Legjenda urbane rreth fantazmave

Speciale

Legjenda urbane rreth fantazmave

Më: 31 janar 2017 Në ora: 11:26
Ilustrim

I keni parasysh ato rrugët që çojnë në fshatrat më të thella, ku kalojnë ditë, ndoshta edhe javë pa kaluar asnjë veturë? Eh, ato me të vërtetë janë të frikshme.

Fantazmat autostoperë

Legjendat shkojnë deri në vitet 1930, se varrezat ‘Resurrection’ në Çikago kanë një autostopere të quajtur “Resurrection Mary”, apo në përkthim, Mary e ringjallur. Thuhet se kjo fantazmë është veshur me fustan festiv. Ajo i ndal veturat dhe, kur vetura mbërrin te varrezat, ajo zhduket. Besohet se ajo është ‘banore’ e asaj varreze, që e ka humbur jetën duke shkuar në një vallëzim.

Dritëhijet

Dritëhijet midis Misurit dhe Oklahomas janë ndër fenomenet e mirënjohura të dritës. Edhe pse askush nuk e di se çfarë janë këto drita, ato duket të jenë diçka që mbesin aty dhe që raportohen vazhdimisht. Me gjasë ato janë të lidhura me tokën, gjeologjinë, etj.

Rrugët që nuk çojnë askund

“Whiskey Hollow” është shembull i rrugëve që nuk çojnë askund dhe gjendet në Nju-Jork, afër Balduinsvillit. Kjo rrugë me pemë të zeza anash, ka shumë legjenda që shoqërohen me të, duke filluar nga takimet e grupit racist KKK, e deri te satanistët. Thuhet se shpirtrat e viktimave fëmijë dalin në rrugë duke bredhur pa cak.

Urat me fantazma-fëmijë

Ka shumë vende në SHBA që kanë ura të tilla. Bëhet fjalë për ura me legjenda ose të fëmijëve që vdesin aty, apo të fantazmave të tyre që i kanë pushtuar ato ura për qëllime të ndryshme. Fantazmat-fëmijë ende dëgjohen duke qarë, e ndonjëherë edhe shihen. Ura të tilla ka në Ohajo, Oklahoma, etj.

Fantazmat e përmendoreve skaj rrugëve

Bëhet fjalë për ato përmendoret që ndërtohen afër rrugëve, në vendet ku kanë ndodhur aksidente fatale. Një legjendë e tillë përfshin një aksident që ka ndodhur në Arizona, viteve 1950, kur supozohet ta kenë humbur jetën një çift bashkëshortor, kur vetura e tyre ishte goditur për shkëmbi. Thuhet se, nëse kalon asaj rruge pas mesnate, mund ta shohësh veturën e këtij çifti në anën tjetër të rrugës, bile ka mundësi që ata ta bëjnë me dorë, duke kërkuar ndihmë.

Cila është rruga më e pushtuar nga djajtë?

Rruga “Clinton” në Nju Xhersi thuhet të jetë rruga më e pushtuar nga djajtë në Amerikë. Si mund ta meritojë një epitet të tillë një rrugë? Kjo mund të ketë të bëjë me pamjen e saj, me rastet e vdekjeve që kanë ndodhur në të, me historitë dhe legjendat e vjetra, me fantazmat, etj. Në vendin që quhet “Kthesa e njeriut të vdekur” thuhet se paraqitet shpirti i një djali, i cili, nëse ti kollitesh, ai të përgjigjet po ashtu me kollitje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat