Largimi në ’90-n nga Shqipëria, fotot e rralla të fëmijëve në ambasadë

Speciale

Largimi në ’90-n nga Shqipëria, fotot e rralla të fëmijëve në ambasadë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:36
Ilustrim

Ju sjellim më posht disa foto të rralla të fëmijëve në ambasadë, të cilat janë publikuar para një viti nga Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi në kujtim të 2 korrikut të vitit 1990, kur me hapjen e ambasadave shumë shqiptarë lanë masivisht vendin.

“Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave. Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur, munda t’i ruaj”, ka shkruar Dervishi.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat