nju-Jork
278-Dy djemtë e Ramë Çelës dhe Adem Çelës
279-Ahmet Rexhepi nga Tropoja me banim në Nju-Jork
280-Sejdi Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi
281-Ali Hyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi
282-Agim Alihyseni nga Tropoja me banim në Nju-Xhersi
283-Ramiz Ali Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
284-Sllobodanka Pjetri nga Mali i Zi me banim në Nju – Xhersi
285-Rakip Hysenaj nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
286-Isa Halilaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork
287-Isuf Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork
288-Zeqir Halili nga Tropoja me banim në Nju – Jork
289-Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork
290-Esat Ali Gashi nga Kukësi me banim në Nju – Jork
291-Nezir Meta nga Kukësi me banim në Nju – Jork
292-Mal Mehmeti nga Tropoja me banim në Nju – Jork
293-Ibrahim Margjeka nga Tropoja me banim në Nju – Jork
294-Kadri Hamza nga Tropoja me banim në Nju – Jork
295-Rustem Bajrami nga Tropoja me banim në Nju – Jork
296-Hamza Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
297-Skënder Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
298-Muharrem N-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
299-Beqir H-Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
300-Ali Berisha nga Tropoja me banim në Nju – Xhersi
301-Bajram Ukperaj nga Kukësi me banim në Nju – Jork
302-Halil Nezaj nga Tropoja me banim në Nju – Jork
303-Mirzak Turdiu nga Tirana me banim në Nju – Jork
304-Nexhip Dauti nga Vlora me banim në Nju – Xhersi
305-Perlat Nolja nga Vlora me banim në Nju – Xhersi
306-Rexho Kapaj nga Vlora me banim në Nju – Xhersi
307-Kimet Kojtari nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi
308-Adem Mollani nga Pogradeci me banim në Nju – Xhersi
309-Gjok Koleci nga Shkodra me banim në Nju – Jork
310-Nikoll Maçi nga Shkodra me banim në Nju – Jork
311-Gjok Zef Nikçi nga Vuthaj me banim në Nju – Jork
312-Nik Vesel Camaj nga Malësia me banim në Nju – Jork
313-Bajram Arifi nga Tropoja me banim në Nju – Jork
314-Asllan Muja nga Kukësi me banim në Nju – Jork
315-Alfred Përgjini nga Tirana me banim në Nju – Jork
316-Fred Bibla nga Tirana me banim në Nju – Jork
317-Shëndet Ferra nga Tirana në Waterburry Ct
318-Petrit kupi nga Kruja në Nju Jork
319-Valentin Zef Balaj nga Shkodra në Nju Jork
320-Bektesh Sakipi nga Struga në Nju Jork
321-Mustafa Henci kosovar në Nju Xhersi
322-Kadri Bajram Gashi nga Kukësi në Nju Jork
323-Gjon Baftia nga Shkodra në Nju Jork
324-Muse Xherko nga Tropoja në Nju-Jork
325-Zylfie Zherka nga Tropoja në Nju-Jork
326-Flamur Ukperaj nga Kukësi në Nju-Jork
327-Luan Gashi nga Kukësi në Nju-Xhersi
328-Agron Gjokaj nga Kukësi në Nju-Jork
329-Hamdi Uruçi nga Shkodra në Nju-Jork
330-Eduard Liço nga Korça në Nju-Jork
331-Agim Karagjozi nga Gjirokastra në Nju-Jork
332-Reis Agai nga Vlora në Nju-Jork
333-Skënder Meka nga Korça në Nju-Xhersi
334-Abdyl Henci kosovar në Nju-Xhersi
335-Hysen Dyshku nga Elbasani në Nju-Jork
336-Koço Rizo nga Saranda në Nju Jork
337-Nasho Shteto nga Saranda në Nju Jork
338-Hiqmet Muça nga Korça në Stamford të Connecticut
339-Jahja Manelli nga Korça në Nju-Xhersi
340-Rifat dhe Jonuz Ndreu nga Dibra në Nju-Xhersi
341-Tili Shehu nga Tirana në Nju-Jork
342-Roland Shehu nga Tirana në Nju-Jork
343-Marko Pashko Tinaj nga Shkodra në Nju-Jork
344-Emin Methasani nga Rrogozhina në Detroit
345-Kasem Mekshi nga Kukësi në Nju-Jork
346-Vuksen Vuksani nga Malësia në Nju-Jork
347-Idriz Fetahu nga Shkodra në Nju-Jork
348-Kujtim Kosovari nga Kosova në Nju Xhersi
349-Agim Gjoka nga Kukësi në Nju-Jork, i arr i ri
350-Milto Kola nga Lushnja në Boston
351-Anton Malaj nga Shkodra në Boston
352-Ardian Hamulli nga Tirana në Nju Jork
353-Skënder Papdeja nga Kukësi në Nju Jork
354-Rinak Papdeja nga Kukësi në Nju Jork
355-Gëzim Muka nga Tepelena në Waterburry
356-Harillaq Rizo nga Saranda në Nju-Jork
357-Ligor Tata nga Tirana në Nju-Jork
358-Nikolin Pleqi nga Elbasani në Nju-Jork
359-Petro Papa nga Elbasani në Nju-Jork
360-Xhelal Sukniqi nga Shkodra në Boston
361-Astrit Çela nga Tirana në Boston
362-Martin Cara nga Shkodra në Detroit
363-Xhemail Shala nga Shkodra në Nju-Jork
364-Rrok Merkolaj nga Shkodra në Nju-Jork
365-Ndoc Vuçinaj nga Shkodra në Detroit
366-Zef Nikaçi nga Vuthaj në Nju-Jork
367-Skënder Neziri nga Dibra në Nju-Jork
368-Ndue Markagjoni nga Mirdita në Nju-Jork
369-Haki Ndreu nga Dibra në Hartford
370-Haki Terpeza kosovar në Stamford
371-Martin Fran Lulgjuraj nga Malësia në Detroit
372-Nok Lulgjuraj nga Malësia në Detroit
373-Alfons Pelinxhi nga Korça në Nju-Xhersi bashkë me të vëllanë
374-Mark Koliqi nga Shkreli në Nju-Jork
375-Nik Kol Cani nga Shkodra në Nju-Jork
376-Gjeto Rukaj nga Malësia në Nju-Jork
377-Maria Rukaj nga Malësia në Nju-Jork
378-Lekë Kol Rukaj nga Shkodra në Nju-Jork
379-Gjok Ded Zef Nikçi nga Vuthajt në Nju-Jork
380-J-Lulgjuraj nga Malësia në Nju-Jork

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat