Vështrim mbi një gjeni legjendar: Fakte magjepsëse për Isak Njutonin

Speciale

Vështrim mbi një gjeni legjendar: Fakte magjepsëse për Isak Njutonin

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 09:58
Ilustrim

I quajtur ndonjëherë babai i shkencës moderne, Isak Njutoni revolucionarizoi kuptimin që ne kemi për botën. Ai ishte një njeri i vërtetë i Rilindjes, me arritje në disa fusha, përfshirë astronominë, fizikën dhe matematikën. Njutoni na dha teori të reja për gravitetin, lëvizjet planetare dhe optikën. Me botimin e “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica” në vitin 1687, Njutoni hodhi bazat e fizikës moderne. Ai gjithashtu çimentoi pozicionin e tij si një prej mendjeve më të mëdha të kohës së tij. Ja disa fakte të rëndësishme për të figurë të spikatur:

Jeta e Njutonit pati një fillim të vështirë – Ai nuk e njohu kurrë babanë, Isakun, i cili kishte vdekur disa muaj para se të lindte. Në fillim, edhe shanset e vetë Njutonit për mbijetesë dukeshin shumë të paktë. Ai ishte një foshnjë e lindur para kohe dhe i sëmurë, që disa menduan se nuk do të jetonte gjatë. Njutoni mori një tjetër goditje të fortë kur ishte 3 vjeç. Nëna e tij, Hannah u martua sërish, dhe njerku i tij, Barnabas Smith, nuk donte të kishte të bënte me Isakun. Fëmija u rrit nga gjyshja e tij nga e ëma për shumë vite. Humbja e nënës e la me një pasiguri që nuk do i ndahej gjithë jetën.

Edhe në moshë të re, ishte thellësisht fetar – Ai u ndie i detyruar të shkruajë një listë të mëkateve të tij në një prej blloqeve të shënimeve që mbante. Ai i ndante këta mëkate në akte që ndodhnin para ose prapa të shtunës së shtatë pas Pashkëve në vitin 1662. Njutoni merrte seriozisht edhe “shkarje” të vogla, si për shembull mendimet e papastër apo përdorimin e emrit të Zotit. Lista tregonte dhe një anë të errët të Njutonit, duke përfshirë edhe kërcënimet e tij për të djegur nënën dhe njerkun në shtëpi.

Karriera e Njutonit mori një shtytje nga Murtaja e Madhe e 1665-ës – Njutoni u diplomua në Trinity College të Kembrixhit në 1665 dhe donte të vazhdonte studimet, por nëj epidemi e murtajës ia ndryshoi shpejt planet. Universiteti mbylli dyert sapo plasi sëmundja. Gjatë shtatë muajve të parë, afro 100 mijë banorë të Londrës kishin vdekur. I mbyllur në shtëpinë e tij, Njutoni nisi të punojë me disa prej teorive të tij më të rëndësishme. Pikërisht këtu ai eksploroi idetë e lëvizjes planetare dhe bëri përparime në kuptimin e dritës dhe ngjyrave. Njutoni mund të ketë bërë gjithashtu përparime në teorinë e tij për gravitetin, duke parë një mollë të bjerë nga pema në kopshtin e tij.

Kohë përpara se të nxirrte kryeveprën e tij “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”, Njutoni konsiderohej një prej mendimtarëve kryesorë të Anglisë. Ai u emërua profesor i matematikës në Kembrixh në 1669. Gjeni të mëvonshëm që do të mbanin këtë post përfshijnë Charles Babbage (i njohur edhe si “babai i llogaritjeve”), Paul Dirac dhe Stephen Hauking.

Njutoni u fut në disa konflikte me shkencëtarë dhe matematicienë të tjerë – Ai dhe Robert Hooke, një shkencëtar më shumë i njohur për eksperimentet e tij me mikroskop patën një grindje që zgjati shumë. Hooke mendonte se teoria e dritës e Njutonit ishte e gabuar, dhe denoncoi veprën e fizikanit. Më vonë, ata u përplasën edhe për lëvizjen planetare, teksa Hooke pretendonte se Njutoni kish marrë një pjesë të veprës së tij dhe e kishte përfshirë në “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”.

Në fundin e jetës, Njutoni bëri edhe karrierë politike. Ai u zgjodh në Parlament si përfaqësues i Kembrixhit në vitin 1689 dhe u rikthye në parlament nga 1701 deri në 1702. Njutoni ishte gjithashtu aktiv në jetën ekonomike të vendit të tij. Në vitin 1696 ai u emërua drejtor i thesarit dhe tre vjet më vonë e ndryshoi paundin britanik nga një stërlinë, në standartin e floririt.

Varrimi i rezervuar Njutonit ishte si ai i një mbreti. Ai ishte i famshëm dhe i pasur kur ndërroi jetë në vitin 1727 dhe për të vajtoi i gjithë kombi. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat