Madhështore: Arkeologët zbulojnë një tjetër Piramidë në Egjipt, më e lashtë se Giza

Speciale

Madhështore: Arkeologët zbulojnë një tjetër Piramidë në Egjipt, më e lashtë se Giza

Më: 4 prill 2017 Në ora: 16:00
Piramidë në Egjipt

Duket se Egjipti nuk ndalon së na surprizuari, e aq më pak pas zbulimit të tjetër piramide historike, shkruan revista britanike “Times”. Mbetjet e një piramidë të lashtë janë zbuluar nga një ekip arkeologesh tek po gërmonin në një zonë të varfër të Kairos, ku para disa javësh u zbulua statuja “gjigante” e një faraoni .

Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu një korridor që të çon në brendësi të piramidës, zgjatur nga një devijim”, sipas komunikatës.

“Ekipi do të vazhdojë gërmimet në qendër për të gjetur pjesën e mbetur të piramidës”, vijon komunikata.

Arkeologët kanë gjetur një bllok të vogël në alabastër të nxirë ku duken mbishkrimet në hieroglife, si dhe një parvaz graniti dhe blloqe gurësh që mundësojnë për të mësuar më shumë për arkitekturën e brendshme të piramidës.

Gërmimet sapo kanë filluar dhe ende nuk dihet përmasa e piramidës. Në fotot e publikuara nga ministria shihen vetëm blloqe gurësh dhe fillimi i korridorit.

“Egjipti do të numëronte të paktën 123 piramida”, theksoi arkeologu Zahi Haëass, ish ministër i Antikiteteve.

Zbulimi u bë pranë piramidës në formë romboidi në Dahchour, ndërtuar nga Faraoni Snefru, themelues i dinastisë së katërt (2.600 para Jezukrishtit) dhe babai i faraonit Kheops, i cili i ka dhënë emrin e tij një prej piramidave më të njohura egjiptiane, në pllajën e Guizeh.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat