Urdhrat Ekzekutivë: Çfarë mund dhe çfarë s’mund të bëjë Presidenti i SHBA-së

Speciale

Urdhrat Ekzekutivë: Çfarë mund dhe çfarë s’mund të bëjë Presidenti i SHBA-së

Më: 29 janar 2017 Në ora: 19:47
Presidentët e SHBA-së

Çdo president, qysh prej kohës së George Washington, ka përdorur pushtetin ekzekutiv në një mënyrë apo tjetrën – disa më shumë se të tjerët.

Paraardhësi i Donald Trump-it, Barack Obama, ishte përdorues i zellshëm i pushtetit të vet ekzekutiv. Ai ndoqi një traditë të gjatë të presidentëve duke përdorur lëvizje të njëanshme për t’i shmangur ligjvënësit këmbëngulës.

Më poshtë mund t’i lexoni disa gjera rreth lëvizjeve të njëanshme të Donald Trump-it – çfarë mund dhe çfarë nuk mund të arrijë me to.

Urdhri Ekzekutiv

Urdhri ekzekutiv është një dokument zyrtar i nënshkruar nga presidenti që njofton rreth një politike qeveritare. Përmes urdhrit ekzekutiv, presidenti i jep udhëzime departamenteve dhe agjencive të Qeverisë për atë se si të veprojë në një fushë të caktuar.

Urdhri ekzekutiv është ligjërisht i detyrueshëm, si dhe i shkruar në gazetën zyrtare të Qeverisë, “Regjistri Federal”. Çdo urdhër ekzekutiv numërohet.

Urdhrat ekzekutivë nuk mund ta përmbysin një ligj të aprovuar nga Kongresi. Të kufizuar në fushëveprime, pushteti i tyre nuk është aq i gjerë sa i një cope legjislacioni.

Presidenti Trump mund ta përmbysë cilindo nga urdhrat ekzekutivë të ish-presidentit Barack Obama, njësojë siç mund ta bëjë edhe pasardhësi i Trump-it në të ardhmen.

Si do të dukej urdhri ekzekutiv në jetë reale?

Presidenti Obama përdori memorandume për ta nisur politikën “Veprimi i Shtyrë për Mbërritjet e Fëmijëve”, i cili kishte për qëllim që t’i largonte nga hija njerëzit e sjellë në SHBA ilegalisht sa ishin fëmijë.

Ai nuk ka mundur t’iu japë atyre nënshtetësinë amerikane, apo t’i bënte banorë legal përgjithmonë pa ndihmën e Kongresit, megjithatë ai u dha atyre një status të përkohshëm legal. Presidenti Trump mund shumë lehtë ta shfuqizojë këtë vendim.

Sa shpesh përdoren urdhrat ekzekutivë?

Numri i përgjithshëm i urdhrave ekzekutivë që çdo president i ka përdorur dallon. Presidenti Obama përdori 277 urdhra ekzekutivë gjatë dy mandateve si president. George W. Bush përdori 291, Bill Clinton 264 dhe Ronald Reagan 381.

Si përdorën veprimet ekzekutive?

Presidenti Obama shfrytëzoi disa nga këto lloje të tjera të veprimeve ekzekutive me më shumë shpeshti se urdhrat ekzekutivë.

Trump mund shumë lehtë t’i përmbysë disa nga këto.

Ai filloi duke e përmbysur urdhrin ekzekutiv të Obamas i cili e kishte përmbysur politikën e George W.Bush. Vendimi i Obamas lejoji që SHBA t’i financojë disa grupe ndërkombëtare të cilat përdornin fondacione jo-amerikane për t’i ndihmuar abortit. Trump do ta ndalojë këtë.

Kongresi mund të ndërhyjë në autoritetin ekzekutiv të Presidentit duke e kufizuar financimin për një program të caktuar, apo përpilimin e një ligji i cili në mënyrë eksplicite e parandalon një urdhër ekzekutiv nga futja në fuqi. 

Urdhrat dhe veprime ekzekutive janë më të dobëta në krahasim me ligjet e aprovuara nga Kongresi

Për dallim nga veprimet ekzekutive, një ligj fillon në Kongresi si projektligj, dhe aprovohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, dhe nënshkruhet nga presidenti.

Ligjeve po ashtu iu nevojitet nënshkrimi i shumë zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë që të aprovohen – që do të thotë se presidenti nuk është pronari i vetëm politikan i çfarëdo cope të legjislacionit.

Por ligjet, bazuar në dizajn, janë shumë të vështira për t’u miratuar. Pakica në Kongres mund të ndalë pothuajse çdo gjë që organizon kundër. Një ligji mund t’i duhen vite të tera planifikimi dhe lobimi për ta gjetur momentin e duhur për t’u aprovuar. Veprimet e presidentit, të përkohshme dhe kufizuara, mund të miratohen me një nënshkrim të stilolapsit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat