Zbulohet statuja 3000 vjeçare e faraonit Ramses II

Speciale

Zbulohet statuja 3000 vjeçare e faraonit Ramses II

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:43
Zbulohet statuja 3000 vjeçare e faraonit Ramses II

Një grup i arkeologëve gjerman dhe egjiptian kanë bërë një zbulim masiv në mars të këtij viti.

Ata kanë gjetur një statujë 3000 vjeçare, e cila besohet të jetë statuja e faraonit mistik Ramses II, të varrosur në lagjen e varfër të Matariya në Kajro.

Zbulimet shfaqin historinë e origjinës së botës dhe një kapitull të ri për Egjiptin.

Busti i zbuluar dhe kreu i statujës janë 8 metra të gjatë dhe të bërë nga kuarciti. Pjesa e simpërme portretizon Faraonin Seti II (nipin e Ramsesit II) dhe pjesët e hieroglifeve që mbajnë obeliskun, janë zbuluar gjithashtu.

Ekspertët kanë filluar tashmë restaurimin e objekteve, të cilat më vonë do të shfaqen në Muzeun e Madh të Egjiptit i cili do të hapet në vitin 2018.

Ramses II shpesh mendohet të ketë qenë Faraoni më i madh që ka drejtuar ndonjëherë Perandorinë egjiptiane dhe ai pretendoi se bota u ndërtua në Heliopolis, Matariya e sotme.

Ky zbulim i kohëve të fundit historik mund të ndihmojë zhvillimin e turizmit egjiptian, i cili ka humbur shumë vitet e fundit për shkak të sulmeve terroriste.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat