50 agjentët sekretë shqiptarë më të famshëm në botë

Speciale

50 agjentët sekretë shqiptarë më të famshëm në botë

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Spiunët shqiptare që kanë punuar për Sigurimin, por edhe ata që kanë punuar për CIA-n dhe KGB-në. Agjentët shqiptarë që kanë punuar për shtetin shqiptar, por dhe për shtete të huaja.  Ata që kanë punuar me nder, e ata që kanë lenë pas punës së tyre turp. Në këtë speciale do të vijnë historitë e 50 prej tyre, të rrëfyera në media e libra nga ish-agjente të Shërbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nëpërmjet kujtimeve të ish-kreut të Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmëria. Paradokset dhe lojërat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vështirësitë, si dhe ndërhyrjet nga shërbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i pare dhe i famshëm shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet '20. Ne saje te aftësive te tij, ai ki kishte arritur t'u kalonte shume informacion jugosllaveve. Për këtë arsye, ne vitin 1924 pas ndihmës qe jugosllavet i dhanë Zogut për te ardhur ne pushtet, ata i kërkuan këtij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t'i jepej posti i Ministër i Brendshëm. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojën qe bënte kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqipëria dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje ne kafe "Passage" ne qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

"Ciceroni"

Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin "Ciceroni". Ai u be një nga spiunet me te famshëm gjate Luftës se Dyte Botërore, ne kohen kur punonte si kamerier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. "Ciceroni" arrin t'u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha këto ne shkëmbim te parave. Brenda një kohe te shkurtër, ai arriti te mbledhë rreth 300 mije sterlina, një shume jashtëzakonisht e madhe ne atë kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. "Ciceroni" arrin te arratiset se bashku me te gjitha paratë e tij te cilat rezultuan te ishin false. "Ciceroni" vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anëtar i grupit special te Ministrisë se Brendshme, ai njihej me pseudonimin "Mali". Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollën e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigadës se Pare Sulmuese me funksione nga zëvendëskomandant kompanie deri ne zëvendëskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatw mujorë për oficer dhe mori detyrën komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nëntor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzën e bashkëpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajësinë. Ne këtë vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin "Mali" dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

"Dragoi"

Ne librin "Mëkatare" te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shtetëror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjerësisht dosja "Dragoi", e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. "Dragoi" vlerësohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne libër shpjegohet se fillimisht "Dragoi" u fut ne Sigurim me qëllimin e vënies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanërisht veprimtarinë e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne atë kohe ishte nen shënjestër grupi "armiqësor" i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranës, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga këto rrethe letrare, "Dragoi" mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarinë ne këtë drejtim.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave te punëtoreve ne NSHFP te Kukësit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndërmarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai për qëllime përfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonjë dënimi, ai i kishte zënë prite makinës qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mbërritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t'i shërbente me besnikëri çdo urdhri te saj. Kështu ai punoi për UDB-ne, ne varësi te Mirko Vukoviq, një agjent i rrezikshëm qe punonte kundër Shqipërisë, duke organizuar njësi me qellim rrëzimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

"Martini"

Agjenti radist ishte larguar nga Shqipëria ne ditët e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqipëri pas kapitullimit te Italisë. Sipas librit "Mëkatare 2", ai u vesh me rrobat e një ushtari qe mbeti ne Durrës dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere këtë vepër për shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte për përmbysjen e atij regjimi. Ne këto kushte, atij iu njoh statusi i te mërguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. "Martini" ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe shërbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata për planet e te arratisurve, te cilat gjithmonë dështonin ne saje te këtij dekonspirimi. Gjithashtu, "Martini" shërbente si baze informacionesh për agjentet e tjerë te ngarkuar me misione ne Itali.

Koll Qefalia

Nen pseudonimin e "Nishozit" fshihej Koll Qefalia, kryetar i Këshillit Popullor ne një zone te Mirditës. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe "Luani", agjentit te shërbimeve sekrete italiane. "Nishozi" ishte njeriu qe luajti rolin e ndërmjetësit për takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistencës. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit për te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithëse "Nishozin" e konsideronin si një nga armiqtë me te mëdhenj, e vlerësojnë shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, "Nishozi" i kamuflonte lëvizjet e tij. Qefalia kapet pas një kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilësohet nga ekspertet e Shërbimeve Sekrete si një nga agjentet me te famshëm shqiptare. Po ndryshe nga teoritë e shumta qe janë hedhur për rolin e tij ne Shërbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij "Shërbimi i Fshehte", e cilëson atë si dopioagjent ne favor te interesave te Shqipërisë. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zbërthehej "Balcan American Branche" (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Ndërkohe pseudonime te tjera si "Mjekra", "Misha" etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi depilojnë me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandës legjende te Hamit Matjanit, ne shkëmbim te kërkesave te tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit është futur ne ketë shërbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait te tij ne vitin 1945. Por ne mënyrë te drejtpërdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. "Mendoja se me kishin thirrur për punën time ne zonën ne veri, gjë e cila mu përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjetër", ka rrëfyer Dodani për median. Sipas shënimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: "Ti je Mark Dodani!". "I thashë se unë jam", - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibës: "Mos e kërko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne". Kështu, për 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret janë "Xhakoni" e "Studenti".

Alush Leshanaku

Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me një trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne shërbim te fashizmit, teksa rekrutonte "Giovani Fashisti", te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin "Luani", punon si agjent i shërbimit sekret italian me mision ne Shqipëri. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t'i organizonte ato qe ishin për rrëzimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte një nga agjentet me te rrezikshëm për Sigurimin e Shtetit, cilësohej si "Gjenerali i Perdes se Hekurt". Alush Leshanaku, i njohur me kodin "Luani", kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrisë se Brendshme qe kishin si qellim depërtimin ne radhën e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin "Tomorri". Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko për pese vjet ka kapur 120 banditë. Taktika e tij ishte qe t'i përçante banditët, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qëllimin për t'i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesën me te madhe te rasteve ai e arrinte këtë me dollitë qe ngrinte.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte "Besniku". Një nga figurat kryesore te diktaturës deri ne vitet '80, kur u akuzua si "armik i popullit dhe i partisë", ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilësohej si legjenda e shërbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistencës, një organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithë agjentet e huaj si dhe banda qe synonin përmbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithëse me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetëm 23 vjeç kur u emërua shef i Sigurimit te Ushtrisë. Studimet për këtë detyre i kreu ne Shkollën e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushën e agjenturës dhe te çështjeve te policisë. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet '50. Me cilësitë e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrisë se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emërua ministër i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

Pal Melyshi

Pal Melyshi, me pseudonimin "Furtuna", ishte një nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte një komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shume i vështire, pasi te gjithë e njihnin për komunist. "Furtuna" u vra nga sigurimsat ne një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot ne momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Dëshmorja nga Puka ka qene një nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandës, "Keqanaj", te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne sytë e fëmijëve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar për "Tirana Observer", se vejusha ishte një agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shërbimi pas kërcënimeve te bandave, se ajo do te vihej ne shërbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmëronte fundin tragjik te Perlës. Ndërsa banda "Keqanajt" strehohej ne shtëpinë e saj, e cila nuk dyshonte për Prelen, , agjentja ve ne jete planin. "Pashka çorienton "kryebanditin". I mbushi rende çantat me ushqime, djathë, turshi, buke, ndërkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gurë, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin për t'iu ikur forcave qe i kishin rrethuar", rrëfen Dodani. Kryebanditi arrin te shpëtoje, dhe me gjithë se Perlës iu kërkua te linte banesën, nuk pranoi, me shpresën se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne sytë e fëmijëve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin "Mekatare 2" te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte një intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad për Drejtësi. Ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja për te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne libër, ne Shërbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitës turistike qe beri ne Shqipëri ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai është protagonist i asaj me emrin "Misioni Apollon", e cila kishte si qellim normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje, Shqipëri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njëjtën kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret grek, Asfali, gjë e cila nuk vërtetohet ligjërisht.

Ymer Kondo

Një agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart një histori mjaft interesante. I ardhur nga një familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listën e personave qe konsideroheshin armiq te klasës punëtore. I rritur me këtë njolle ne biografi, ai ishte një person i izoluar nga shoqëria dhe njerëzit. Por, për çudi, ai pranoi te punonte për Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne një nga arrestimet e tij, një nga gjeneralët e Ministrisë se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne një kurs te veçante për ta stërvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me një te shkuar te tille, te gjithë besonin se Kondo ishte një i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe "Njekovin", një poliagjent te njohur.

"Papastrati"

Një nga agjentet me te njohur është edhe ai me pseudonimin "Papastrati". Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne një qytet ne jug te Shqipërisë. Për shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar për llogari te agjenturave greke. "Papastrati", sipas Budos, kishte arritur te ngrinte një rrjet te fuqishëm informatorësh ne jug te Shqipërisë për llogari te agjenturës greke. Ne vitet '70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale një kombinacioni te përsosur, "Papastratin", i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vene ne shërbim te grekeve. Me pas agjenti "Papastrati" rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe bën një loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Shërbimin e Fshehte Grek.

"Berlini"

Agjenti "Berlini" është padyshim një nga agjentet me te mistershëm shqiptare. Kjo për shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjëherë nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur një anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen "Berlini" nuk ka shënime nga drejtues eprore si dhe vlerësime për informacionet qe ka dhëne. Karakteri i këtij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione për Sigurimin e Shtetit.

"Gramafoni"

"Gramafoni" është një nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me një histori te veçante me karakter përgjithësues për sa i përket formave dhe metodave te veprimtarisë se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin "Garmafonin" ne Shqipëri, i bene një kurs intensiv. "Gramafoni" u fut ne Shqipëri ne vitet '50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe përndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjëherë ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap "Gramafoni" pranoi qenien e tij ne shërbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi për Sigurimin e Shtetit, duke bere një loje te dyfishte. Për te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos për disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dërgon atë jashtë vendit për interesa te tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye ne çështje dite ne vitin 1953, ku u shënua si incident i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Për këtë ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshëm te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursën e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Ndërkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vëzhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne "Mekatare 2" se ne dosjen e tij kishte raporte te hollësishme për Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilët 12 konsiderohen te rrezikshëm. Adem Rama ishte i biri i një shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe përkonte me kohen e gjimnazit, ai kërkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte një djalë inteligjent dhe i shkathet.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qene një agjent i shërbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar për një kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga shërbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te shërbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga shërbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dërgohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnjë rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsisë dhe intuitës se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin për llogari te saj ne Shqipëri.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qene një agjent i shërbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete italiane gjate kohës se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqipëria se bashku me mikun e tij dhe agjentin e shërbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dërgohen me mision ne Shqipëri, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gëzonin edhe një mbështetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne këtë periudhe shërbimi i zbulimit e kundërzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depërtimin e personave apo grupeve speciale ne këto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

Dielli

Një nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I dërguar për te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit "Dielli", me origjine çame, oficer i shërbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Për këtë arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli "Diellin" ne mënyre sekrete dëshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçëm dëshmori. Pas disa vitesh, kundërzbulimi i Shërbimit Sekret Shqiptar vërtetoi se "Dielli" ishte shëndoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendrës se shërbimit te jashtëm sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqipëri. Kjo tregoi se agjenti sekret "Dielli" kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar shërbimet sekrete shqiptare.

Et'hem Çako

Ka qene një nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqipëria. Pas largimit nga Shqipëria ne fund te Luftës se Dyte Botërore si kundërshtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dërgohet ne Shqipëri me mision për te organizuar luftën kundër rrëzimit te regjimit te Enver Hoxhës. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te përgatiste terrenin për zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjëherë rob i tyre sa zbarkon ne Shqipëri.

"Gaveta e Vjeter"

Ndue Zefi, me pseudonimin "Gaveta e vjetër", mund te quhet padyshim si një nga agjentet me frutdhënës te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve '40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, "Gaveta e vjetër", me origjine nga një fshat i Mirditës, dha një kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversantë ne atë kohe. I kamufluar si një anëtaret i këtyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me shërbimin sekret jugosllav qe shërbente ne ato ane. Por agjenti i shërbimit sekret do kishte një fund tragjik, pasi vetëm pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e një skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte një agjent dopiorol. Ai e pranon këtë fakt edhe përpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithë agjentet e shërbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftës Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndërsa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Ndërkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne këto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne mënyrë sekrete dhe pasi zbërthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zëvendësministri, “gjenerali” dhe një nënkolonel e këshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qene një nga agjentet shqiptare qe punonte për llogari te agjenturës italiane ne fund te viteve '40. Ai ishte cilësuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe për ketë arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirditës ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura për te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me bandën e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. "Grupi Special" i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim është cilësuar si një nga agjentet me te mirët e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqipëria ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne atë kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçës. Gjate kësaj kohe ai qëndroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga shërbimet sekrete te huaja. Por gjate kësaj kohe, si agjent i shërbimeve te huaja, Halit Bajrami i dërgoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami bën te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anëtaret e tjerë te bandës se Mustafes te eliminoheshin. Pas kësaj ngjarje, Halit Bajrami dërgohet përsëri nga Sigurimi i Shtetit jashtë vendit.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s ne vitet '50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofkën "Tigri". I cilësuar si një nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte për llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqipëria menjëherë pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, "Tigri" kishte arritur te desantonte ne Shqipëri gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga shërbimi sekret amerikan si njeriu me i zote për te desantuar ne Shqipëri. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqipëri, ishte futur nga toka nëpërmjet Greqisë. Herën e fundit qe ai u fut ne Shqipëri ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetëm pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios ndërlidhëse. Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

"I penduari"

Ky ishte pseudonimi i një prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkëlqyera shkollën e lare për oficer dhe Akademinë Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte për një fraze, ishte dënuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne shërbim te organeve te Sigurimit si i penduar, për te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij "I penduari". Për 11 vjet, ndonëse agjent i Sigurimit, ai i është nënshtruar torturave çnjerëzore për te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarisë se tij agjenturore. Për 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me dënime disiplinore por ne fakt me shërbime tepër speciale, te përgatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me përmbysjen e diktaturës, "I penduari" fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emërohet ne funksione te larta te shtetit.

"Hutini"

"Hutini" hyn ne listën e atyre agjenteve qe bëjnë historinë famëkeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene një personalitet ne arenën e politikes shqiptare pas '90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar për 10 vjet për këtë shërbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numër 17594, paraqitet edhe veprimtaria e këtij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracisë, "Hutini" emërohet ne organet qendrore te vendit.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qene një nga agjentet shqiptare qe punonte për llogari te CIA-s. Veprimtarinë e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve '40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjerë zbarkon ne Shqipëri me detyre për te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nëndetësja doli ne sipërfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te një varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do dështonte për shkak se ranë pre e një kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Idriz Seiti, "Profesori"

Agjenti Idriz Seiti ishte anëtar i i "Grupit Special" te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne atë kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftës se Dyte Botërore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua për trimëri dhe besnikëri ndaj Partisë. Per këtë arsye, menjëherë pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne atë kohe ishte ministër i Brendshëm, emërohet anëtar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi "Profesori". Gjate veprimtarisë se tij si agjent, "Profesori" luajti një rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te shërbimeve te huaja.

Jonuz Mersini

Është cilësuar pa dyshim si një nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashtë vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet '50, arriti deri aty sa te punonte pranë mbretit Zog gjate kohës se qëndrimit te tij ne France. Gjate kësaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste për rrëzimin e regjimit komunist te dështonin. Ne vitin 1952 ai u urdhërua ne atë kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por këtë mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqipëri. Historia e tij i shërbeu me vone edhe një shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj libër qe pati shume sukses ne atë kohe.

"Kobra"

Është një nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Shërbimit Sekret. "Kobra" kishte luftuar me devotshmëri si partizan ne kohen e luftës e me pas ishte vene ne shërbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetëm te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte "arratisur" ne Amerike, ku u trajnua për dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer ndërkohe Akademinë Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. "Kobra" njihej si agjent shëtitës i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjekër e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Një nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u dënua nga te dyja shërbimet dhe qeveritë. Nga Partia e Punës u akuzua si tradhtar dhe si "shërbëtor i imperialisteve amerikane", ndërsa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqipëri disa muaj para se te vdiste. "Kobra" kreu shume funksione te suksesshme për llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qëndruar besnik te dy këtyre shërbimeve.

Koçi Xoxe

Ish-ministri i pare i brendshëm ne qeverinë e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetëm katër vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte një nga agjentet me te fuqishëm te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh për llogari te jugosllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshëm. Me 28 nëntor 1948, ai arrestohet me akuzën si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurrë akuzën dhe gjykata me pas e dënon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

"Koloneli"

"Koloneli" është cilësuar si një nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne një familje patriotike ai u rekrutua nga shërbimi sekret britanik qe ne vitet '30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftës "Koloneli" u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuhëve te shumta arriti te behej edhe përkthyesi i Enver Hoxhës gjate takimeve te këtij te fundit me misionaret angleze. Gjate kësaj kohe ai filloi te punoje edhe për Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje për Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dërgohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashtë vendit ku qëndron për një kohe te gjate.

"Loro"

"Loro", ishte një ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim "për mungese vigjilence", pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nënreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit "Mëkatare 3" te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas përjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te shërbimeve te huaja. Ai ndihmoi këto shërbime për futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasadën italiane. Një ngjarje e madhe kjo qe shënoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

Nikoll Melyshi

Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve është një nga me interesantet e shërbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne një familje, i ati te shërbente për një agjenture sekrete dhe i biri për një tjetër. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte një nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet '50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte një bande me te cilën organizonte aksione te ndryshme kundër regjimit komunist. Por ndërkohe qe ai punonte për CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

Agjenti "Profesori"

"Profesori", ishte një nga krerët e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohës se regjimit komunist, por njëkohësisht ai ishte edhe një nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij për llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dërgimin e tij jashtë vendit dhe infiltrimin e tij ne radhët e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kësaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhëna shume te vlefshme si për situatën e spiunazhit ashtu edhe për zhvillime te tjera me rendësi.

Panajot Plaku

Panajot Plaku është akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisë shqiptare, ndryshe nga miqtë e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilët u arrestuan dhe u dënuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetme pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin për llogari te shërbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithëse arriti t'i shpëtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t'i shpëtonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetëm pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte një nga anëtaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te dërguar nga CIA për eliminim e Enver Hoxhës. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durrës dhe kishte qene një njeri shume aktiv gjate Luftës Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas një konflikti me një nga krerët e partisë se këtij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqipëria se bashku me një shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kësaj periudhe ai rekrutohet nga shërbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje për ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustaqen. Por vetme pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate një përplasje me policinë Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret pranë ambasadës shqiptare ne Rome konsiderohet si një nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te këtë një rrjete te gjere informatorësh ne radhët e zyrtareve italiane, ne duart e te cilëve qarkullonin te dhëna sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifrës se Ushtrisë Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Shërbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkëpunëtoret e tij vendas. Ai u shpall "non grata" dhe u dëbua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te këtë rekrutuar rreth 25 bashkëpunëtore ne Itali.

Skender Barçi

Skender Barçi është një agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet '60. Kryesisht veprimtarinë e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte për detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga shërbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas këtyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyrën për eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhënë vete ministri i Brendshëm i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e dënoi atë vetme me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi për llogari te tyre.

Taho Sejko

Taho Sejko është cilësuar si koka e krijimit te "Grupit çam" i mbështetur dhe financuar nga shërbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, është edhe personi qe kreu rekrutimin për llogari te shërbimeve sekrete greke te vëllait te tij me te vogël, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga shërbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte një grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rëndësishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vëllain e tij. Por ndryshe nga vëllai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i shërbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre kohëve nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Por megjithatë ata shpallen fajtore, me akuzën e krijimit te grupit armiqësor çam dhe dënohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko është quajtur nga Sigurimi i Shtetit si një nga agjentet me te rrezikshëm qe kane punuar për agjenturën greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrëzimin e regjimit te Enver Hoxhës. Pas çlirimit ai mori poste shume te rëndësishme, madje ishte një nga gjeneralët e pare shqiptare si dhe kundëradmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar për llogari te shërbimeve greke nga i vëllai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vëllezërve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat për spiunazh. Ai u dënua me vdekje dhe u pushkatua po atë vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqipëria ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikës, Xhevdet Mustafa është njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqipëria për te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qëndrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur për forcën e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italisë, Mustafa se bashku me 2 persona te tjerë zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhës. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyrën e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhër te mbretit për te desantuar ne Shqipëri. Detyra e tij ishte t'i paraprinte mbërritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqipëri ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nëpërmjet tij ata realizojnë kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron këtë te fundit te zbarkoje ne Shqipëri, duke i paraqitur një situate tjetër ne vend. Pas kësaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqipëri dhe kapet menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetme pak dite qe ishte vrare.

"Vogelushi"

Edhe peshen e ka pasur te vogël tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithë jetën. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e një ambasadori, qe duhej t'i kontrollonte figurën. Ne librin "Mekatare" shpjegohet se "vogëlushi" u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse për te filluar studimet e larta, një hile qe përdorej shpesh për te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte për çdo sjellje te shokëve te tij qe studionin atje, veçanërisht për veprimet e tyre ne përkrahje te kulturës perëndimore. Ai bie ne dashuri atje me një franceze. Për këtë, Sigurimi i preu bursën e përjashtoi nga radhët e veta duke e akuzuar rende për marrëdhënie intime me një agjente te shërbimit te huaj. Ai vëzhgohej për çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thotë vëzhgim gjate 24 orëve. Një rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mehilli

Agjenti me pseudonimin "Mehilli" ishte ne nga spiunet me te rrezikshëm te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqipëri. Ai ishte një nga drejtuesit me te larte te Ministrisë se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarisë se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarinë e këtij agjenti rezultoi se ai kishte dërguar UDB me shume informacion për figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve '80, dhe do dënohej rende nga drejtësia e asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat