Kjo është anija luftarake më e madhe e ndërtuar ndonjëherë

Speciale

Kjo është anija luftarake më e madhe e ndërtuar ndonjëherë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 20:39
“USS Zumwalt” , e ndërtuar nga marina amerikane, iu nënshtrua provave të para të cilat i kaloi me shumë sukses

"Përbindëshi i detit" anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë është zyrtarisht aktive në misionin e saj.

Ajo është anija me teknologjinë më të avancuar në histori dhe është afërsisht 200 metra e gjatë dhe me peshë prej 15 mijë ton. “USS Zumwalt” , e ndërtuar nga marina amerikane, iu nënshtrua provave të para të cilat i kaloi me shumë sukses.

Çmimi i saj prej 4.4 miliardë dollarësh është po aq befasues sa dhe pjesa më e madhe e saj.

“Ne jemi absolutisht të kënaqur me Zumëalt-in. Për ekuipazhin, dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në dizajnim e ndërtimin e kësaj anijeje fantastike, është një moment historik”, ka thënë kapiteni James Kirk.

Aq të avancuara janë aftësitë e këtij përbindëshi, sa që regjistron në radar edhe një anije të vogël peshkimi. Është shumë më e gjatë dhe e gjerë se sa shkatërruesit e tjerë detarë, dhe përdor armatimin më të avancuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat