Studimi: Në 6 muaj, raca njerëzore do të shfaroset

Speciale

Studimi: Në 6 muaj, raca njerëzore do të shfaroset

Më: 5 janar 2017 Në ora: 19:59
Ilustrim

Shkencëtarët kanë gjetur një formulë të re e cila llogarit përkatësisht 100 ditë në shfaqjen e zombive. Të mbijetuarit do jenë më pak se 100 persona, të cilët do mbijetojnë vetëm 6 muaj e më pas do të kenë të njëjtin fat si i tërë njerëzimi, duke u kthyer në zombi.

Studentët në Universitetin e Leicesterit, Angli llogaritën kohën e saktë sa kohë do të duhej që virusi i zombive të prekte çdo individ në Tokë. Ata krijuan një model ku përfshihej e gjithë popullata e Tokës. Virusi shpërndahet sapo një person ka kontakt fizik me një tjetër.

Apokalipsi i zombive është shumë i përfolur dhe njihet si mit nga njerëzimi i cili frikësohet ditës kur trupat njerëzorë tashmë të dekompozuar në varret e tyre, do të ngrihen dhe do marrin nën kontroll botën. Ndërkohë, sipas një tjetër teorie, fundi i botës do të vijë pikërisht këtë vit, kur një planet i njohur si Nibiru, do të përplaset me planetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat