2017-a në 10 data

Speciale

2017-a në 10 data

Më: 2 janar 2017 Në ora: 16:00
Donald Trump dhe Barack Obama

Betimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe fillimi i Brexit-it bëjnë pjesë mes 10 ngjarjeve që do të shënojnë vitin 2017.

– 1 janar : NJU JORK – Hyn në funksion sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

– 20 janar: UASHINGTON – Barack Obama lë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, presidenti i 45-të, bën betimin.

– 31 mars : LONDËR – Data e fundi, në të cilën kryeministrja britanike Theresa May premtoi se do të aplikonte nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, procedurë zyrtare që do të nisë divorcin e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian.

– 23 prill: FRANCË – Zgjedhje presidenciale (turi i dytë më 7 maj)

– 19 maj : IRAN – Zgjedhje presidenciale

– 5 gusht : LONDËR – Kampionati botëror i Atletikës (deri më 13)

– 8 gusht : KENIA – Zgjedhje presidenciale

– 13 shtator: LIMA – Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (CIO) zgjedh qytetin organizator të Lojërave Olimpike 2024.

– Shtator: Tetor: Gjermani – Zgjedhje legjislative

– 6 nëntor: BONN (Gjermani) – COP23 nën presidencën e Fixhit (deri më 17).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat