Kadare për "Die Welt" flet rreth Erdoganit dhe arsyes se pse zgjodhi për azil Francën

Speciale

Kadare për "Die Welt" flet rreth Erdoganit dhe arsyes se pse zgjodhi për azil Francën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 korrik 2017 Në ora: 14:00
Ismail Kadare

Ismail Kadare e ka vendosur Shqipërinë në hartën e literaturës botërore. Ai ka kryer një intervistë për gazetën konservatore gjermane “Die Welt” mbi besnikërinë ndaj atdheut dhe lirinë e literaturës në kohë tiranike.

“Asnjë shkrimtar nuk shkruan veprat për vetveten dhe aq më pak literatura krijohet nga një komb për një komb specifik. Edhe sikur Anglia të kërkonte që Shakespeare të ishte i gjithë i saj - nuk është në duart e anglezëve për të vendosur. Literatura u takon të gjithëve. Ajo është universale,” thotë Kadare, librat e të cilit janë përkthyer në 40 gjuhë të botës.

Në lidhje se pse në 1990 kërkoi azil në Francë, Ismail Kadare do shprehet: “Franca për Shqipërinë dhe për shumë popuj tjerë të Ballkanit ishte një burim inspirimi për çlirimin historik nga Perandoria Osmane. Kronikat e vjetra tregojnë që në Shqipëri bile „Marseillaise“ këndohej si këngë patriotike. Unë kërkova azil pasi nuk kisha më shpresë te presidenti i atëhershëm Ramiz Alia. Ishte një kohë kur shumë shqiptarë mendonin se Ramiz Aliu do bëhej një Gorbaçov shqiptar.”

Shqipëria totalitare nuk e deshti për dy arsye Nënë Terezën

Gjatë vitit të kaluar u shpall e shenjtë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila në gjithë botën njihet si Nënë Tereza. Në lidhje me këtë Kadare shprehet: “Në kohën kur Nënë Tereza vlerësohet në gjithë botën, në Shqipëri ajo kalon në heshtje dhe së fundi demaskohet. Shqipëria komuniste nuk e deshte Nënë Terezën për dy arsye. E para sepse ajo ishte besimtare, e dyta sepse ajo paraqitej si pjesë e botës perëndimore. Presioni ishte shumë i madh, që ajo kurrë të mos vizitonte të afërmit në Shqipëri. Bile as të vendoste lule në varrin e anëtarëve të familjes së saj.”

Die Welt: Ju jetoni në Francë. Ju keni gjithashtu një lidhje me Gjermaninë?

Kadare: Dy, tre udhëtimet që i kam kryer para përfundimit të komunizmit, nuk e kam vizituar Gjermaninë Lindore, por Gjermaninë “kapitaliste”. Shqipëria historikisht ka pasur ndjenja pozitive ndaj gjermanëve dhe Gjermanisë. Unë besoj se këtu ka shumë Falenderim. Aq intensivisht që janë marrë shkencëtarët gjermane me gjuhën shqipe; nuk jemi marrë as ne vetë shqiptarët. Pas dekretit të Perandorisë Osmane për ndalimin e gjuhës shqipe, ajo mori simbolin e dëshmorit për ne shqiptarët.

Apropos: Përpara tre vitesh presidenti turk Erdogan e paraqiti Kosovën si “Turqi”!?

Kjo shprehje për mua është e njohur. Për këtë vetëm mund të them, që nuk ju besoja syve kur lexova rreth saj,” e përmbyll intervistën Ismail Kadare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat