Për shkak të këtij njeriu, Bashkimi Sovjetik filloi krijimin e bombave atomike

Speciale

Për shkak të këtij njeriu, Bashkimi Sovjetik filloi krijimin e bombave atomike

Më: 29 mars 2017 Në ora: 23:27
Ilustrim

Alexander Versinjin, doktor i shkencave historike, profesor i historisë në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe hulumtues i lartë i Qendrës për analizën e problemeve, thotë se rusët kanë punuar intensivisht për krijimin e bombës atomike, në mënyrë që të parandalojnë liderin nazist Adolf Hitler.

Sot, armët bërthamore paraqesin një problem serioz për njerëzimin, por  vetëm krijimi i tyre i dha fund epokës së luftërave të mëdha botërore. Shkatërrimi i garantuar i botës ka detyruar superfuqitë për të negociuar në ato fusha ku në një kohë  nuk do të ngurrohej për të hyrë në konflikt.

Në vitet e para të epokës bërthamore Amerika kishte një monopol në posedim të bombave atomike. Në gusht të vitit 1945, Amerika ka treguar se sa në rrezik janë vendet që nuk i përkasin bllokut perëndimor duke hedhur dy bomba në Japoni. Situata ndryshoi më 29 gusht 1949 kur Bashkimi Sovjetik testoi armët e veta bërthamore.

Në gusht të vitit 1939, presidenti amerikan F. D. Roosevelt mori një letër nga shkencëtari i famshëm Albert Einstein. Fituesi i Çmimit Nobel në Fizikë ia kishte tërhequr vëmendjen Presidentit që nazistët po kryejnë hulumtime me qëllim të krijimit të armëve bërthamore dhe sugjeroi Shtetet e Bashkuara që të fillojnë zbatimin e programeve të ngjashme. Në dy vitet e ardhshme në Amerikë janë ndarë shumë fonde të konsiderueshme si dhe janë investuar dhe angazhuar mendjet më të mëdha të epokës – Niels Bohr, Edward Teller dhe të tjerët.

Me tërë këto zhvillime ishte i njohur edhe Bashkimi Sovjetik. Fizikantët sovjetikë i dinin veprimet e homologëve të tyre të huaj. Inteligjenca nuk rrinte duarkryq.

Shumë informacione në lidhje me sukseset e vendeve perëndimore në krijimin e armëve atomike vinin në Kremlin. Stalini e kuptoi shpejt se kjo çështje ishte me rëndësi jetike për vendin.

Sukseset e amerikanëve dhe anglezëve kanë shkaktuar edhe shqetësim, pasi që në qoftë se ata do të arrinin të krijonin bombën atomike, do të mundnin në mënyrë të pavarur të fitonin Hitlerin, pastaj të kërcënonin Bashkimin Sovjetik.

Në shtator të vitit 1942, udhëheqja e Bashkimit Sovjetik mori një vendim për krijimin e laboratorëve të veçantë, që kanë të bëjnë me çështjet bërthamore. Në thelb ai është vetëm një laborator që filloi historinë e projektit bërthamor sovjetik.

Gjermania u mund pa përdorimin e armëve bërthamore. Bombardimi atomik i Hiroshimës dhe Nagasakit në gusht të vitit 1945 ishte më shumë një akt simbolik, sepse Uashingtoni në këtë mënyrë tërë botës ia bëri të ditur se posedojnë superfuqi bombë. Ky mesazh i është dërguar kryesisht Moskës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ish-aleatët e koalicionit anti-Hitler kanë gjetur veten në anët e kundërta të barrikadave. Udhëheqësit ushtarakë amerikanë dhe britanikë diskutuan planet për një luftë të mundshme kundër BRSS. Këto plane kanë parashikuar bombardimin e qyteteve më të mëdha sovjetike me armë atomike.

Kjo mund të shmangej vetëm nëse heqë monopolin bërthamor amerikan. Tashmë dy javë pas shkatërrimit të Hiroshimës u formua Komiteti Special nën urdhrat e Stalinit, i cili merret me koordinimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me projektin bërthamor. Në krye të kësaj strukture u vendos bashkëpunëtori më i afërt i Stalinit L. P. Beria.

Nën udhëheqjen e tij të drejtpërdrejtë në BRSS për disa vjet është krijuar një industri bërthamore. Për një kohë të shkurtër ata krijuan kompaninë për pasurimin e uraniumit, reaktorëve, centrifuga dhe fabrika për prodhimin e bombave.

Udhëheqja amerikane ishte e bindur se Bashkimi Sovjetik nuk do të ketë një armë bërthamore para vitit 1954. Prova bërthamore e bombës atomike ruse në vitin 1949 ishte befasi e pakëndshme për Amerikën.

Kështu Bashkimi Sovjetik në kushtet e kaosit të pasluftës theu monopolin bërthamor të Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat