Parashqevi Maleska dhe Gonxhe Manaku, femrat që e emancipuan Maqedoninë shqiptare

Speciale

Parashqevi Maleska dhe Gonxhe Manaku, femrat që e emancipuan Maqedoninë shqiptare

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 23:46
Shkupi

Pas vitit 1948, Radio Shkupi do të fillonte të emetonte program në gjuhën shqipe. Rrëfimi për emancipimin e femrës shqiptare në Maqedoni është një histori e veçantë, fare pak e njohur për publikun. Në një shoqëri që për pjesën më të madhe ishte analfabete, episode të veçanta të femrave shqiptare me integritet sikur e bëjnë të pabesueshëm qenien e tyre.

Sot kur kaleidoskopi socio-kulturor shqiptar në Maqedoni veçorizohet prej kontrasteve të mëdha, rrëfimi për këto femra merr një kuptim të veçantë. Më parë, portali Konica.al kishte sjell një kronikë për mësueset e guximshme nga Shqipëria që në ndërmjetësen kohore të Luftës së Dytë Botërore shërbyen si vullnetare në viset shqiptare në Maqedoni që ishin nën juridiksionin e Tiranës. Pas vitit 1948, Radio Shkupi do të fillonte të emetonte program në gjuhën shqipe. Në redaksinë e gjuhës shqipe ishin të përfshira dy femra, shqiptarja ortodokse Parashqevi Maleska dhe Nermine Keti. Në vitet 60’, programi i Radio Shkupit do të begatohej në përmbajtje. Nga valët e kësaj radioje do të shpërhapej zëri i mrekullueshëm i këngëtares shqiptare, Gonxhe Manaku (Manakovska).

Të dhënat për të janë fare të pakta, madje thuajse mungojnë fare. Nga informacionet e siguruara me njerëz që kujtojnë vitet e ‘arta’ të Radio Shkupit, portali Konica.al mëson se Gonxhe Manaku ishte shqiptare ortodokse nga qyteti i Manastirit. Timbri i zërit të Gonxhes i jep një ndjesi të gjallë këngëve lirike nga bota shqiptare. Një zë i veçantë i këngëve shqipe ishte edhe Evdokija Serafimova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat