A fitoi Stalini kundrejt Churchillit dhe Rooseveltit në Jaltë?, ja si u vendos fati i Azisë dhe aleanca saudite-amerikane

Speciale

A fitoi Stalini kundrejt Churchillit dhe Rooseveltit në Jaltë?, ja si u vendos fati i Azisë dhe aleanca saudite-amerikane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 mars 2017 Në ora: 16:24
Më i kënaqur nga të gjithë ishte Stalini, pasi arriti dy qëllimet më të rëndësishme: Defakto qeveria provizore do zëvendësohej me qeverinë e Bashkimit Kombëtar Polak (duke ia ndëruar vetëm emrin) dhe do pezullohej çdo lloj forme e “monitorimit ndërkombëtar” të zgjedhjeve.

Vijim nga shkrimi: Tre të mëdhenjtë vendosin fatin e Polonisë, Churchilli dhe Stalini debatojnë nëse Tito është diktator ose jo

Dita e Shtatë

E shtunë, 10 shkurt.

Tre ministrat e jashtëm takohen sot në Villën Voronzov, këndi i britanikëve.

Stettinius e hap bisedën me vërejtje nga presidenti që të “mos ketë monitorues nga Tre të Mëdhenjtë në zgjedhjet e Polonisë. Megjithatë ai do i nxjerte publikisht informacionet e ambasadës së tij në Varshavë, nëse kjo do ishte e nevojshme.

Gjithashtu presidenti iae kishte paralajmëruar që Konferenca e Jaltës të përfundojë më së fundmi të dielën mbrëma, përshkak se kishte takime të rëndësishme me Ibn Saudin, perandorin Haile Selassie dhe mbretin Faruk.

Molotov shtroi edhe një kërkesë të fundit për formulën polake: “qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe duhet të lidhin marrëdhënie diplomatike me qeverinë polake, si një sukses të Bashkimit Sovjetik.”

Dhe Eden ndërhyri me mbështetje të Stettinius që këto ndryshime ishin qëndrime të papranueshme me pikat e parashtruara nga Roosevelt.

Mbasdite do takoheshin Churchill, Eden,  Molotov te dhoma e Roosevelt për ti uruar formalisht mandatin e katër si president i SHBA. Stalin dhe gjenerali Arnold sqaruan se ishin arritur shkatërrime të mëdha përmes aeroplanëve Boeing B-17.

Rreth orës 16 Roosevelt do takohet përsëri me Stalinin, ku mund të merrnin pjesë përveç Molotovit dhe Harrimanit edhe dy përkthyesit, Pavlov dhe Bohlen.

Dy të Mëdhenjtë u pajtuan që dy deri në tre muaj pasi të kapitullonte Gjermania, Bashkimi Sovjetik do ndërhynte ushtarakisht kundër Japonisë:

Status quo e Republikës Socialistë të Mongolisë do mbetej në fuqi;

Rusisë do i njiheshin të drejtat e mëparshme mbi këtë rajon të tërhequra pas “sulmit të Japonisë në 1904”; Sakhalini jugor sëbashku me ishujt Kurile do aneksoheshin nga Bashkimi Sovjetik; hekurudhat e Manxhurisë jugore dhe Kinës lindore do ishin në zotërim të sovjetikëve dhe kinezëve ndërsa Manxhuria mbetej tërësisht territor i Kinës; marrëveshjet për portet e rëndësishme Arthur dhe Dairen mbeteshin përsëri në fuqi.

Seanca plenare e parashikuar në 16 filloi me disa minuta vonesë. Në kaminin përballë digjeshin disa letra.

Stalini ishte i ulur dhe qëndronte me një shprehje të palëvizishme.

Churchill në të kundërt ishte nervoz: njoftimet nga Londra tregonin pakënaqësitë që ekzistonin si pasojë e dështimit të mbrojtjes së çështjes polake.

Roosevelt përshëndet lodhshëm. Me një fytyrë të rraskapitur dhe një shikimi të errët, pavarësisht kundërshtimeve të Churchill, ai kërkoi përfundimin e Konferencës së Jaltës brenda pak ditësh.

“Ai kërkon me shpejtësi, për të djallorus gjithshka,” vëren luani i vjetër britanik.

Ata filluan me qëndrimin e tre ministrave të jashtëm për zgjidhjen polake, që u lexua edhe njëherë nga Eden dhe Molotov, ku ishte vendosur:

“Përderisa do krijohet “Qeveria provizore e Bashkimit Kombëtar Polak” krahas qeverisë së Bashkimit Sovjetik, që ka njohur qeverinë provizore, edhe qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe do njohin qeverinë e re polake dhe do shkëmbejnë ambasadorët. Përmes tyre ata do informohen për ngjarjen vijuese në Poloni.”

Në përmbyllje të debatit nuk erdhi deri te konfrontimi verbal siç kishte ndodhur më parë. Teksti mbi zgjedhjet polake i la të kënaqur të tre, pasi secili mund ta komente siç kishte dëshirë.

Më i kënaqur nga të gjithë ishte Stalini, pasi arriti dy qëllimet më të rëndësishme: Defakto qeveria provizore do zëvendësohej me qeverinë e Bashkimit Kombëtar Polak (duke ia ndëruar vetëm emrin) dhe do pezullohej çdo lloj forme e “monitorimit ndërkombëtar” të zgjedhjeve.

Dokumenti mbi Poloninë nuk sqaronte kufijtë e saj. Churchill kërkoi që kufijtë lindorë të mbeteshin sipas linjës Curzon dhe si dëmshpërblim Polonisë do i jepeshin në perëndim territore deri në Oder-Linie, por jo deri te linja e Neisse. Dokumenti duheshte të ishte i qartë edhe rreth demarkacionit.

Në këtë kohë Hopkins i dërgon përsëri presidentit një shënim për të lexuar:

Zoti president,

Do ishte mirë, nëse ju do sqaronit, që planin e kufirin lindor ju e mbështesni. Por në lidhje me diskutimet e detajuara, nuk do ishit dakord nëse mbi to do vendosnin ministrat e jashtëm?

Harry

Roosevelt e potencoi një gjë të tillë që u pranua edhe nga dy kolegët e tij, Stalin dhe Churchill, që tre ministrat e jashtëm do merreshin me detyrën e caktimit të detajuar të kufijve.

Kryeministri britanik më pas e hapi temën për pjesëmarrjen e Francës në Komisionin e Kontrollit, kësaj here me mbështetje të Roosevelt, që paradite kishte pasur një bisedë të gjatë në katër sy. Takimi mes të dyve ishte organizuar nga diplomati amerikan Freeman Matheës.

Të gjithë shikimet ishin drejtuar kah Stalini. Për sekonda të tëra mbizotëroi heshtja. Atëherë Stalini tha vetëm një fjalë: "Soglassn" (dakord).

Kjo fjali erdhi si një befasi, dhe askush nuk mund ta sqarojë, sesi i shqiptoi ai këtë fjalë. Mbase ai kishte bërë matematikat: Francën kundrejt Polonisë. Churchill menjëherë i dërgoi një telegram gëzimi shefit të qeverisë franceze de Gaulle.


Atëherë filloi debati përsëri mbi dëmshpërblimet. Stalini filloi të jetë aktiv dhe energjitik duke lëvizur sa herë nga një karrike te tjetra dhe fliste me gjeste.

“Ju nuk e dini sesa është shkatërruar vendi im..ne nuk kemi vetëm të drejtë e riparimit..është një kërkesë e shenjtë..ngurrimi i britanikëve për ne është i pakuptueshëm.”

Hopkins nxiton për ti dhënë një telegram presidentit Roosevelt:

Zoti president,

Rusët në këtë konferencë kanë bërë shumë lëshimë, kështu që unë mendoj, se ju nuk duhet ti lini në baltë. Britanikët duhet të qëndrojnë më të qetë. Thoni ju thjeshtë që britanikët janë kundër shpërndarjes aq të madhe të ndihmave për Rusinë.

Harry

Stalini mbështeste tërësisht kërkesën Maiski-Molotov: Komisioni i Dëmshpërblimit me qendër në Moskë do duhej të mblidhte 20 miliardë dollarë nga Gjermania, prej së cilës 50 përqind të ishin për Bashkimin Sovjetik. Pavarësisht qëndrimeve të Churchill, udhëheqësi sovjetik nuk kishte ndërmend të ndryshonte qëndrim.

Churchill: "Çfarë mendoni ju zoti President?"

Roosevelt: "Përgjigja ime është e thjeshtë: Arbitri Franklin Roosevelt rekomandon, i gjithë procesi ti lihet për shqyrtim Komisionit në Moskë dhe atje të jepen sqarimet e britanikëve se pse nuk pranojnë si bazë diskutimi shpërndarjen e 10 miliardë dollarëve ndihma për Bashkimin Sovjetik.”

Në orën 18.00 u bë një pushim për çaj ku si çdo ditë është u servua me gota argjendi. Gjatë pushimit, pati një bisedë mes Roosevelt, Molotov dhe Stettinius, ku u pajtuan përherë të parë për caktimin e vendit ku do mbahet konferenca e parë e Kombeve të Bashkuara: San Francisco.

Pas pushimit Stalini kërkoi revizionimin e Marrëveshjes së Montreux dhe diskutimin mbi Dardanelet.

Stalin: "Marrëveshja është vjetëruar. Në ato kërkesa Japonia ka luajtur rol më të madh sesa Bashkimi Sovjetik. Marrëveshja është nënshkruar me vende që nuk ekzistojnë më dhe në një kohë kur marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik nuk ishin në ditët më të mira. Pas Konventës së Montreuxm Turqia mori të drejtën e mbylljes së ngushticës së Bosforit jo vetëm gjatë kohës së luftërave, por edhe atëherë kur ajo është e mendimit se ka rrezik për luftë. Unë nuk kërkoj revizion të menjëhershëm të marrëveshjes. Unë kërkoj që tre ministrat e jashtëm të merren intenzivisht me këtë punë pas përfundimit të Konferencës së Krimesë. Është një gjë e paqëndrueshme ku Turqia në çdo kohë mund të kapë për fyti Rusinë.”


Roosevelt: "Ju kuptoj tërësisht! Unë e urrej kur kemi të bëjmë me mure ndarëse. SHBA dhe Kandaja ndajnë kufi të përbashkët prej 7000 kilometra dhe s’ka asnjë fortifikatë dhe asnjë ushtar në gjithë kufirin. Përveç kësaj është e kuptueshme, që BRSSS të kërkojë anije lundrimi në perëndim.”

Churchill: "Gjithashtu unë bie dakord, që mes kërkesave të garantohet pavarësia dhe integriteti i Turqisë.”

Pas disa përplasjeve mes Stalin dhe Churchill pala sovjetike u pajtua për ti mbështetur propozimet britanike.

Rreth mbylljes edhenjëherë u diskutua ashpër për çështje polake. Pas pushimit u formulua një tekst i tillë:

"Tre të Mëdhenjtë pajtohen që kufiri lindor i Polonisë të jetë sipas linjës Curzon, është bërë e njohur, që Polonia të zgjerohet në veri dhe perëndim. U pajtua për transformimin e qeverisë provizore në qeverinë e re të Bashkimit Kombëtar dhe caktimi i saktë i kufijve të perëndimit të caktohet më vonë në ndonjë konferencë të paqes.”

Përsëri një shënim i shpejtë për: Zotin President,

Ju do shkaktoni zemërimin e Senatit

Harry

De Jure presidenti amerikan nuk është i autorizuar të pajtohet për ndarje të tilla të kufijve pa informuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Alger Hiss gjeti një rrugëdalje: Në vend të fjalës “Tre të Mëdhenjtë”, kishte nevojë të ndryshohet në “Tre shefat e qeverive”.

Molotov: "Dua të bëj kërkesën e fundit, që shtrirja polake të ketë edhe Prusinë lindore dhe në Oder”

Roosevelt: "Kufijtë e vjetër? ... Sa e gjatë është kjo?"

Molotoë: "Shumë e gjatë."

Roosevelt: "Kjo mund të nxeh britanikët për të kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si territore ti humbura dikur.”

Stalin: "Atëherë do i parandaloj ata oqeani."

Churchill: "Le të jemi të arsyeshëm! Na lejoni të precizojmë kufijtë perëndimorë!”

Atëherë takimi u përmbyll. Në këtë mbrëmje Churchill ftoi pjesëmarrësit për ti qerasur me një darkë në ora 21.00 te Villa Voronzov.

Ishte parashikuar vetëm për nëntë persona: Roosevelt dhe Stettinius, Stalin dhe Molotov, Churchill dhe Eden si dhe tre përkthyesit Bohlen, Pavlov dhe Major Birse.

Menyja ishte me ushqim tradicional francez. Si çdoherë alkooli bënte të vetën dhe dilnin fjali të pamenduara.

Kryeministri britanik ngreu i pari dollinë për Mbretin e Anglisë, presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe mbi Stalinin, udhëqësit e lartë të dy shteteve të mëdha.

Roosevelt mori miratimin për të treguar një përjetim të vërtetë nga mandati i parë i presidencës.

Gruaja e tij ishte lutur atëherë, për të marë pjesë në përurimin e një shkolle të re. Në murin e një dhome mësimi ishte varur një hartë shtetesh, ku në mes kishte një shenjë të madhe me ngjyrë të bardhë. Në pyetjen e saj, mësuesi ishte përgjigjur se me shenjën e bardhë ishte fshehur Bashkimi Sovjetik, megjithatë ishte e ndaluar për të folur atëherë rreth këtij territori. Gruaja e tij u nervozua, dhe ai, Rossevelt, i kishte shkruar z. Kalin, për ti lidhur marrëdhëniet diplomatike me Moskën.

Atëherë piu Churchill për shëndetin e marshall Stalinit. Ai uroi në respektimin e njëri-tjetrin për të mirën që i kishin sjellur botës në luftën e suksesshme kundër fashizmit.

Roosevelt ia ktheu Churchill në lidhje me urimin për “presidentin e madh”, duke e lavdëruar atë se përkundër problemeve me banorët vendas dhe qeverinë, Churchill ishte po aq i suksesshëm në luftën e Aleancës.

Stalin pinte “për të ardhmen." Për atë konceptet “i majtë” dhe i “djathtë” kishin humbur kuptimin. Sipas Kushtetutës së shteteve parlamentare për shembull Daladier është një socialost radikal, më i “majtë” sesa Churchill. Vetëm, Daladier në Francë kishte tretur sindikatat që kurrë nuk e kishte bërë Churchilli në Britani. Kush është më i “majtë”, Churchill ose Daladier?

Roosevelt: "Në 1940 në Francë kishte 18 parti politike. Më ndodhi mua që brenda një jave të takohesha me tre kryeministra francezë.”

Churchill: "Stalini e ka më të lehtë. Ai merret vetëm me një parti."

Stalin: "Kjo vërtet është shumë e dashur për një burrë shteti.”

Churchill tregon për vështirësitë e shumta me William Galtacher, me të vetmin komunist anëtar të Dhomës së ulët britanike. Churchill theksoi se opozita e tij kundrejt komunizmit nuk qëndron kundër privilegjeve egoiste mbi pasurinë individuale, por te besimi i së drejtës së individit kundrejt shtetit.

Stalin: "Unë nuk mendoj se Partia Laburiste është në gjendje për të krijuar edhe njëherë qeverinë në Britaninë e Madhe.”

Roosevelt tregon eksperiencat e tij me Ku-Klux-Klan, "një grup nga njerëzit që njëherësh urrejnë edhe katolikët edhe hebrenjtë.”

Stalin: "Meqë ra fjala të hebrenjtë - e kanë me gjithë mend ata për të bërë koncesione me Ibn Saudin?”

Roosevelt: "Unë e kam ndër mend me ata të flasi gjithë çështjen palestineze.”

Stalin: "Problemi hebrej është shumë i vështirë. Me hebrenjtë nuk është lehtë të merresh vesht. Unë u përpoqa t’ua jepja hebrenjve në shtet të tyre kombëtar në Virovixhan, por ata nuk mund të përshtateshin me klimën: pas dy ose tre vitesh ata u transferuan përsëri nëpër qytete.”

Roosevelt: "Unë jam cionist. Dhe ti marshall?”

Stalin: "Në themel jam edhe unë njëri prej tyre. Por në praktikë e kam të vështirë.”

Në fund u shtuan edhe disa dolli për armatën, flotën dhe u përmbyll me fjalinë e Stalinit.

Stalin: "Unë nuk do e nënshkruaja kurrë një pakt me gjermanët në 1939, nëse nuk do kishte një Mynih dhe një marrëveshje gjermano-polake në 1934.”

Ata u ndanë pak përpara mesnatës.

Dita e Tetë

E dielë 11 shkurt.

Stalini siç e kemi cekur punoi deri në orën 5.00 të mëngjesit. Gjatë natës kishte biseduar me Berija, Molotov dhe Malenkov mbi problemet politike, ndërsa me Vyshinski, Gromyko, Maiski dhe Alexandrov për probleme teknike dhe në fund u ndal me gjeneralin Antonov për të biseduar mbi operacionet e fundit ushtarake në Frontin perëndimor. Flejti shtatë orë deri në mesditë.

Churchill hëngri një mëngjes të rëndë në ora 11.00 dhe pati bisedime me Eden. Akoma ishte i veshur me pizhame dhe shante me shpejtësi:

"Roosevelt kërkon të ndërtojë botën në pesë ose gjashtë ditë, ndërsa vetë Zotit i duheshte shtatë ditë.”

Roosevelt u zgjua në orën 10. Pasi mori lajmet nga sekretari u takua me Hopkins. Të dy janë shumë të kënaqur dhe të besueshëm për njëri-tjetrin.

Më vonë Arthur Prettysman, që ishte roja i tij, mori me karrocën ku kishte çantën dhe revolverin dhe u nisën për në Pallat. Ai gjatë gjithë javës kishte shëtitur presidentin në kopshtet e godinës.


Gjatë shëtitjes Rooseveltin e shoqëronte vajza e tij, ndërsa koha ishte mjaft e mirë. Në qiellin e hapur shëndriste dielli dhe presidenti shpesh e kujtonte dëshirën për t’u larguar.

Ishte i lodhur nga sëmundja dhe sikur e parandjente se po afrojnë momentet e fundit. Në shikimin e parë të jepte të mendoje se kishte arritur qëllimet, ndërsa gjithashtu në detin e Kuq e presin tre mbretërit e orientit.

Ai mendon për letrën që duhet tia shkruajë gruas së tij: Gjithshka ka shkuar perfekt, mendoj unë.. Ai është tmerrësisht me fat. Por ai është i lodhur dhe qetësia e tij është dëshpëruese për tjerët. Përpara kaminit i mbështetur në karrocë ai pret të hap konferencën e Jaltës, që rezulton me ditën e fundit.”

Është ora 12 dhe aty ndodhen njëzetepesë persona.

Nëntë amerikanë: Roosevelt, Stettinius, Leahy, Hopkins, Harriman, Matheës, Bohlen, Hiss dhe Foote (një punonjës i State Department).

Nëntë anglezë: Churchill, Eden, Cadogan, Clark Kerr, Jebb, Bridges, Wilson, Dixon dhe përkthyesi Birse.

Shtatë rusë: Stalin, Molotov, Vyshinski. Maiski, Gusev, Gromyko dhe Pavlov.

Pika e diksutimit ishte procesverbali që nesër do u dorëzohej mediave dhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Dokumenti ishte përpiluar në themel nga Hopkins ku të pranishmëve ju lexua nga Stettinius.

Churchill, më shumë i prirë për të përmirësuar dokumentin historik nga vlerat gjuhësore të “anglishte britanike” prej “anglishtes amerikane” kreu disa ndryshime më shumë ortografike. Veçanërisht ai largoi nga dokumenti fjalën "joint" (sëbashku), i cili ishte shkruar disa herë në dokument, “sepse në Angli fjala përdorej për ushqimin e së dielës".

Stalini nuk kishte kundërshtime.

Teksti zyrtar u miratua nga Tre të Mëdhenjtë dhe ju dha të pranishmëve për ta përkthyer.

Është ora 12.50 dhe duhet të shkonin në tryezën e rrumbullakët.

Ushqimi akoma nuk ka përfunduar, kur sekretarët sollën tekstit për ta nënshkruar.

Kështu teksti me vlerë të madhe historike u nënshkruar nga Franklin Roosevelt, Josef Stalin dhe Winston Churchill në mes pjatave dhe gotave.

Pas kafesë, zyrtarët morën konjak nga Kaukazi dhe konferenca u përmbyll pa ndonjë ceremoni.

Delegjatët qëndruan edhe pak për të festuar mbarimin - si pas një funerali - me lëng molle, mandarina, shampanjë, vodkë dhe ushqime të lehta me gjalpë.

Roosevelt u revanshua dhe ndozi një cigare amerikane dhe hëngri disa çokolada duke e shoqëruar me lëngje natyrale.

Ata ndaheshin me marrëveshje.

Stalini kthehet edhe njëherë për të përshëndetur dy kolegët Roosevelt dhe Churchill për tu larguar më pas shkallëve.

Gjithshka mori fund.

Marshalli kaloi pjesën tjetër të 11 shkurtit 1945 në suitën e tij në Villa Koreis. Për ditët tjetër ishte paraparë udhëtimi i tij për në Moskë. Do shkonte me tren.

Hopkins dhe djali i tij Bob do udhëtojnë me veturë drejt Simferopol, ku i pret treni për ti dërguar në aeroportin Saki.

Kur ato shkruan në Simferopol ishte errësuar dhe e kishin pasur tepër të vështirë të gjenin stacionin e trenit. Ishte si një akt martiri për Hopkins që vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Nëse ndokush do ndodhej në vendin tim,” i tregoi më vonë Hopkins Stettiniusit, rastin e disa orëve kërkimi për të gjetur stacionin e trenave, “më mirë le ti tregonjnë vendndodhjen e tualetit për të shkuar e për tu freskuar pak.”

Churchill dhe vajza e tij Sarah udhëtojnë për në Sevastopol, ku i pret anija britanike "Franconia". Anija ka lundruar përmes Dardaneleve.

Roosevelt u lëshoi Livadian në orën 16. Edhe ai udhëtonte i shoqëruar nga vajza e tij, ndërsa në çantë kishte letrën e fundit nga Stalini:

Shumë i dashur Roosevelt,

Unë pajtom tërësisht, që numri i votave të Bashkimit Sovjetik në Kombet e Bashkuara të rritet në tre, po aq sa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Votat e Bashkimit Sovjetik do ndahen nga një për Rusinë, Ukrainën dhe Bellorusinë. Nëse pajtoheni edhe juve, do dal haptas për të mbështetur zyrtarisht vendimin. Me respekt të lartë, J. Stalin.

Akoma edhe një sukses! Roosevelt mundet të bindë më lehtë “Kongresin për votën ukrainase dhe belloruse.”

Ai përgatitet për të shkuar në detin e Kuq ku e presin takime tjera të rëndësishme. Ai nuk dyshon se tetë ditët e Konferencës ishin të suksesshme për lavdinë e Amerikës dhe botës, përkundër që shumë skeptikë dyshonin në rolin e tij gjatë ditëve të para. Me miqësi arriti të “zbusë” Stalinin.

Ai mendon në fjalët, që ai përpara udhëtimin në Krime, i kishte thanë përpara një ambasade: “Në kemi mësuar për të qenë qytetarë të botës, qytetarë të shoqërisë njerëzore. Ne kemi jetësuar fjalinë e vërtetë nga eksperienca e Emersons: Për të fituar një shok, ka vetëm një rrugë, për tu bërë vetë si ai.” Fjalia e Emersons, vlen bile edhe për lojtarët e pokerit kundrejt lojtarëve të shahut - ose jo?

Roosevelt nuk kishte dyshime se shumë persona këto ngjarja do e përshkruanin si ëaterloo, por ai ishte plot vetëbesim për atë që kishte arritur.

Mos harrojmë, aty janë tre shtete baltike që janë absorbuar nga Rusia ose të pushtuara nga perandoria sovjetike. Stalini nuk mund të ndikonte në Finlandë, por shtriu ndikimin në Jugosllavinë e Titos përmes takimeve në Triestë dhe e ka tërësisht në dorë Bullgarinë. Në Rumani “krijimi i shtetit komunist është në proces”. 48 orë pas përfundimit të Konferencës së Krimesë Vyshinski, gjatë pyetjes së marrëveshjeve të arritura në Jaltë, ai do përgjigjej:

"Jalta? Çfarë është Jalta? Kjo jam unë!" Në Shqipëri pushteti ra në duart e komunistëve. Njerëzit u alarmuan nga Londra dhe ëashingtoni për të arriturat e tyre në Poleni, Hungari dhe Rutheni. Asnjëri nuk besonte se Rusia do ishte e gatshme të pranonte zgjedhje të lira në këto shtete.

Roosevelti ia lehtësoi rrugën Stalinin për shtrirjen e ndikimit komunist jo vetëm në Europën lindore duke përfshirë edhe Çekinë, por edhe për luftërat e ardhshme që pushtuan Korenë, Indokinën, fitoren e Mao Ce Dung, për bllokadën e Verlinit dhe në fund gjithashtu për aferën e Kubës.

Në Jaltë u bë e qartë se komunismi ishte fuqia që duhej të njihej nga perëndimi dhe në 11 shkurt 1945 daton edhe ndarja e frikshme e Gjermanisë.

Një nga rezultatet themelore të Jaltës është se akoma ka hendeqe të pazgjidhura në Europë, për shkak se SHBA nuk e mori seriozisht gjatë dy viteve të para ose siç do thoshte shkrimtari francez Pierre Frédérix: "BRSS nuk mori realisht hise për administrimin e Bajernit,  por në anën tjetër SHBA nuk kërkoi vetë hise në menaxhimin e Sachsens dhe Brandenburgs ..."

Më së keqi e pësuan Azia ku erdhën deri në luftime të ashpra në vitet vijuese.

Roosevelt që i premtoi Çan Kaj Shekut në Kairo në nëtor 1943 që e gjitha Manxhuria ti mbeste Kinës, në Jaltë sëbashku me Hopkins i premtoi Rusisë dalje në Daire, Portin Arthur, zotërimin e hekurudhave, marrjen e ishujve në paqësor Kurilet dhe Saçalinin duke e kthyer BRSS një fuqi jo vetëm në perëndim por edhe në lindjen e largët.

Shprehja e Roosevelt për ti “dhënë fund përgjithmonë luftës”, solli aferën e Kubës duke e bërë pikë stacionimi të armëve bërthamore sovjetike.

Partizanët komunistë filluan të motivuar luftëra në Laos, Malejzi, Lindjen e Mesme, ndërsa Roosevelt nuk arriti të shikonte gjithë kaosin që kishin nënshkruar. Ai vdiq 60 ditë pas konferencës së Jaltës.

Ndikimi komunist u vërejt edhe në Itali, Francë dhe Belgjikë, ndërsa Polonia mbeti tërësisht në duart e sovjetikëve prej 1 prillit 1945.

Një orë përpara vdekjes Roosevelt i shkruantë një telegram Churchillit:

"Ta bësh të parëndësishme aq sa mundësh problemin sovjetik. Në çdo rast duhet të qëndrojmë të vëmendshëm.” Dhe fjalia e tij e fundit: "Dyshimet tona të sotme janë burimi i shërbimeve të së nesërmes.”

Këto dyshime me siguri nuk i kishte Roosevelt gjatë natës së 11 shkurtit. Ai këto i bëri duke menduar se nuk mund të “krahasohet BRSS që kishte vuajtur aq shumë nga lufta në kohën kur SHBA kishte qëndruar në paqe.”

Pas tetë ditë ushqime nga kuzhineria ruse, admirali Essen, Mac Intyre, Boettiger, Harriman dhe admirali Brown shkruan në qendrën e qytetit, ku qëndronte një flotë ruse mbi Detin e Zi.

Presidenti Roosevelt ishte shumë i lodhur për ti shoqëruar ata. Ai u kthye në kabinën e tij pas.

Fund

Vërejtja: Shkrimi i lartëpërmendur është përshtatur nga prestigjiozja gjermane "Der Spiegel" me autor Arthur Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat