Le Pen-Macron, dy vizione radikalisht të ndryshme për botën

Speciale

Le Pen-Macron, dy vizione radikalisht të ndryshme për botën

Më: 6 maj 2017 Në ora: 20:33
Le Pen-Macron

Ata kanë një vizion për botën diametralisht të kundërt, me ide shumë të ndryshme për rolin ndërkombëtar të Francës. Megjithatë, rrallë në fushën e politikës së jashtme, përballja ideologjike është totale mes globalizmit (Emmanuel Macron) dhe sovranitetit (Marine Le Pen).

“Për Emmanuel Macron, kandidati i globalizimit, është tregtia e lirë, një vizion që mbështetet në besimin në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale.

“Marine Le Pen, është krejtësisht kundër. Gramatika e saj ndërkombëtare, është kombi, sovraniteti. Dhe liberalizmi konsiderohet pothuajse si një dështim moral”, thekson Bertrand Badie, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe profesor në “Sciences Po Paris”.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të dielën në mbrëmje, diplomacia franceze do të jetë radikalisht ndryshe në çështjet si:

– EVROPA –

Ajo është në qendër të përplasjeve mes dy kandidatëve. Edhe pse ajo ka moderuar kërkesat dhe ambiciet përballë francezëve që mbështesin euron, Le Pen mbetet sovraniste. Programi i saj synon t’i rikthejë popullit francez sovranitetin, veçanërisht ekonomik dhe monetar.

Drejtuesja e ekstremit të djathtë, që mendon ta transformojë BE-në në “Aleancën evropiane të kombeve të lira dhe sovrane”, kërkon të rivendosë kufijtë dhe të negociojë në Bruksel daljen nga zona euro dhe hapësira Shengen. Në përfundim të këtyre negociatave ajo kërkon të organizojë një referendum për qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Evropiani i bindur, Emmanuel Macron propozon të rithemelojë BE-në duke i dhënë dinamizëm çiftiti franko-gjerman dhe duke vendosur një qeverisje më të mirë në zonën euro.

– Marrëdhëniet ndërkombëtare-

Gjatë fushatës, Macron ashtu dhe Le Pen kërkuan përmirësimin e staturës ndërkombëtare të Franceës. I pari takoi Angela Merkel, e cila e uroi për fitore mes dy tureve. Ai zhvilloi gjithashtu një vizitë në Liban dhe në Algjeri, ku e konsideroi kolonizimin si krim kundër njerëzimit, ngjallën irritim të së djathtës dhe ekstremit të djathtë.

E dyta, që kërkon një botë “shumëpolëshe”, ka shkuar gjithashtu në Liban si dhe ka zhvilluar një vizitë të papritur në Çad ku u prit nga presidenti, Idriss Deby.

Por, ajo u prit gjithashtu në muajin mars në Kremlin nga presidenti rus, Vladimir Putin, një arritje kjo për atë që nuk fsheh simpatinë e saj për Rusinë.

– Rusia

Marrëdhënia me Moskën do të jetë një aks i politikës së huaj për Marine Le Pen nëse zgjidhet presidente, ku bëhet fjalë për të luftuar kundër terrorizmit apo të shfaqet mbi vlerat identitare apo nacionaliste. Në këtë këndvështrim ajo mbështet një heqje të sanksioneve kundër Moskës dhe mbështet aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Emmanuel Macron, kundërshton çdo heqje të njëanshme të sanksioneve, shprehet për një dialog të nevojshëm me Moskën. Edhe pse përsërit se prioritet në Siri është lufta kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, ai nuk parashikon ashtu si kundërshtarja e tij një bashkëpunim me regjimin e Bashar al Asad, aleat i Moskës. Ai përshëndeti sulmet amerikane në muajin prill si kundërpërgjigje për sulmin kimik të dyshuar në Khan Cheikhoun.

– SHBA

Marine Le Pen ishte zyrtarja e parë politike franceze që përshëndeti fitoren e Donald Trump në nëntor. Fjalimi “anti-sistemit”, “anti-elitave” i milionerit amerikan gjendet edhe brenda FN. Padyshim ajo është shprehur e habitur nga sulmet amerikane në Siri.

Emmanuel Macron ka theksuar së fundi në radion RFI se nuk dinte si ta cilësonte diplomacinë amerikane, por u shpreh për një bashkëpunim të fortë me Uashingtonin për të luftuar kundër terrorizmit. Ndryshe nga rivalja e tij, ai nuk dëshiron daljen e Francës nga NATO-ja.

– Afrika

Ajo mbetet si gjithmonë “rrota e fundit e karrocës”, asnjë nga dy kandidatët nuk ka shprehur deklarata me propozime të reja.

Le Pen e shikon në prizmin e imigracionit apo të luftës antiterrorizmit, por ka premtuar se do t’i kushtonte 0,7 për qind të PBB-së franceze bashkëpunimit me Afrikën.

Macron është shprehur në përgjithësi duke premtuar një dialog të nevojshëm me drejtuesit e kontinentit. (Cécile Feuillatre)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat