Kroatët jetojnë më gjatë me prindërit, suedezët “pavarësohen” që në moshën 19 vjeçare

Speciale

Kroatët jetojnë më gjatë me prindërit, suedezët “pavarësohen” që në moshën 19 vjeçare

Më: 4 maj 2017 Në ora: 16:34
Harta

Vajzat dhe djemtë e rinj kroatë jetojnë deri në moshën 31.4 vjeçare me prindërit. Më e gjata në krahasim me vendet tjera të Bashkimit Europian. Në vendet tjera europiane burrat shfrytëzojnë më shumë “Hotel Mama” sesa gratë.

Mesatarja europiane e qëndrimit të fëmijëve me prindërit e tyre është 26,1 vjet. Më së paku me prindërit qëndrojnë suedezët, të cilët “pavarësohen” që në moshën 19,7 vjet.

Sa u takon gjinive, mesatarish një djalë largohet nga shtëpia e prindërve në moshën 27,2 vjet; ndërsa një vajzë në moshën  25,1 vjet. Në vijim keni mesataren e qëndrimit të fëmijëve me prindër të githë vendeve të BE:

Kroacia 31,4 vjet

Malta 31,1

Slovakia 30,9

Italia 30,1

Greqia 29,4

Spanja 29

Portugalia 28,9

Bulgaria 28,7

Qipro 28,4

Polonia 28,3

Slovenia 28,2

Rumania 27,9

Letonia 27,5

Hungaria 27,5

Çekia 26,5

Irlanda 26,3

Mesatarja e BE 26,1

Lituania 25,6

Austria 25.5

Belgjika 25

Britania e Madhe 24.4

Franca 23.9

Hollanda 23.7

Estonia 23.6

Luksemburgu 23.1

Finlanda 21.9

Danimarka 21.1

Suedia 19.7

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat