Zbulohet e vërteta për Nilin e “përgjakur”

Speciale

Zbulohet e vërteta për Nilin e “përgjakur”

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 18:15
E realizuar më 3 mars, fotografia paraqet Lumin Nil përgjatë shkretëtirës së Afrikës Verilindore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Në një fotografi të publikuar nga Agjencia Hapësinore Evropiane, shihet lumi Nil, në të cilin rrjedh ujë me ngjyrë të kuqe, gjë kjo që ka bërë që shumë njerëz të bëjnë krahasime me Fatkeqësia e Parë biblike, sipas së cilës lumi në fjalë do të shndërrohej në gjak. Megjithatë, duket se fotografia në fjalë nuk ka aspak të bëjë me këtë, pasi që në fotografi shihet diçka krejtësisht tjetër.

Ngjyrat në lumë besohet të jenë shkaktuar nga vegjetacioni, duke përgënjeshtruar kështu pretendimet e mëhershme. E realizuar më 3 mars, fotografia paraqet Lumin Nil përgjatë shkretëtirës së Afrikës Verilindore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat