5 ngjarje kozmike që mund të shkatërrojnë Tokën

Speciale

5 ngjarje kozmike që mund të shkatërrojnë Tokën

Më: 27 janar 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Nëse pyesni veten se cili është kërcënimi më i madh për ekzistencën e njeriut, atëherë me siguri do të mendoni për ndonjë luftë bërthamore, ngrohjen globale apo një sëmundje pandemike në shkallë të gjerë.

Por, sipas shkencëtarëve 5 ngjarje kozmike kanë potencial të zhdukin Tokën.

Daniel Brown, lektor i astronomisë, thotë se edhe pse disa janë ngjarje vdekjeprurëse, të tjerat thjesht do të shkaktojnë probleme si humbja e energjisë elektrike dhe internetit.

Fatkeqësitë kozmike të mëposhtme janë vetëm disa mënyra se si ekzistenca e njerëzimit mund të rrezikohet rëndë ose të zhduket.

Shpërthimi diellor 

Dielli ynë nuk është një yll aq i qetë si mund të mendoni ju.

Ai krijon fusha të forta magnetike që gjenerojnë spote (pika, njolla) madhështore dielli, ndonjëherë shumë më të mëdha se Toka.

Stuhia diellore magnetike më e fuqishme që ka goditur Tokën ka ndodhur në vitin 1859.

Image

Zgjerimi i diellit

Pesë miliard vjet nga tani, dielli do të jetë kthyer në një yll të kuq gjigand, gati njëqind herë më i madh se madhësia e tij aktuale.

Ne tashmë e dimë se dielli ynë do të jetë më i madh dhe më i ndritshëm, në këtë mënyrë me siguri ai do të shkatërrojë çdo formë të jetës në planetin tonë.

Në fund të evolucionit të tij, shtatë miliard vjet nga tani, dielli do të bëhet një yll i vogël i bardhë.

Ndikimi i asteroidit

Tani ne jemi të vetëdijashëm për rrreziqet që asteroidët përbëjnë për njerzimin.

Në fund të fundit mendohet se ata kanë kontribuar në zhdukjen e dinosaurëve.

Shkencëtarët janë duke zhvilluar sisteme për të na mbrojtur kundër disa asteroidëve të vegjël që mund të na godasin.

Por, kundër atyre të mëdhenjve ne jemi mjaft të pafuqishëm.

Shpërthimi i rrezeve Gama

Shpërthimet ekstremisht të fuqishme të energjisë të quajtura ‘shpërthimi i rrezeve Gama’ mund të shkaktohen nga sistemet e yjeve binarë (dy yje që rrotullohen rreth një qendre të përbashkët) dhe supernovat (eksplodimi i  yjeve).

Këto shpërthime të energjisë janë jashtëzakonisht të fuqishme, sepse ato e përqëndrojnë energjinë e tyre në një rreze të ngushtë që zgjat jo më shumë se disa sekonda ose minuta.

Rrezatimi që rezulton vetëm nga një prej tyre mund të dëmtojë dhe shkatërrojë shtresën tonë të ozonit, duke e lënë jetën të pambrojtur ndaj rrezatimit të ashpër UV të diellit.

Supernova

Një supernova ndodh kur ka një ndryshim në bërthamën e një ylli.

Lloji i parë i supernovës është në sistemet binare të yjeve kur një nga dy yjet, vjedh material (lëndë) nga ylli i tij shoqërues.

Përfundimisht, ai akumulon shuëm materi dhe kështu shpërthen, duke rezultuar në një supernova.

Lloji i dytë i supernova ndodh në fund të jetës së një ylli të vetëm.

Yjet e lëvizshëm

Ndërkohë që një yll mund të endet në rrugën e tij përmes Rrugës së Qumështit, ai mund të vijë aq afër diellit tonë sa të bashkëveprojë me ‘Oort cloud’ në buzë të sistemit diellor, i cili është burimi i kometave tona.

Kjo mund të çojë në një mundësi në rritje që një kometë e madhe të përplaset me Tokën. (Oort cloud- një guaskë e zgjatur e objekteve të akullit që ekzistojnë në skutat e sistemit diellor)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat