Evropa po udhëhiqet nga liderët pa fëmijë! - Bota Sot
Evropa po udhëhiqet nga liderët pa fëmijë!

Speciale

E hënë, 29 maj 2017

Evropa po udhëhiqet nga liderët pa fëmijë!

Më: 18 maj 2017 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Në një intervistë në radio, pak ditë më parë, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u pyet për mungesën e fëmijëve në jetën e saj dhe çfarë ndikimi ka pasur në jetën e saj, fakti i të mos qenit një nënë? “Fakti që nuk jam në gjendje të kem fëmijë është shumë e trishtuar. Por, feja ka qenë një ndihmë për mua”, u shpreh ajo.

Dihet që historia e fëmijëve -të dëshiruar apo të padëshiruar – është përdorur shpeshherë si një armë kundër grave dhe ndonjëherë nga vetë gratë. Vitin e kaluar, një rivale e Mayt në garën për lidershipin u detyrua të largohej, pasi deklaroi se ajo, duke qenë nënë, ishte më e kualifikuar për të drejtuar çështjet publike.

Në Gjermani, kreu i së djathtës ekstreme, Frauke Petry, u tregua më i hapur: “Angela Merkel nuk mendon për të ardhmen e gjermanëve, sepse nuk ka fëmijë, por unë kam bërë katër”. Kancelarja nuk i është përgjigjur. Pas të gjithave, ajo u quajt “Mutti” në gjermanisht (Mami). Metafora prindërore për ata që janë në pushtet është një histori e lashtë, zakonisht maskiliste, edhe pse gjithnjë e më shumë është e prirur të jetë e vërtetë në Evropë.

Me ardhjen në pushtet të Emmanuel Macronit, Evropa shton një tjetër emër në “listën e udhëheqësve pa fëmijë”. Rastësi apo tendencë? Pasojë e një ulje lindshmërie, që është përhapur në të gjithë Evropën, apo ndoshta rruga drejt pushtetit është me e lehtë për dikë, si Theresa May, së cilës nuk i është dashur të mendojë për shkollën e fëmijëve?

Është një fakt: Drejtuesit e “Vendeve të plakura” të kontinentit (Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, ndoshta edhe Skocia) janë të gjithë pa fëmijë. Burra dhe gra. Asnjë nuk ëndërron që të pyesë Macronin se çfarë lloj presidenti do të ishte, nëse do të ndërronte pelenat e fëmijës apo t’i jepte qumësht me biberon.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, duke iu përgjigjur gazetës së njohur “Margriet”, e përshkroi veten si “beqar dhe i lumtur”, por nuk përjashtoi mundësinë e bërjes së fëmijëve.

Luksemburgu drejtohet nga Xavier Bettel, i vetmi udhëheqës në botë që ka dalë hapur për prirjet e tij homoseksuale. Natyrisht ai shpëton nga pyetja e fëmijëve. Ndërkaq, Nicola Sturgeon, kryeministre e Skocisë ka rrëfyer se ka përjetuar një dështim në moshën 40-vjeçare. Gazeta që e intervistoi e përfshiu këtë rrëfim në një shkrim me titullin “Politikanët pa fëmijë”.

Në anën tjetër të Atlantikut, fëmijët janë gjithmonë të domosdoshëm për të kompletuar portretin e një kandidati për president. Megjithatë, ata nuk garantojnë një politikë më të mirë. Presidenti afrikano-jugor, Jacob Zuma, është pasardhësi më i keq i Nelson Mandelës dhe ka 22 fëmijë!

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test