Pohim shokues: ADN-në e njerëzve e kanë bërë alienët

Speciale

Pohim shokues: ADN-në e njerëzve e kanë bërë alienët

Më: 13 mars 2017 Në ora: 10:50
Ilustrim

ADN e njerëzve është dizajnuar nga alienët.

Këtë e kanë pohuar dy shkencëtarë nga Kazakistani që kanë kaluar mbi 13 vjet duke punuar në gjenet e njeriut, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.

Ky çift shkencëtarësh beson se specia e njeriut është dizajnuar nga një fuqi më e lartë – civilizimi i alienove ku kanë dashur ta ruajnë një mesazh në ADN e njeriut, apo thjeshtë për të krijuar jetë në planetët tjera.

Maxim A.Makukov nga Instituti Antrofizikal i Fesenkov dhe Vladimir I.Shcherbak nga Universiteti Kombëtar i al-Farabi kaluan 13 vjet duke punuar në Projektin e Gjenomit Njerëzor – një mision që shpresonte të nxirrte prejardhjen e ADN-së (acidi dezoksiribonukleik).

Konstatimi se njerëzit janë projektuar nga një fuqi më e madhe, është nxjerr nga siç thuhet vendosja e modeleve aritmetike dhe simboleve gjuhësore ideografike”, të koduara nga alienët.

Ata besojnë se 97 për qind e ADN-së njerëzore janë kode gjenetike nga format jetësore të alienëve.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat