Rrëfimi i pabesueshëm i burrit që iu rrahën 3 breza rresht nga regjimi serb!

Speciale

Rrëfimi i pabesueshëm i burrit që iu rrahën 3 breza rresht nga regjimi serb!

Nga: A.Zh Më: 29 janar 2017 Në ora: 01:45
Nue Nrecaj nga fshati Doblibare nga Komuna e Gjakovës

Nue Nrecaj nga fshati Doblibare nga Komuna e Gjakovës, ka rrëfyer se si i janë rrahur tre breza të familjes nga regjimi serb.

Duke folur për një televizion lokal, Nrecaj ka treguar se nga viti 1935 e deri më 1992, në këtë fshat janë maltretuar 300 banorë, me arsyen se ata ishin myslimanë.

Por, ai ka mohuar të jetë mysliman, madje ka theksuar se Millosheviqi i ka gënjyer të gjithë duke thënë se po lufton me myslimanë, shkruan Bota sot.

“Krejt botën e ka rrejt Millosheviqi se jena tui luftu me myslimanë e unë nuk jam mysliman. Prej 35-tës e deri më 92 janë rrah 300 shqiptarë në Doblibare, veç një e kemi sheh, po ne e kemi pranu, nuk kemi pas kurrë problem se e kemi vëlla”, ka thënë Nrecaj ndër të tjerash.

Ai ka cituar thënien e njohur të Gjergj Fishtës, duke thënë se feja e shqiptarit është vetëm Shqiptaria.

“Jo Roma e as Stambolli, po nënë Teuta e babë Agroni, vëlla e motër e kem veç pishtolën”, ka theksuar Nrecaj./BS/

Ndiqni më poshtë rrëfimin e tij:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat