Pse gjithë pasaportat e botës janë në katër ngjyra? Mund t'i gjeni për cilat ngjyra bëhet fjalë?

Speciale

Pse gjithë pasaportat e botës janë në katër ngjyra? Mund t'i gjeni për cilat ngjyra bëhet fjalë?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 maj 2017 Në ora: 15:21
Pamje nga video

Hedhni një sy pasaportës tuaj! Ajo është e kuqe e errët - por pse vallë? Dhe pse në gjithë botën ka vetëm katër ngjyra për pasaportat? Përgjigja e saj është një problem në vete, por në vijim keni disa sqarime, shkruan “Bota sot”.

Pse pasaporta juaj është e kuqe? Pse australianët, ukrainasit kanë pasaportën e kaltër, egjiptianët jeshile dhe Zelanda e Re të zezë? Në fakt të gjithë pasaportat e botës kanë njërën nga këto ngjyra.

Se çfarë madhësie dhe format ka një pasaportë, çfarë të dhëna ka në të - vendos

Organizata ndërkombëtare e asocacionit civil. Çfarë ngjyra dhe cilin dizajn e ka dokumenti, për këtë vendosin shtetet respektive.

Videon mund ta shihni KËTU 

Pse shumica e pasaportave në Europë janë të kuqe?

Shumica e shteteve europiane kanë pasaportë me ngjyrë të kuqe, në Karibik janë të kaltër. Se pse kanë ngjyrën e kuqe janë krijuar shumë mite dhe një prej tyre është se shumica e këtyre vendeve kanë të kaluar komuniste. Tingëllon e pabesueshme pasi në 1975 kishte një debat të gjërë për ngjyrën e pasaportave.

Nëntë anëtare të Shoqërisë së atëhershme Europiane vendosën ngjyrën e çelët lila për pasaportën. Kundër saj ishte Britania. Vetëm në 1981 do vendosej që ngjyra e pasaportave të jetë e kuqe e errët siç është tani.

Te vendet muslimane shumica e pasaportave janë në ngjyrën jeshile, për shkak edhe të flamujve dhe lidhjes së kësaj ngjyre me kulturën Islame.

Tani e dini se pasaportat e botës kanë katër ngjyra dhe ju lirisht mund të pyesni bashkëudhëtarin tuaj në aeroplan, se çfarë ngjyrë ka pasaporta e tij./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat