20 inxhinierët më të mirë të të gjitha kohërave

Speciale

20 inxhinierët më të mirë të të gjitha kohërave

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Nevoja e njeriut për të shpikur teknologji të reja është po aq e vjetër sa vetë njerëzimi.

Punët dhe arritjet e inxhinierëve të mëposhtëm kanë sjellë shumë ndryshime në shoqërinë dhe botën që jetojmë sot.

Kjo është lista me 20 inxhinierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave:

Image
1. Arkimedi

Arkimedi ka zbuluar shumë koncepte të matematikës dhe shkencës. Ai ishte  një matematikan, fizikant, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtë.

Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si Parimi i Arkimedit.

Image
2. Isambard Kingdom Brunel

Ai është cilësuar si një nga gjigandët e inxhinierisë  të shekullit të 19-të.  Është e vështirë të ekzagjerohet Ndikimi i  Brunel në infrastrukturën e Anglisë është i madh. Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte Great Western Railway, e cila funksionon ende sot.

Image
3. Leonardo da Vinci

Leonardi da Vinci ishte një dijetar italian, i cili dha kontributin e tij në shumë fusha si: arkitekturë, shkencë, muzikë, matematikë, inxhinieri dhe shumë më tepër. Shpikjet e tij përfshinin makina fluturuese, automjete të blinduar, pushtet të koncentruar diellor etj.

Shumica ishin koncepte të huaja në atë kohë, por sot janë të zakonshme dhe praktike.

Image
4. George Stephenson

George ishte gjithashtu një nga inxhinierët më të mëdhenj të të  gjitha kohërave.

I quajtur “Babai i hekurudhave”, ai ndërtoi linjën e parë hekurudhore ndërqytetase mes Liverpulit dhe Mançesterit në vitin 1830.

Image
5. Robert Stephenson

Robert Stephenson ishte një inxhinier civil. Djali i vetëm i George Stephenson, ai vazhdoi rrugën e babit të vet duke zgjeruar rrjetin hekurudhor në Britani. Roberti është quajtur inxhinieri më i madh i shekullit të 19-të.

Image
6. Elon Musk

Elon Musk ka lindur në Afrikën e Jugut. Ai është biznesmen kanadez, investitor, inxhinier dhe zbulues. Musk është themelues i SpaceX, Tesla Motors dhe SolarCity.

Image
7. Burt Rutan

Burt Rutan është një prej inxhinierëve më origjinale modernë.

Projektet e tij të avionëve janë të veçantë, por të lehtë, të fortë dhe efikasë. Arritjet e tij më të rëndësishme përfshijnë Voyager (avioni i parë për të fluturuar non-stop në gjithë botën) dhe SpaceShipOne (e para anije kozmike e financuar privatisht).

Image
8. Fazlur Rahman Khan

Ai ka lindur në Daka, Bangladesh, kur vendi ishte ende nën sundimin britanik. Fazlur mund të pretendojë titullin e babait të rrokaqiellit modern.  Risia e tij e dizajnit cilindrik ka lejuar ndërtimin e strukturave shumëkatëshe.

Image
9. Nikola Tesla

Ai është një shpikës serbo-amerikan, inxhinier elektrik, inxhinier mekanik dhe fizikan.

Ai është i njohur për kontributin e tij për projektimin e sistemit të furnizimit me energji elektrike.

Image
10. Nikolaus Otto

Nikolaus Otto ishte inxhinier gjerman, i cili zhvilloi me sukses motorët me djegie të brendshme.

Pavarësisht efekteve të ndotjes, kjo teknologji ka qenë një nga më të rëndësishmet për njerëzimin.

Image
11. Charles Babbage

Charles Babbage ishte një dijetar anglez. Një matematikan, filozof, shpikës dhe inxhinier mekanik. Babbage është i njohur për konceptin e tij të një kompjuteri të programueshëm.

Image
12. George Westinghouse Jr.

Westinghouse Jr. ishte një sipërmarrës amerikan dhe inxhinier, i cili shpiku frenat me ajër të hekurudhave dhe ishte pionier i industrisë elektrike. Ai fitoi patentën e tij të parë në moshën 19-vjeçare.

Image
13. Thomas Edison

Ai ishte një shpikës amerikan dhe biznesmen, i cili është përshkruar si shpikësi më i madh i Amerikës. Edison ka zhvilluar shumë pajisje që kanë ndikuar në të gjithë botën.

Këto përfshijnë gramafonin, llambën elektrike si edhe aparatin fotografik.

Image
14. Gottlieb Daimler

Gottlieb Daimler Wilhelm ishte një inxhinier, projektues industrial dhe industrialist i lindur në Schorndorf, Gjermani.

Ai ishte pionier i motorëve me djegje të brendshme dhe zhvillimin e automobilave.

Image
15. Lee de Forest

Lee de Forest ishte një shpikës amerikan, i vetëshpallur si “Babai i Radios”.

Image
16. Frank Whittle

Ai është një nga inxhhinierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe shpiku motorin turboreaktiv.

Image
17. Tommy Flowers

Ai ishte një inxhinier anglez. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Flowers projektoi Colossus, kompjuterin e parë në botë të programueshëm, për të ndihmuar në zgjidhjen e mesazhe të koduara gjermane.

Image
18. Gustave Eiffel

Gustave Eiffel ishte një inxhinier dhe arkitekt francez. Arritjet e tij më të dukshme përfshijnë Garabit Viaduct (një urë hekurudhore në formë harku) dhe Statuja e Lirisë.  Kulla e famshme në Paris është emëruar për nder të kompanisë së tij, i cili e projektoi dhe ndërtoi atë.

Image
19. Alexander Graham Bell

Ai ishte një shkencëtar, shpikës dhe inxhinier skocez, i cili krijoi telefonin e parë.

Bell bëri punë të rëndësishme në komunikim për njerëzit që nuk dëgjojnë dhe mban më shumë se 18 patenta.

Image
20. James Watt

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është  James Watt.

Ai është padyshim një nga inxhinierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.  Ai ishte një shpikës skocez, inxhinier mekanik dhe kimist, i cili përmirësoi motorin me avull të Thomas Newcomen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat