Tre të mëdhenjtë vendosin fatin e Polonisë, Churchilli dhe Stalini debatojnë nëse Tito është diktator ose jo

Speciale

Tre të mëdhenjtë vendosin fatin e Polonisë, Churchilli dhe Stalini debatojnë nëse Tito është diktator ose jo

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 mars 2017 Në ora: 14:52
Si përfundim i mirë ishte se u vendos që Franca të marrë një territor gjerman, ndërsa Tre të mëdhenjtë më vonë do diskutonin edhe njëherë për madhësinë e këtij territori.

Vijim nga shkrimi i djeshëm http://www.botasot.info/speciale-lajme/673985/ndarja-e-botes-stalini-rooseveltit-do-uronit-nje-status-te-njejte-te-shqiperise-me-shba-churchill-shqiponja-duhet-t-i-lejoje-te-kendojne-zogjte-e-vegjel/

Dita e Katërt

E mërkurë, 7 shkurt.

Ministrat e jashtëm sot piqen në pallatin Jusupov. Pak më parë ata kishin bërë një shëtitje në park, në një qiell të kaltërt dhe diell që shëndriste.

Në mëngjesin e sotëm erdhi një telegram nga State Department në Washington një lajm për një fatkeqësi ajrore, ku ambasadori sovjetik në Meksikë dhe dikur edhe ambasador në SHBA, kishte vdekur: Konstantin A. Umanski. Roosevelt dhe Stettinius i shruajtën një ngushëllim Stalinit dhe nëse ishte e nevojshme ata i ofronin edhe ndihmë logjistike. Megjithatë as koha e bukur me diell dhe as ky mesazh miqësor nuk zbehën atmosferën e rëndë politike.

Molotov paralajmëroi nga fillimi i takimit se nuk ishte përgatitur për diskutimin rreth Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Tema - e shpërbërjes së Gjermanisë është sebep për pallavra të ndërlikuara. Molotov kërkoi ngritjen e një komisioni në Londër, më mirë sesa që i është dërguar prej një viti për shqyrtim Komisionit Këshillues Europian (EAC).

Eden sqaroi se nëse çështja shkonte për shqyrtim në EAC, atëherë edhe francezët do merrnin pjesë në takim, përkundër që në Konferencë e Jaltës nuk është konfirmuar nëse ata do marrin kontroll mbi ndonjë territor gjerman.

Si përfundim i mirë ishte se u vendos që Franca të marrë një territor gjerman, ndërsa Tre të mëdhenjtë më vonë do diskutonin edhe njëherë për madhësinë e këtij territori.

Në lidhje me dëmshpërblimet dhe riparimin, Molotov parashtroi një memorandum: Vendet që do përfitojnë të parët dëmshpërblimet janë ata që janë dëmtuar më shumë nga lufta. Riparimet duhet të ndahen në dhjetë vjet në formën e dërgimit të mirave materiale dhe parave.

Pasuria kombëtare e Gjermanisë - brenda dhe jashtë shtetit duhet të bëjë parapagesën për dy vitet e ardhshme përmes pajisjeve industriale, fabrikave të mashinerive, ndërsa në anën tjetër të kontrollohet çdo hap i armatës dhe ndarjes së buxhetit për ushtrinë nga shteti i ardhshëm gjerman.

Sipas memorandumit sovjetik shteti gjerman nga buxheti i vetë duhet të shpërndajë 20 miliardë dollarë dëmshpërblime, prej të cilave dhjetë për Bashkimin Sovjetik, tetë miliardë për SHBA dhe Britaninë dhe dy miliardë për shtetet e mbetura.

Eden theksoi se ky memorandum duhet të studiohet, përpara se të futet në diskutim. Stettinius sqaroi se anglezët janë të detyruar që kjo çështje të tejkalojë te tre shefat e delegacionëve.

Seanca plenare si çdoherë u hap në orën 16.00 në Pallatin Livadia.

Solli një befasi të pazakontë: Rusët gëzuan delegacionin amerikan se ishin tërësisht dakort me propozimin e tyre rreth Këshillit të Sigurimit. “Ne pranojmë presionet dhe pajtohemi tërësisht me propozimin tuaj,” tha Molotov në fillim të seancës.

Tingëllonte thuajse e pabesueshme. “Pajtohemi tërësisht,” - togfjalësh të tillë anglezët dhe amerikanët nuk dëgjonin prej kohësh nga goja e sovjetikëve.

Në të njëjtën kohë për Sovjetikët, Molotov nuk kërkoi vetëm një ulëse në OKB, por edhe tre ulëse tjera për: Ukrainën, Bellorusinë dhe Lituaninë. Këta tre shtete kishin pësuar dëme të pallogaritshme nga lufta dhe prej shkurtit 1944 ishin “shtete autonome me qeverinë dhe ministritë e tyre të jashtme.”

Ai besonte, që do ishte e drejtë dhe e lehtë, që tre ose sëpaku dy nga këto shtete të pranoheshin si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB. Bashkimi Sovjetik nuk do ishte kundër që këtë shembull të ndiqte edhe Perandoria Britanika, si shembull me Australinë dhe Kanadanë.

Roosevelt, që nga sqarimi i Molotovit ndodheshte në qiellin e shtatë, tani filloi të zbresë me këmbë në tokë: si do ia sqaronte popullit amerikan, që teza sovjetike “për çdo shtet nga një votë,” të kishin më shumë ulëse sesa amerikanët?

Por pranimi i Bashkimit Sovjetik rreth ndërtimit të OKB ishte i një rëndësie të madhe që do përshëndetej nga gjithë kombet e botës. Në të njëjtën kohë ai vendosi një termin për thirrjen e konferencës së parë në Kombet e Bashkuara: në fund të marsit.

Churchill foli për një “hap të madh”, që do i qetësonte dhe lehtësonte popujt e botës. Por parashtrimi i Molotovit duhet të shikohet me kujdes. Ai u habit me krahasimin rus, pasi ata shtote 25 vjet kanë qeveri të tyre dhe prej kohësh duan të marrin një vend në koncertin e kombeve. Churchill gjithashtu ju duk shumë e afërt data e konferencës së parë në fund të marsit, pasi deri atëherë shumë çështje do ishin të paqarta. Në atë kohë akoma do kishte beteja nëpër shumë qytete të Europës.

Hopkins i jep Roosevelt përsëri një letër:

Zoti president,

Pas kërkesave të Churchillit ka diçka që në thelb ne nuk e dimë.. Mbase presim deri sonte në mbrëmje, kur atëherë do kuptojmë ku e ka pasur qëllimin. Gjithshka më duket e pavlefshme! Jam i sigurtë se ai ka hallin e zgjedhjeve të ardhshme në Angli.

Harry

Roosevelt mori penën dhe rrethekoi fjalën “pavlefshme”, dhe shkroi në vend të saj: “Po, politikë lokale.” Atëherë ia dhuroi letrën përsëri Hopkinsit.

Churchill përsëri përshëndeti vendimin për shtyerjen e terminit: “Sa njerëzit deri atëherë do ishin nën sundimin e Gjermanisë! Ne nuk dimë se kush do i përfaqësonte këto popuj. Të tjerët ndodhen në mjerim total.”

Presidenti Roosevelt foli për shpresën, se ankthi i Europës dhe vendeve tjera do rregullohej me ligjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Delegacioni britanik u lut për një pushim dhjetë minutësh, për të shkuar më mirë te diskutimi për çështjen polake.

Kur Churchill u kthye në vendin e tij,Cadogan vërejti se kryeministri kishte lënë zinxhirin e pantollonave hapur. Ai flet me zë të ulët, për të mos u marrë vesh nga të tjerët: “Kujdes! Kafazin e pëllumbave e ke hapur!”  

Churchill më pas ia dërgoi një letër, ku i shkruante: “Por zogu i takon gruas, që nuk e lë të fluturojë.”

Zoti Alexander Cadogan, një burrë më dinjitet britanik, grisi letrën dhe qeshi me qetësi, që shkaktoi një panikë te sigurimi sovjetik. Ata u përpoqën të mësojnë shkrimin që ndodhej në letër edhe në korbën e mbeturinave. Besonin se aty fshehej ndonjë sekret i rëndësishëm shtetëror.

Nga fillimi i diskutimit mbi Poloninë, Stalini la të kuptohet se kishte lexuar me vëmendje letrën e Roosevelt dhe e falenderoi atë. Më pas Molotov parashtroi gjashtë kërkesa që mund të jepnin përgjigjen e letrës së presidentit amerikan.

Demarkacioni lindor i Polonisë duhet të vendoset sipas linjës Curzon, në disa pjesë devijime nga pesë deri në tetë kilometra në dëm të Polonisë. Kufiri perëndimor duhet të fillojë nga qyteti Stettin ose në jug duke vijuar me lumin Neisse, kjo do ishte një kërkesë që do uronin të pajtoheshim. Pastaj disa politikanë demokratë nga rrethi i emigrantëve, për ti pranuar në qeverinë provizore polake, këtu sëpari duhet të njoftohet kjo e fundit dhe qeveritë e Aleancës. Këtë qeveri duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur populli polak përmes “votimeve të përgjithshme”, që të krijohej një pushtet stabil.

Sovjetikët kishin bërë përllogaritjet, që pranimi i memorandumit të Roosevelt për Kombet e Bashkuara, të vijonte me pranimin e anglezëve dhe amerikanëve rreth tezës për ardhmërinë e Polonisë dhe njohjen e qeverisë së Bierut. Një pikë e rëndësishme strategjike për Rusinë. Por një thirrje për lëshime/pranime reciproke vështirë se mund të pranohej nga amerikanët dhe anglezët.

Roosevelt në vend të kësaj sqaroi se kërkesat e Molotovit ishin një hap i rëndësishmë dhe me kuptim të madh. Vetëm një fjalë nuk i pëlqen, tha ai me një zë të butë, fjala “Emigrant”. Përndryshe ai ishte dakort të këshillohej me Stettinius në lidhje me tekstin e Molotovit.

Edhe Churchill qartësoi diçka, që fjala “Emigrant” nuk i kishte pëlqyer. Ajo rrjedhte nga Revolucioni Francez dhe në Angli emërtohej një person që ishte përzënë nga populli. Ai kërkoi që në vend të “rrethit të emigrantëve” kjo të zëvendësohej me “polakët të ndodhur përkohësisht jashtë vendlindjes.”

Kërkesa e dytë ruse - rreth kufijve të ri polakë në perëndim - dha këshillën, që Polonia të mos ndahej ashti siç mund të menaxhohej: “Do ishte mjerim, që zogjtë polake të ushqeheshin me kandërrat gjermane, pasi kjo do rezultonte me mostretje.” Këtu u rishfaq problemi i zhvendosjes së popujve. Opinioni i gjërë britanik ishte i tmerruar që një numër aq i madh i gjermanëve duheshte të zhvendoset.

Stalin: “Shumica e gjermanëve në këto territore vetëm kanë filluar zhvendosjen nga armata e kuqe.”

Churchill mbetet u patundur në qëndrimin e tij. Nuk shqetësohet shumë për zhvendosjen e popujve, por në aftësinë polake për ti dhunuar dhe në aftësinë gjermane për ti strehuar aq shumë persona.

Stalinit i errësohen sytë.

Atëherë Hopkins i dërgon edhe njëherë një letër Presidentit:

Zoti president,

Unë mendoj se kjo çështje më mirë është t’u lihet për diskutim ministrave të jashtëm, sesa të ketë zemërime.

Harry

Kësaj here ndodhej në letër edhe një pyetje e e zakonshme e Stettiniues: “A kemi ne një autorizim për të trajtuar problemin e kufirin dhe për të dhënë ndonjë garanci?”

Kur Churchilli kërkoi futjen e demokratëve polakë në qeverinë provizore, ai shtoi se ishte e nevojshme që fjalia sovjetike të përmisohej - “disa politikanë (demokratë) nga Polonia” - por në këtë amulli e sipër, Roosevelt, tha se do ishte më mirë të shkonim të flejmë dhe problemin ta diskutonin ditëve vijuese.

Në debat edhe njëherë u diskutua për pjesëmarrjen e Francës në Komisionin e Kontrollit, pasi siç kishte pranuar Molotov nga takimi me ministrat e jashtëm, Franca do kishte një zonë të saj nga territori gjerman, por pa pasur ulëse në Komisionin e Kontrollit.

Churchill kundërshtoi, pasi ky pretendim i dukej kundërthënës dhe do ishte mjaft me rëndësi për ruajtjen e unitetit dhe sigurisë së Gjermanisë, nëse Franca do kishte një ulëse në këtë komision.

Seanca e katërt plenare mbaroi shumë vonë. Ajo zgjati tejparashikimeve, rreth pesë orë.  

Amerikanët dhe anglezët vërejtën se Stalini ishte më pak i ashpër se ditët paraprake, duke ndikuar në relaksimin e delegacionit rus. Në hyrjen e Pallatit Livadia, papritur erdhi komisari për Ukrainën: Nikita Hrushov (në këtë konferencë nga pala sovjetike ai mund të jetë mes tre më të rëndësishmit) Stalini u largua me shpejtësia nga Pallati.

Kryeministri britanik kthehet në këndin e tij, ku pas darkës së bollshme si çdoherë shkruan një telegram të gjatë për përfaqësuesin e tij Clement Attlee.

Roosevelt pak i lodhur, por i kënaqur, këshillon pas masazhës - me Stettinius mbi përbërjen e delegacionit amerikan për konferencën e parë të Kombeteve të Bashkuara.

Pas mezes së lehtë presidenti u ul gjatë për t’u këshilluar me Hopkins. Këshilltari i tij i tregonte për biseda të ralla me Stalinin:

Kur ai ishte dalur përkohësisht të pinte çaj me kryeministrin sovjetik, ky i fundit kishte shkëmbyer disa fjalë mbi udhëtimet e tij në Londër dhe Paris drejt Romës dhe përpara audiencës së Papës kishte thënë. “Papa! Papa!” gumëzhinte Stalini: “Sa divizione ka ai?”

Dita e Pestë

E enjte, 8 shkurt.

Kjo ditë e konferencës padyshim ishte më kuptimplote, ku nga mëngjesi deri në mbrëmje ishte e stërmbushur me bisedime.

Kishte përballje direkte mes shefave ushtarakë amerikanë dhe anglezë, më pas me amerikanëve dhe rusëve, një takim mes ministrave të jashtëm, një Tete-ä-tête Stalin-Roosevelt, një seancë plenare dhe një takim nderi mes Stalinit dhe mysafirëve të tij.  

Përpara që Stettiniues ta lëshonte Livadian, për t’ua liruar vendin ministrave të jashtëm, kishte lutur Hopkins që të ndikonte sa më shpejt te State Department për shkrimin e një memorandumi për të ardhmen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Nëse nuk e bëni këtë,” mendonte burri i sëmurë, që vetë fytyra i tregonte se ndodhej përpara vdekjes, “atëherë Churchill ndonjë mëngjes të bukur nga shtrati do përpilonte një memorandum të vetin.”

Në mesditë tre ministrat e jashtëm filluan përsëri takimin e punës.

Stettinius ua sqaron të dy kolegëve qëndrimin e qeverisë amerikane, për ti ftuar në SHBA shtetet më të mëdha të Aleancës. Kjo për të mbajtur sëbashku konferencën e OKB. Në fund u vendos që të kufizoheshin ata vende që gjatë luftës kanë pasur armik të përbashkët dhe që kishin nënshkruar deklaratën e Kombeve të Bashkuara.

Eden sqaroi, se do ishte i gëzuar, që në vendin e Roosevelt do mbahej një konferencë aq e madhe dhe gjithëpërfshirëse, që kurrë nuk ishte mbajtur deri atëherë në Londër. Eden vërtetoi se do përpiqej që të binte dy ose tre republika sovjetike të merrnin pjesë në këtë organizatë.  

Krerët ushtarakë amerikanë dhe anglezë takimin e parë e mbajtën në ora 10.00 ndërsa të dytin në 12.00, të dyja në Pallatin Livadia. Tema kishte të bënte me ndërhyrjet dhe humbjen e jetëve të pilotëve gjatë ndërhyrjes ushtarake kundër Gjermanisë dhe Japonisë. Pra tema krahas frontit europian, kishte të bëjë edhe me frontin e largët lindor. Biseduan edhe për trajtimin e robërve të luftës.

Rreth orës 15.00 u takuan admiralët amerikanë Leahy, ?King dhe Kuter me kolegët e tyre sovjetikë Antonovin, marshallin e flotës sovjetike Çudjakov dhe admiralin Kusnezov - në Pallatin Jusupov.

Leahy e hapi takimin me sqarimin, se amerikanët kishin intensifikuar sulmet kundër Japonisë, veçanërisht kjo do do shtohej edhe më tepër pas kapitullimit të Gjermanisë, por kërkonte nga kolegët sovjetikë nëse do ia lironte bazat e saj ushtarake në territorin rus.

Antonov bëri me dije, që nëse Rusia do futej në një luftë kundër Japonisë qarkullimin transiberik do mund të “pezullohej”.? Atëherë nëse ua lironte bazat e saj për aeroplanët dhe anijet amerikane, nëse këta të fundit do mund të ishin në gjendje të furnizonin me ushqim dhe materiale djegëse banorët e Siberisë. Gjenerali Marshall admirali King i premtuan dhe siguruan Antonovin për furnizimin.

Pavarësisht se çështja formalisht duheshte të aprovohej nga Stalini, amerikanët mbetën të kënaqur nga miratimi i Antonovit. Kjo do ndihmonte Aleancën kundër Forcave të Boshtit në Lindjen e Largët.

Biseda mes Stalinit dhe Roosevelt, “Maja” e vërtetë e Konferencës, filloi rreth orës 15.30 në dhomën e punës së presidentëve. Përveç tyre present ishte Molotovi dhe Harriman, si dhe dy përkthyesit Pavlov dhe Bohlen.

Roosevelt theksoi se me rënien e Manilës lufta në Paqësor kishte marrë dimension tjetër. Por koha kishte ardhur për të fuqizuar bombardimet nëpër qytetet japoneze. Ai mendonte se ofensiva tokësorë në Japoni, ku kishte katër milion ushtarë, do ishte e rrezikshme dhe e pasuksesshme: Nga bombardimet intensive nga ajri do mund të kurseheshin shumë jetë amerikane. Do ishte e rëndësia të madhe, që Bashkimi Sovjetik sa më shpejt të ishte e mundur ti shpallte luftë Japonisë.

Atëherë ata u pajtuan për çështjen vijuese: Rusia do futej në luftë kundër Japonisë tre muaj pasi të kapitullonte Gjermania. Ndërsa prej tani pikat strategjike në territorin rus mund të përdoreshin për ankorimin e anijeve dhë aterimin e aeroplanëve ushtarakë amerikanë. Konkretisht në Siberi, gadishullin Kamtshatka ose konkretisht në Komsomolsk dhe Nikolajevsk. Ata do kishin ndihmë logjistike nga rusët e ndodhur atje.

Por Stalin kërkonte të dinte se në rast rreziku cila do ishte kompenzimi politik për ndërhyrjen e rusëve në një luftë aq të rrezikshme dhe pas lodhjes së gjatë të ushtarëve kundër gjermanëve. Dhe Roosevelt ishte i qartë e preciz: Rusia pas përfundimit të luftës do merrte në zotërim gjysmën e ishujve Sachalin dhe Kurilen (rreth 1400 kilometra ishuj të ndarë mjaft strategjikë për Paqësorin). Ndërsa për të ndihmuar flotën detare ruse, në të ardhmen do i jepeshte në zotërim Moskës Dairen në gadishullin Kvangtung.

Por kjo pyetje njëherë duhet të sqarohet me marshallin Çan Kaj Sheku, pasi Stalini nuk mund ta pushtonte tërësisht, por nëse do shpallej si zonë e mbrojtur ndërkombëtarisht. Si me rastin e ndërkombëtarizimit që bëri Churchill me Hong Kongun.

Stalini nuk u kënaq me aq por kërkonte diçka më me vlerë: Rusia të kishte në pronësi të saj gjithë linjat hekurudhore të manxhurisë. Ishte e qartë se për të dhe Molotovin, nëse këto premtime nuk do mbaheshin, shumë vështirë do ishte, që të binte popullin rus për ndërhyrje ushtarake në Japoni.

Për të bindur popullin rus për një ndërhyrje të tillë, duhet tu premtojmë se bëhet fjalë vërtet për interesa gjeo-strategjike e kombëtare.

Roosevelt ra në siklet: Problemi i Manxhurisë duhet sëpari të bisedohet me Çan Kaj Shekun, dhe nëse ai bie dakord, atëherë brenda 24 orëve do merret vesht se çfarë Roosevelt i ka premtuar Marshallit. Nëse Stalini pranon një premtim nga biseda mes Tre të Mëdhenjtë pa me qenë i pyetur dhe i kënaqur Çan Kaj Sheku?

Stalin: "Po, nëse këtë premtim ma shkruani në letër."

Roosevelt: "Sipas mendimit tim kjo mund të kryhet."

Kështu qe brenda pak minutash erdhën deri te marrëveshje fenomenale. Larg premtimeve dhe bisedave të kota, me mijëra këshilla dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete, Stalini mori raportin me shkrim dhe u sigurua se Rusia do merrte kontrollin mbi Saçalinin jugor, grupin e ishujve Kurile, gjithë hekurudhat e maxhurisë dhe portin detar Dairen.

Në lidhje me Korenë, Roosevelt mendonte të ketë një mandat bisedimesh mes tre përfaqësuesve: një rus, një amerikan dhe një kinez. Por këtu kishte një pikë të nxehtë: Roosevelt nuk mori parasysh anglezët dhe ata mund të ndjeheshin si të goditur pas shpine.

Stalin: "Normalisht. Churchill do na vrasë. Do ishte më mirë sikur të ftonim britanikët."

Roosevelt atëherë shtoi, që njëlloj mendonte për problemin e Indokinës. Në këtë rast do ishte vdekje e sigurtë sikur të përballeshim me rezistencën e madhe angleze. Gjithashtu do kishte frikë nga ulja e ndikimit në Burma.

Franca prej kohësh që e ka pushtuar si koloni, “nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar situan e të porsalindurve.” Bile de Gaulle kishte lutur Aleancën për të transportuar ushtarët francezë me anije drejt Indokinës.

Stalin: "Çfarë do bënte me trupat de Gaulle?"

Roosevelt: "Ai mua më ka thënë se nëse unë grumbulloj anije, ai do grumbullonte trupa ushtarake.”

Presidenti atëherë i sqaroi Stalinit për Kinën, se nëse nuk do krijohej një qeveri kineze ku do përfaqësoheshin të gjitha partitë, atëherë do ishte gabimi më shumë te qeveritë Kuomintang- ?dhe te Çungking sesa te të "ashtuquajturit komunistë”.

Stalin: "Ju keni të drejtë, komunistët kinezë nuk janë komunistë të vërtetë.”

Seanca plenare si çdoherë do niste në orën 16.00

Roosevelt rrezatonte. Ishte plotësisht i vetëdijshëm se kishte arritur dy qëllimet kryesore: themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe futjen e Rusisë në luftë kundër Japonisë.

Edhe sytë e Stalinit rrezatonin kënaqësi. Ai është i gëzuar se koha e ti nuk shkoi dëm.

Churchill në krahasim në delegacioni i tij britanik dukej më me dyshim dhe sikur kishte kuptuar se në të ardhmen Britania nuk do kishte impaktin e rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve botërore. Ajo vetëm kishte shkuar një stad më ulët.

Si temë të parë të seancës Roosevelt parashtroi çështjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ministrat e jashtëm kishin caktuar datën, 25 prill 1945, për termin e hapjes së konferencës, që u pranua nga të gjithë. Roosevelt dhe Eden ranë dakord përpara seancës plenare të OKB që BRSS sëbashku me dy republika të saj të jenë si anëtare themeluese.

Eden shtoi më tej se të gjitha shtetet që kanë nënshkruar “Deklaratën e Kombeve të Bashkuara”, “do duhet të ftohen në Konferencë”.

Stalin tërheq vërejtjen se sëpaku dhjetë nga këto vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Si mund të diskutohet në të ardhmen për sigurinë e botës, kur dyshohet në ekzistencën e BRSS?

Roosevelt qetëson Stalinin se gjithë këto shtete me “kënaqësi” do lidhin marrëdhënie diplomatike me BRSS pas luftës dhe veçanërisht gjatë mbajtjes së Konferencës UNRA - kur të gjithë shtetet të uleshin nën një tavolinë.

Sipas kërkesës së Roosevelts duhet të ftohen vetëm kombet e asocuara, që i kishin shpallur luftë Gjermanisë: “Çfarë qëndrimi mbani, nëse do ftojmë kombet që Hitlerit i kanë shpallu luftë më së voni deri në një mars 1945?”

Kërkesa u pranua. Akoma kur takimi ishte duke u mbajtur, Stettinius, i dërgon një telegram Nelson Rockefeller, përfaqësuesit të tij në State Department. Ai duheshte ti lut qeveritë e Perusë, Çiles, Paraguait, Uruguait dhe Venecuelës, që përpara 1 marsit ti shpallin luftë Gjermanisë.

Më pas tema shkoi në pikën e dytë të rendit të ditës: Polonia.

Delegacioni amerikan shpërndan një memorandum alternativ me atë të Molotovit. Ata e pranojnë që linja lindore e Curzon të modifikohet pesë deri në tetë kilometra në dëm të Polonisë dhe kësaj të fundit ti kompenzohen me dhënien e territoreve në Prusinë lindore me Oberschlesien ose marrjen e Stettins. Nëse ka mundësi që demarkacioni mbi lumin Neisse të modifikokej aty ku mund të kishte mundësi më të mira.

Në Poloni duhet të krijohej një komitet presidencial me tre anëtarë, i përbërë nga Bierut, Grabski dhe kryepeshkopi Sapieha. Ky komitet do merrte përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re, me figura nga qeveria provizore polake me seli në Varshavë dhe polakë tjerë me elementë demokratikë, të cilët ndodhen në diasporë.

Kjo qeveri do mundësonte kushte, aq sa të kishte mundësi, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira për krijimin e parlamentit të ri konstitucional, ku më pas do miratonte Kushtetutën e re. Tre të Mëdhenjtë detyroheshin të njihnin “qeverinë e unitetit polak”.

Molotov: "Me pikën e fundit të amerikanëve, a kuptohet që qeveria polake me ekzil në Londër ipso facto do shpërbëhej?"

Churchill: "Natyrisht."

Stalin: "Dhe çfarë bëhet me kreditin e tyre?"

Churchill: "Atë do ua japin qeverisë së re polake."

Molotov: "Nuk mund ta nënshkruajmë këtë kerkësë. Do ishte më mirë që qeveria Varshavë-Lublin të zgjerohej thjesht përmes elementëve demokratikë. Në Poloni kjo qeveri ka mbështetje të madhe dhe gëzon popullaritet. Polakët nuk e duan Mikolajczyk dhe Grabskin. E ripërsëris: Rruga e vetmë është zgjerimi i qeverisë së Varshavës.”

Churchill: “Qeverinë e Lublinit nuk do e njoh kurrë, pavarësisht se me cilën maskë do dalë. Ju kujtoj, që në frontin perëndimor, konkretisht në Itali, ka pasur një armatë polake me 150.000 burra. Trima që kanë luftuar për idealet tona të përbashkëta. Ata qeverinë e Lublin e shikojnë si tradhtare. Andaj Londra ka njohur qeverinë e tyre në ekzil. Ka vetëm një rrugë për zgjidhje të drejtë: nga të dyja anët me të njëjtat kushte, të rinisë një fillim i ri, ashtu siç e paralamëroi presidenti. Kjo arrihet përmes krijimit të kushteve për votime të lira, që duhet të organizohen sa më shpejt të jetë e mundur.”

Stalin: "Qeveria e De Gaulles nuk ishte zgjidhur dhe megjithatë ne e trajtojmë si legjitime. Pse atëherë nuk duhet njëlloj ta trajtojmë edhe Bierut?"

Pyetja e ktheu situatën edhe më të vështirë dhe u la të studiohet edhe njëherë nga ministrat e jashtëm.

Kur mbledhja plenare përfundoi, ora kishte kaluar 20:00, ndërsa në ora 21:00 fillonte darka e madhe organizuar nga Stalini. Ndodhet në pallatin Jusupov. Darka përbëhej me ushqim tradicional nga kaukazi dhe ishte mjaft e rafinuar.

Tavolina ishte e përgatitur për tridhjetë persona.

Njëmbëdhjetë rusë: Stalin, Molotov, Berija, Vyschinski, tre gjeneralët, Gromyko, Gusev, Maiski dhe Pavlov.

Dhjetë anglezë: Churchill, Eden, Zoti Alan Brooke, Zoti Charles Portal, Zoti Andreë Cunningham, Zoti Harold Alexander, Zoti Alexander Cadogan, Zoti Archibald Clark Kerr, General Ismay dhe zonja Sarah Oliver.

Nëntë amerikanë: Roosevelt, Stettinius, Leahy, Byrnes, Harriman, Flynn, Bohlen, Zonja Boettiger dhe zonja e re e Harriman.

Ishte darka e vetme ku prezent ishte Berija, ndërsa Hopkins përkundër që ishte i ftuar, ishte shtrirë në shtrat.

Por diçka shqetësonte darkën e madhe: mushkonjat. Ata pickonin gratë, por edhe këmbët e admiralit Leahy.

Shkëmbyen 45 fjali mes veti nën efektin e alkoolit. Kur bënin gëzuar lëviznin nga vendi, natyrisht përveç Roosevelt.

Votka pihej në vend të ujit, ndërsa një pjesë e fjalive ishin të pakujdesshme.

Shampanja e Kaukazit la mbresa për Roosevelt dhe pyeste nëse qeveria e tij do ishte e gjatë, do merrte përfaqësimin e saj për SHBA.

Stalini ngre dolli për shëndetin e kryeministrit britanik, “një personalitet sypatrembur mes qeverive të botës”. Churchill duhet të falenderohet për “kurajon dhe përcaktimin”, që anglezët fyen anijen gjermane.

“Unë pij për Mr. Churchill, kapitenin më të guximshëm, shokun tim të luftës, sepse unë njoh shumë pak shembuj nga historia, ku guximi i një personi të vetëm të kishte pasur aq shumë kuptim për të ardhmen e botës.”

Në kundërpërgjigjen e Churchill, ai deklaroi se ngre dolli “për udhëheqësin më të pushtetshëm të një vendi të fuqishëm, që goditi armatimin e luftës gjermane, i theu shpinën asaj dhe largoi tiranët nga vendi.”

Për Roosevelt, Stalini do shprehej se ai “është thirrësi kryesor për mobilizimin e botës kundër Hitlerit.” Ai vetë dhe Mr. Churchill e kishin të lehtë përpara popullit të tyre të marrin vendimin për të luftuar kundër Hitlerit. “Personi i tretë” duheshte në fakt të udhëheq popullin në një luftë, pa e ditur sesa të rëndësishme ishin interesat kombëtare. Veçanërisht Roosevelt u falenderua, për atë, që ?solli në fuqi ligjin për mbrojtjen amerikane “Lend-Lease”.

Presidenti kur mori fjalën theksoi se këtu sundon një atmosferë “si në një familje”. Tre vitet e fundit kishin qenë për të mjaft të vështira dhe shumë më tepër e presin në të ardhmen. Vetëm përpara 50 vjetëve në shumë pjesë të botës jetonin njerëz pa ndihmë dhe pa shpresë. Ndërkohë janë bërë hapa të mëdhej, që secilit burrë, grua dhe fëmijë mbi këtë tokë ti garantohen siguria dhe mirëqenia.

Stalini ngre një dolli për “aleancën e tre të mëdhenjve”.

Churchill flet, me një improvizim briliant, që vetëm ai është i aftë ta bëjë: “Ne qëndrojmë në majën e një kodre dhe poshtë nesh zgjerohet lavdia e mundshme e së ardhmes. Si burra shteti jemi thirrur që tu sjellim paqe dhe liri popujve të raskapitur. Kjo mundësi e jashtëzakonshme është në duart tona, dhe do ishte një tragjedi, që historia nuk do na e falte kurrë, nëse ne këtë mundësi do e linin anash si pasojë e përtacisë dhe pakujdesisë.” ("duhet te perkthehet sa me mire te jete e mundur)

Gjyqtari Byrnes solli një bisedë nga “burri i vogël”.

Zonja e re Harriman fliste në emër të tre grave, “që kishin punuar aq shumë për të shkuar sa më mirë takimi në Krime, përkundër shkatërrimeve që kishin shkatuar gjermanët.”

Darka e pazakontë zgjati deri në orën një të natës. Sikur Roosevelt nuk do jepte shenjën për mbylljen e saj, ?me gjasë do zgjaste deri në orët e para të agimit.

Stalini me një përshëndetje me sy ndaj Churchill tha: “Është fat, që sëpaku ka një person, që e dije se kur është ora për të përmbyllur.”

Dita e gjashtë

E premte 9. shkurt

Mëngjesi i së premtes filloi me bisedime mes gjeneralëve amerikanë dhe britanikë. Roosevelt dhe Churchill e ndiqnin takimin.

Roosevelt ishte i disponuar dhe ishte ngritur me këmbë të mbarë. Nga mëngjesi ai kishte thënë: “I kam arritur të gjitha, për atë erdha këtu, dhe nuk i pagova me çmim të lartë..”

Gjeneralët raportuan dy udhëheqësit për një koncept të ri të luftës dhe kishin planifikuar intervalet për mbarimin e luftës: me Gjermaninë lufta do mbaronte më parë në 1 qershor 1945, më së voni në 31 dhjetor 1945, me Japoninë lufta do përfundonte 18 muaj pasi të kapitullonte Hitleri.

Mbasdite, rreth orës 15.30, në hyrjen e Pallatit Livadia u takuan gjeneralët amerikanë - Marshall, King dhe Kuter -me kolegët e tyre sovjetikë - Antonov, Çudjakov dhe Kusnezov.

Antonov ishte i qartë: Prishja e marrëdhënieve sovjetike-japoneze do sjellte nevojën absolute për furnizimin e forcave sovjetike me ushqim, armë dhe lëndë djegëse nga amerikanët.

Largimi i forcacve amerikanë nga Faibanks (Alaskë) në territorin rus Kamtshatka duhet të shtyhet deri në momentin e fundit, pasi nuk mund të mbahet e fshehtë nga shërbimi sekret japonez.

Komandanti i forcave ajrore ruse Çudjakov dhe majorgjenerali Kuter premtuan mbështetje ajrore për forcat amerikane në lindjen e largët. Për transportimin e forcave ruse, amerikanët duhet të sjellin aeroplanët tip C-47 me 100 forca brenda gjashtë muajve të parë dhe 40 në muajt vijues.

Në takimin e ministrave të jashtëm, siç ishte parashikuar gjatë drekës, kishte dhjetëra tema për diskutime. Debatet më të ashpra u zhvilluan përsëri rreth çështjes polake.

Stettinius e hapi diskutimin me sqarimin se delegacioni amerikan kishte rënë dakord me propozimin rus për kundërshtimin e krijimit të një komiteti presidencial në Poloni. “Pra kjo çështje s’ka nevojë për diskutim.”

Stettinius mori në konsideratë këto kërkesa: “Qeveritë provizore polake dhe gjithë fuqitë brenda dhe jashtë Polonisë, duhet të krijojnë një qeveri uniteti, që do përfaqësojnë vendin. Qeveria e re duhet të quhet “Qeveria provizore e bashkimit kombëtar. Si të krijohet kjo qeveri duhet të njihet nga tre qeveritë tona.”

Eden shpejtoi të sqarojë se mezi mund të besonte ndokush në Britani dhe Europë, që qeveria e Lublinit përfaqëson Poloninë. Andaj me mbështetje edhe të Churchillit, kjo çështje duhet të sqarohet prej në fillim, duke krijuar një “start me themele të reja.”

Përsëri duhet të sqarohet krijimi i qeverisë së ardhshme polake.  

Rreth pikës së dëmshpërblimit, u pajtuan në dy pika. Riparimet duhet të fillojnë nga shtetet që më së shumti ishin prekur dhe shkatërruar nga lufta, si dhe kishin ndikuar në fitoren e Aleancës. Për një interval kohor prej dhjetë vjetësh, Gjermania krahas ndihmës ekonomike detyrohet të sjellë forcat punëtore në vendet e dëmtuara.

Por një gjë Molotov nuk mund ta arrinte: Pajtimin për dëmshpërblim prej 20 miliardë dollarëve. Eden nuk deshte t’ia dijë fare rreth “bazës së këtij diskutimi.”

Seanca plenare e paraparë për orën 16.00, filooi me gjysmë orë vonesë. Shërbimet sekrete dhe truprojat e Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë ndodheshin kudo. Fotografë dhe kamerat më së shumti orientoheshin te tre udhëheqësit e takimit.? Takimi filloi me çështjen e papërfunduar - Poloninë.

Molotov risqaroi se qeveria provizore e Lublin duhet të shtohet me figura nga diaspora polake dhe më pas të emërtohet “Qeveria provizore e bashkimit kombëtar.” Ai shtoi se partitë demokratike mos ndahen në parti “jo-fashiste” ose “antifashiste”, pasi kjo bie ndesh me organizimin e zgjedhjeve parlamentare që duhet të monitorohen nga Tre të Mëdhenjtë. Kjo mund ti “shqetësonte” polakët.

Churchill: "Do ishte një gabim të nxitonim të gjithë. Do ishte më e drejtë nëse analizohet pikë për pikë situata dhe të mos mbështesim veprime të pamenduara mirë.”

Diskutimi u ndërpre për të filluar pas gjysmë ore.

Me fillimin e diskutimit, Stettiniues, theksoi se sovjetikët dhe amerikanët kishin rënë dakord që dëmshpërblimi gjerman të kapte shifrat e 20 miliardë dollarëve, prej të cilave gjysma (50 përqind) ti takonin BRSS. Maiski vërejti se dëmshpërblimet të llogariten me çmimet e 1938, për t’u rritur më pas me vlerën prej 15 deri 20 përqind si pasojë e inflacionit. Delegacioni rus ishte zotuar se asnjëri të mos mbetej në duart e fatit.

Megjithatë delegacioni britanik, ashtu si edhe më parë, hezitoi të pranonte një verdikt të tillë.

Nga diskutimi i çështjes jugosllave erdhi deri te përleshja verbale mes Stalinit dhe Churchill. Ata u konfrontuan nëse Tito ishte diktator ose jo. Megjithatë më pas ata u qetësuan nga mendtë.

Stettinius më pas deklaroi raportin e Alger Hiss rreth OKB. Ai njoftoi se pesë qeveri do ishin anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB, që do ishin garante të ruajtjes së kufijve dhe paqes në hartën botërore, ndërsa krahas tyre do kishte edhe anëtarë tjera që do zëvendësoshin pas një intervali kohor.  

Churchill eksplodoi: "Kurrë! Kurrë nuk do lejoj që 14 ose 15 shtete të fusin hundët në punët e brendshme të Britanisë së Madhe. Ju as nuk më keni pyetur mua rreth kësaj çështje.”

Stettiniues i ndodhur si në faj, u mundua të sqarojë Churchill se nga OKB kurrë nuk do prekej sovraniteti i Britanisë së Madhe, por mund të diskutohej për territore diskutabile nga Korea, Indikona dhe vende tjera jo-angleze, që kërkojnë të pavarësohen nga pushtimi japonez.

Churchill kujton më pas fjalën e cunguar të Roosevelt në Teheran, një vit më parë: “Britanikët do marrin territore në gjithë botën, qoftë edhe nëse ajo tokë do ishte një shkëmb ose një ishull mjaft i vogël.”

Stalin përpiqet ta qetësojë.

Churchill: "Marshall Stalin, si do ndjeheshit juve, nëse ndokush do përpiqej të vendoste, që Krimea të fitonte mandat, për t’u kthyer në resort veror për turistët ndërkombëtarë?”

Roosevelt ndërhyri për të kërkuar një pushim dhe të ndryshohet teksti i Alger Hiss, në atë formë që të qetësoheshin dhe të pranohej nga britanikët.

Pasi grumbullimit të delegacioneve, përsëri filloi diskutimi mbi Poloninë.

Roosevelt i kërkoi Molotovit që “qeveria provizore”, më mirë do ishte sikur të emërtohej “qeveria e përkohshme polake.” Ai potencoi gjithashtu që gjatë zgjedhjeve duhet të garantohet liria e secilit votues dhe se Tre të Mëdhenjtë të marrin vëzhgojnë procesin me monitorues.

Churchill e mbështeti presidentin rreth zgjedhjeve të lira dhe monitoruesve, duke kërkuar gjithashtu që Deklarata e Pavarësisë së Polonisë të shkruhet: “Nga çlirimi i Polonisë prej Armatës së Kuqe ka ardhur momenti për të krijuar një qeveri me bazë më të gjërë sesa ajo që është deri më tani.”

Ai kishte marrë vesh, që qeveria e Lublinit pjesëtarëve të forcave sekrete ti shpallnin si tradhtarë.

Si shembull ai mori Titon, që nuk do ishte kundër për praninë e vëzhguesve të huaj gjatë zgjedhjeve në Jugosllavi. Dhe Anglia do e përshëndeste, nëse SHBA dhe Bashkimi Sovjetik do dërgonin vëzhgues edhe gjatë zgjedhjeve në Greqi dhe Itali.

Përse e kundërshtonte Bashkimi Sovjetik dërgimin e vëzhguesve amerikanë dhe anglezë në Poloni? Kjo nuk është as kërkesë e sëmurë dhe as e paarsyetuar. Në disa vende, si përshembull Egjipti, çdoherë zgjedhjet i fiton qeveria e zyrtarizuar, nëse nuk kujdesesh për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.”

Stalin: "Egjiptianët! Atje politikanët më të mëdhej kalojnë kohën për të blerë njëri-tjetrin. Nuk mund të krahasosh me Poloninë, ku niveli i shkollimit është më i lartë.”

Churchill: "Unë dua të dij nëse politikani Mikolajczyk, ka mundësi të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.”

Stalin: "Pse Jo? Mikolajczyk është anëtar i partisë agrare, pra një parti jo-fashiste.”

Churchill: "Një kontroll do ishte më se e nevojshme."

Stalin: "Kjo do nënvlerësonte popullin krenar polak, ku nga gjiri i tyre ka dalë përshembull Koperniku.”

Një bashkim i mendimeve ishte i pamundshëm, pavarësisht se Roosevelt mbante anën e kryeministrit britanik.  

Më vonë nga delegacioni amerikan hodhi “deklaratën për lirinë e Europës e pranuar nga të gjitha palët.”

Seanca u mbyll me shkëmbimin e pikëpamjeve për kriminelët e luftës. Churchill mendon se prej në Jaltë duhet të identifikohen kriminelët dhe të dënohen me vdekje.  

Stalin pyet pa keqdashje Churchill për fatin e Rudolf Hess. Churchill: "Edhe ai do ketë fatin e të dënuarve me vdekje."

Takimi u mbyll me ngjarjet në frontin perëndimor, ku më pas Stalini dhe Churchill shkuan në dhomat e tyre të fjetjes, ndërsa Roosevelt darkoi me rrethin e tij më të ngushtë dhe mori informacione nga Shtëpia e Bardhë. Disa gjeneralë dhe admiralë luanin poker.

Tre ministrat e jashtëm u takuan në 22.30 në Pallatin Jusupov, për të diskutuar edhe njëherë problemin e pazgjidhshëm polak. Pas diskutimeve të gjata ata u pajtuan për formulën vijuese:

"Polonia do çlirohet tërësisht përmes Armatës së Kuqe, ndërsa qeveria provizore do ushtrojë ndikim më të madh në pjesën perëndimore pas çlirimit të saj përmes trupave sovjetike. Pas saj do ndodhte zgjerimi i qeverisë.”

“Qeveria e tanishme provizore duhet të pranojë masat e reja demokratike të kërkuara nga udhëheqësit demokratikë të diasporës polake. Pas ndryshimeve qeveria e re duhet ta ndryshojë emrin nga provizore në atë të “Bashkimit Kombëtar.”

"Kjo qeveri e Bashkimi Kombëtar detyrohet sa më shpejt të jetë e mundur të krijojë kushte për zgjedhje të lira e demokratike, ku vota do e fshehtë do mbrohet me ligj. Në këto zgjedhje të drejtë për të marrë pjesë e gëzojnë të gjitha partitë demokratike dhe anti-fashiste.”

“Kur të krijohet “Qeveria provizore e bashkimit kombëtar”, me kushtet e lartëpërmendura tre qeveritë tona detyrohen ta njohin atë si legjitime.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat