Të dhënat tronditëse, sa njerëz do të vdisnin në rast të një Lufte Bërthamore?

Speciale

Të dhënat tronditëse, sa njerëz do të vdisnin në rast të një Lufte Bërthamore?

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 22:40
Ilustrim

Specialisti i të dhënave vizuale Neil Halloran ka publikuar një video, në të cilën janë llogaritur numri i viktimave të mundshme në rast të një lufte bërthamore. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një grafik që paraqet ndryshimin vjetor në popullsinë botërore.

Video gjithashtu tregon numrin total të vdekjeve çdo vit në shekullin e 20, duke përfshirë edhe ato gjatë dy luftërave botërore. Autori thuhet se ka paraqitur edhe numrin e viktimave të bombave atomike e lëshuar në Hiroshimë dhe Nagasaki, si dhe numrin dhe kapacitetin e mbushjeve bërthamore që mund të godasin objektiva në SHBA, Evropë, Rusi dhe vende të tjera, në rast të një lufte të tretë botërore. Dhe siç thuhet më tej, Halloran ka përllogaritur se në tri javët e para pas sulmeve bërthamore do të vriteshin hiq më pak se rreth 500 milionë njerëz.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat