Jeta luksoze e Fidel Kastrot: 20 vila, ishull privat, jaht dhe dashnore pafund

Speciale

Jeta luksoze e Fidel Kastrot: 20 vila, ishull privat, jaht dhe dashnore pafund

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 12:22
Fidel Kastro

Ai deklaronte publikisht se jetonte me 20 dollarë në muaj dhe e përçmonte jetën luksoze dhe borgjeze.

Por, ndërsa në publik shfaqej si një revolucionar idealist, në të vërtetë Fidel Kastro bënte një jetë super luksoze.

Në kohën që Kuba ishte e zhytur në varfëri dhe mjerim, Kastro kishte 20 vila në Karaibe, përfshi një ishull privat që e vizitonte me jahtin e tij, dhe dashnore pafund, duke qenë se ishte një feminist i çmendur.

Mes dashnoreve përdoren emra të tillë si aktorja Gina Lollobrigida, e deri tek një kërcimtare minorene, që thoshte se ai tymoste duhan edhe gjatë seksit.

Fiksimi i Kastros pas seksit i kishte dhënë nofkën “kali”: Ai pëlqente femrat kubaneze të çdo ngjyre dhe prejardhje.

Ai i tha një gazetari se fiksimi i tij pas seksit e kishte larguar nga Kisha Katolike, teksa në Havana thuhej se sa herë bënte seks, ai i mbante çizmet veshur, pasi ‘armiqtë mund të godisnin nga momenti në moment’.

Kastro kishte dashnore edhe në moshë të thyer, teksa përdorte viagra.

Dashnoret e tij të preferuara ishin përkthyeset dhe stjuardesat.

Ish-truproja i Kastros për shumë vite, Huan Reinaldo Sançez, ka shkruajtur një libër për jetën e tij sekrete.

Sipas tij, Kastro ka një pasuri që i kalon 100 milionë sterlina.

Sançez shkruan se teksa kubanët mezi siguronin bukën e përditshme, Kastro peshkonte në ujërat e kristalta të ishullit të tij privat. Njësoj si Luigji XV.

Ai shkruan se ky ishull privat ishte si Kopshti i Edenit, teksa në të e vizitonin edhe miq të famshëm, si shkrimtari Gabriel Garsia Markez.

Raportohet se ai ka pasur edhe një minierë të vogël ari.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat