Gjendet fustani antik i nusërisë, pas shpërndarjes nëpër rrjete sociale

Speciale

Gjendet fustani antik i nusërisë, pas shpërndarjes nëpër rrjete sociale

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:27
ustani që e kishte veshur Tess Newall në ditën e martesës, e që i përkiste edhe stër-stërgjyshes, pra kishte qenë i familjes së saj për afro 150 vjet.

Një fustan nusërie është gjetur nga pronarja të shtunën, pasi ajo e kishte postuar atë nëpër rrjete sociale, ku ishte shpërndarë mbi 280 mijë herë.

Fustani që e kishte veshur Tess Newall në ditën e martesës, e që i përkiste edhe stër-stërgjyshes, pra kishte qenë i familjes së saj për afro 150 vjet, derisa kishte humbur pasi e kishin dërguar në pastrim kimik kah fundi i 2016-ës, shkruan Reuters.

Newall ka thënë se e ëma i kishte treguar duke shpërthyer në lot, se fustani kishte humbur, pasi ajo me bashkëshortin Alfred kishin qenë në muaj të mjaltit.

“Na është thënë se merr tre muaj kohë derisa veshja të bëhet gati. Babai e kishte tiketën, por që nuk ishte dëgjuar më me ta dhe s’mund t’i merrte as në telefon më”.

“Një ditë ai shkoi të dyqani, saktësisht në janar, për të parë se çfarë ka ndodhur”.

“Ai është ngjitur lartë te dyqani dhe në derë kishte qenë një letër ku shkruante se dyqani është dhënë nga tetori, një muaj pasi ne kishim dërguar atë aty”, ka thënë Newall.

Pas gjithë kësaj, e inatosur, e hidhëruar ajo kishte shpërndarë fotografitë e fustanit në Facebook.

Pas kësaj kishte pasuar një telefonatë, nga një, qiradhënës i lokalit të pastrimit kimik që kishte dëgjuar për ngjarjen, duke treguar se e ka parë këtë veshje antike të shtypur në një rrëmujë rrobash diku në një dysheme.

“Nëna dhe babai im shkuan në dyqan dhe për habinë e tyre, ky ishte fustani ynë”, ka shkruar Newall.

Image
Newall ka thënë se e ëma i kishte treguar duke shpërthyer në lot, se fustani kishte humbur, pasi ajo me bashkëshortin Alfred kishin qenë në muaj të mjaltit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat