Rajoni i trazuar? Fotot përndjekëse të një baze ushtarake

Speciale

Rajoni i trazuar? Fotot përndjekëse të një baze ushtarake

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:36
Baza ajrore Zeljava gjendet mes kufirit të Kraocisë me Bosnje-Hercegovinën.

Rajoni ynë është trazuar ndjeshëm kohët e fundit.

Tensione u shënuan edhe gjatë një darke mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë.

Sa herë që tensioni mbërrin në rajon, të gjithëve u kujtohen ‘fantazmat’ e së shkuarës.

Këto imazhe tregojnë atë që dikur ishte baza ushtarake dhe aeroporti i nëndheshëm më i madh në Europë.

Baza ajrore Zeljava gjendet mes kufirit të Kraocisë me Bosnje-Hercegovinën.

Ajo është ndërtuar për t’i rezistuar një goditje me bombë bërthamore 20 kiloton.

Baza u ndërtua nga qeveria komuniste e Jugosllavisë dhe dikur mbante skuadronët e MIG-ëve.

Por ajo u shkatërrua gjatë konflikteve në rajon pas rënies së komunizmit.

Tashmë është një hije e vetvetes.

Megjithatë frika ekziston pasi zona vazhdon të jetë e minuar dhe dyshohet se ka edhe pluhur radioaktiv.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat