E quante princeshë: Ja si duket sot vajza e Pablo Eskobarit, kapos së drogës

Speciale

E quante princeshë: Ja si duket sot vajza e Pablo Eskobarit, kapos së drogës

Më: 10 janar 2017 Në ora: 09:50
Juana Manuela Marroquin me prindërit e saj

Juana Manuela Marroquin ishte vetëm 10 vjeç kur policia vrau babain e saj narkotrafikantin, Pablo Eskobar.

Për vajzën e Eskobarit dihet shumë pak. 22 vjet pas vrasjes së të atit është bërë publike vetëm një foto se si duket “princesha” e kapos.

Kur agjentët ekzekutuan liderin e kartelit të Medelinit, vajza u largua nga vendi së bashku me të ëmën dhe vëllain. Ata ndryshuan identitet. Familja e Eskobarit emigroi drejt Argjentinës.

E vetmja foto e saj, se si duket në moshën 32 vjeçare, është ajo ku ka dalë pranë vëllait dhe të ëmës, përcjell tvklan.al.

E përkëdhelura e kapos më të fuqishëm në historinë e narkotrafikut, ka preferuar të mbajë një profil të ulët, madje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë intervistë.

Për vajzën e Eskobarit është shkruar një libër nga autori José Alejandro Castaño, me titullin: Mbylli sytë “princeshë” (Cierra los ojos, princesa). Kjo ishte shprehja që i thoshte gjithmonë i ati.

Thuhet se vajza e kapos jeton e fshehur dhe vuan nga depresioni. Që prej vitit 1993 nuk kishte asnjë sinjal prej saj. Pas publikimit të fotos me familjen, vajza ka humbur sërish gjurmët.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat